Serbia islamizoi dhe osmanizoi Luginën e Preshevës edhe gjatë kohës së pushtimit Osman!

Opinione

Serbia islamizoi dhe osmanizoi Luginën e Preshevës edhe gjatë kohës së pushtimit Osman!

Nga: Skender Jashari Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:21
Skender Jashari

Lugina e Preshevës, përjetoi  atin e zi, në shumë ngjarje historike, sidomos për faktin e pozitës së saj gjeostrategjike! Ndodhja e saj në pjesën kyçe të Luginës-koridorit që  lidh Moravën  me Vardarin, rrugë kjo e njohur që në antikitet, bëri që të ketë fatin të shohë dhe vuaj shumë ekspedita, pushtime të mbretërive e perandorive të ndryshme.

Kalvari i tmerrshëm i Kombit Shqipëtar, të Luginës së Preshevës, gjegjësisht  të  komunës së Preshevës dhe komunës së Bujanovcit, në ndeshje me Perandorinë Osmane,  daton që  në  fillet e pushtimit të saj! Sepse këtë koridor kjo perandori tentoi që në fillim ta islamizonte, turqizonte e pastaj edhe osmanizonte apo së paku ta siguronte  ushtarakisht( kjo duke bë që terrori dhe gjenocidi të jenë evident që në fillim të pushtimit)! 

Me rastin e rëniies së Konstantinopojës, maj 1453 dhe vendosjes së patriarkëve pro-osman, në  Patrikanën e Stambollit, gjenocidi kundër Kombit Shqipëtar vazhdoi nga dy  segmente: nga Perandoria  Osmane  e cila   ndihmohej edhe  nga  Patrikana e Stambollit( pra  osmanët dhe  ortodoksët  sllav dhe grek bashkëvepronin, kundër Shqipëtarëve)! Shqipëtarët shikoheshin si elementi i vetëm i rrezikshëmi, ndaj Perandorisë Osmane dhe ndaj Partikanës së Stambollit( pra ortodoksizmit sllavo-grek njëkohësisht)!

Karadaku i Preshevës,  emërtim ky i ardhur nga pushtuesit osman, është treguesi më i mirë i rëndësisë që kishin këto male për Shqipëtarët e kësaj ane! Perandoria osmane pushtoi  rrafshinën e  Luginës së Preshevës, por kurrë nuk arriti t’i pushtoj  Malet  e Zeza( Karadakun). Falë këtyre  Maleve, Shqipëtarët  e kësaj ane arritën  t’i  shmangeshin çdo pushtuesi, njejtë edhe atij  Osman. Perandoria Osmane  filloi islamizimin  e Luginës së Preshevës,  fillimisht përmes ofiqeve, ofertave, benefiteve, sa që fshati Rahovicë, si pika  më gjeostrategjike e komunës së Preshevës, më së shumti pati 6 familje  islame( që nuk ishin Shqipëtare)! Mirëpo shkaku i dështimit të 1689-ës,  me rastin e  Kryengritjes  Ballkanike kundër Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga  Imzot Pjetër Bogdani, e të ndihmuar edhe  nga Perandoria  Austriake,   filloi  islamizimi i dhunshëm i Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës! Por në  fund, dhuna për islamizim është shtuar edhe  më shumë  nga viti 1836, e veçmas pas  1895 deri 1912, e pastaj  do vazhdoj edhe  nën pushtimin e Mbretërisë Serbe. Rrjedhimisht as kjo dhunë e Perandorisë Osmane nuk arriti  ta tjetërsoj  përbërjen  fetare të Shqipëtarëve  të kësaj ane, sepse  Malësia mbeti  e pandryshuar, kurse  rrafshi pësoi ndryshimin! Madje  edhe  gojdhanat e  përcjellura brez pas brezi, tregojnë  që  Malësia  e Luginës  së Preshevës, ishte   shumica jomuslimane, kurse  një pjesë ishte kriptokatolik, kurse për fat të keq, pas vitit 1912 nën pushtimin e Mbretërisë Serbe  do  kryhet  islamizimi  më i madh( kryesisht i katolikëve)!

Perandoria osmane gjatë periudhës pas viteve  1850,  e veçmas gjatë  viteve  1877-1912, maksimalisht është  ndihmuar në osmanizimin e Shqipëtarëve, e fillimisht në islamizimin e  tyre,  nga  popët  serbë, hoxhallarët  serbë dhe  rus( që flisnin  gjuhën  shqipe, turke), si dhe  nga hoxhallarët shqipëtar! Derisa të kujtojmë elaboratet shoveniste  antishqipëtare, që  i filloi zyrtari rus, që i’u dhuruan dhe i  instruktuan sllavët  e ballkanit dhe i  evoluan edhe më tej edhe  serbët dhe grekët, si Naçertaninë dhe Megali Idenë!  Serbia dhe Greqia ndihmuan madje dhe kryen islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve në rajonet që synonin t’i gllabëronin. Kështu ngjau edhe me Luginën  e Preshevës, në të cilën Serbia edhe gjatë pushtimit Osman,  ndikoi dhe ndihmoi Perandorinë  Osmane, që t’i islamizonte  Shqipëtarët, si fazë e  parë drejt  shkombëtarizimit, e  pasuar pastaj me ndërrim të identitetit kombëtar, pra në osman, turq, boshnjak, musliman serb  etj!

Edhe në  vitet  1850 e më pas,  Serbia  dërgoi njerëz të saj,  që të agjitonin, propagandonin, diversiononin, spiunonin, organizonin  grupe  kriminale dhe  luftarake në Trojet Shqipëtare. Kujto ardhjen e gjoja etnologeve, gjeografëve, linguistëve serb, pastaj  popëve serbë,  hoxhallarëve të Serbisë dhe Rusisë etj. Veprimet  e tilla Serbia i kryente  në sy të Perandorisë Osmane, e rrallë veprime të caktuara kryesisht armatosjen e serbëve të pakët lokal  edhe  fshehurazi!

Etnologët, gjeografët, linguistët etj,  krijuan gjoja punime shkencore, hulumtime  arkeologjike, mbledhje  gojdhanash, topografike etj,  mbi bazën e  të  cilave  falsifikuan   të vërtetën, për të kriju opinion dhe bindje kolektive për të drejtën gjoja legjitime të tyre, për ta “çliru” siç e quanin “Serbinë e  Vjetër” nga pushtimi osman! Këtë  ekspeditë  e  kryen tejet dendur edhe në pjesën e Luginës së Preshevës, me pëlqimin edhe të Perandorisë  Osmane( të cilës i ndihmonin në islamizimin dhe osmanizimin  e Shqipëtarëve, por edhe në shtypjen  e kryengritjeve  të shumëta Shqipëtare në vitet  nga 1689 e këndej, e sidomos në mënyrë më të organizuar e  bënin  pas vitit 1845)!

Popët serbë, u vendosën   në   Kishat  Katolike  Shqipëtare( derisa asnjë banorë i etnisë  serbe nuk kishte në  komunë të Preshevës, ata do vendosen si kolonizatorë pas vitit 1912), p.sh: në  Kishën e Artilevicës dhe në Manastirin e saj në fshatin Rahovicë( Manastiri do rrafshohet më vonë, kurse Kisha Katolike do shndërrohet në kishë ortodokse serbe më 1991/1992) dhe në  shumicën e  Kishave  Katolike në shumicën  e fshatrave të Malësisë së Karadakut janë  shkatërruar( sot ekzistojnë themelet, toponimet etj)! Shqipëtarët e kësaj ane, lanë  Kishat  Katolike në mëshirë të askujt( kleri katolik nuk ekzistonte madje që nga 1689-afërsisht) shkaku i frikës nga Perandoria  Osmane, e  cila pas vitit 1836, filloi krijimin e  kombit osman, ku përfshihej  edhe  osmanizimi i Shqipëtarëve! Ndërsa marrja e  Kishave të tilla nga  popët  serb, ishte  në interes të Perandorisë osmane  në osmanizimin dhe  islamizimin e Shqipëtarëve të kësaj  treve! Popët serb i’u ofruan Nacionalistëve Shqipëtar të kësaj ane  si aleat( në luftë  kundër P. Osmane), ndihmë materiale dhe  me  armë në  Luftën  për Liri kundër Perandorisë Osmane! Popët serbë, edhe  varrezat  katolike Shqipëtare i  kthenin në varreza  ortodokse serbe ( me pëlqim edhe të Perandorisë Osmane!) apo së paku ato varreza i  zhduknin, njejtë edhe Kishat  Katolike dhe Manastiret  që nuk arrinin t’i kthenin në ortodokse apo kishin kosto të lartë  konvertimi, ose ishin në  malësi ato i shkatërronin! Derisa Nacionalistët Shqipëtar të kësaj treve, ishin tërësisht anti-islamik, madje një pjesë  e madhe e  tyre  ishin  kriptokatolik! Popët  serbë dhe lidhja e tyre me çetnikët  serb, që i ofroheshin  nacionalistëve  Shqipëtar, si aleat, ata realisht merrnin  informatat e besueshme në lidhje  me Luftën dhe Kryengritjet Çlirimtare Shqipëtare kundër Perandorisë Osmane, i tradhëtonin tek Perandoria Osmane( sidomos  në Betejat e Kryengritjeve të Lavdishme Shqipëtare), e disa  edhe i vrisnin në tradhëti apo i burgosnin  në Serbi! Perandoria Osmane në këtë periudhë kohore( por edhe prej 1689), kishte  interes  islamizimin dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, sidomos të pjesëve  strategjike, për të patur forca ushtarake vendore që do mbronin sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Grupet kriminale dhe terroriste të çetnikëve serb (që vepronin si organizime  kulturore, fetare dhe sportive me leje  të Perandorisë Osmane), bredhnin lirshëm  edhe nëpër Luginë të Preshevës, në drejtim të Shkupit, duke organizu celula terroriste  serbe, duke  bë propagandë  për vëllazërimin  Shqipëtaro-serb, propagandë që Serbia do i ndihmoj  Shqipëtarët  të çlirohen nga Perandoria Osmane, madje edhe duke iu  shitur apo pak sish duke i dhuruar armë etj! Po ashtu  serbët e tillë dhe popët  serbë, ishin në interes edhe të Perandorisë Osmane, të cilët i ndihmonin  ushtrisë  osmane në mposhtjen e Kryengritjeve dhe thyerjen e  Betejave Emblematike Shqipëtare( si p.sh: disa kryengritje në mes  viteve  1800-1880,  Betejën e Grykës së Kaçanikut, Betejën e Caralevës, Betejën e  Slivovës) etj.

Ndërsa hoxhallarë të Serbisë dhe Rusisë, vepronin  edhe  në korridorin që lidh Moravën me Vardarin (pra edhe në Luginë të Preshevës), edhe pse tashmë  Perandoria Osmane kishte krijuardisa familje lojale  ndaj saj, prej nga prodhonte  hoxhallarë, që i shërbenin interesave të kësaj  perandorie! Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, familjet  e hoxhallarëve të kësaj ane,  deri në vitin 1912, i njihnin  si familje bashkëpuntorësh të Perandorisë Osmane, kurse  po këto familje, e  po këta  hoxhallarë,  pas  pushtimit nga Mbretëria Serbe, u  njohën si  bashkëpunëtore të  pushtuesit serb, e që  kryenin rrol të njejtë në shkombëtarizimin e Shqipëtarëve dhe në islamizimin dhe osmanizimin-turqizimin e tyre. Kurse hoxhallarë serbë dhe rus( agjent të  shërbimeve të tyre), në Luginë të Preshevës, erdhën më në numër( kryesisht ishin  në lëvizje),  me  ardhjen e Mbretërisë Serbe( edhe pse  kohëve të fundit, shihen  tendenca  të  fshehjes së tyre)!

Mos të harrohet, që të gjithë  hoxhallarët  në kohën e  pushtimit të Perandorisë Osmane, në Luginë të Preshevës( që ishin disa  të tillë dhe që Shqipëtarët  nuk pranonin të bëheshin hoxhallarë, sepse identifikoheshin si spiun, bashkëpunëtorë  të Perandorisë Osmane pra si tradhtar të Kombit tonë), ishin njerëz që  i shërbenin kësaj perandorie! Madje rrol kryesor në  shkombëtarizimin e  Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës,  kanë  patur  hoxhallarët e tillë, i islamizuan i osmanizuan, por edhe  i  afruan  me “kryqin e shkive duke i largu nga Kryqi Katolik (ende dëgjon  Shqipëtar  në Luginë të Preshevës, që tregojnë që janë më të  afërt me Serbët, sesa me ne Shqipëtarët katolik)! Madje   këta  luajtën rrolin e penguesit  kryesorë në Luftën për Liri të Shqiptarëve nga Perandoria Osmane,  po ashtu  ishin mbështetësit  kryesor  të Perandorisë Osmane  në  mallkimin  dhe ndalimin e Gjuhës Shqipe dhe Shkollave Shqipe!

Kombin Shqipëtar në Luginë të Preshevës e mbronin vetëm Nacionalistët  Shqipëtar, madje  shumica absolute  e tyre ishin të pashkolluar, kjo bëri që edhe lajthimet, miopia, gabime nga padijenia të jenë evidente! Nacionalistët  e tillë duke qenë në luftë me Perandorinë Osmane, kryesisht armatoseshin duke blerë armë nga Serbia( sepse realisht nuk kishte mundësi alternative të armatosjes), kjo bëri që disa nga nacionalistët e tillë, të krijonin besim  në serbët! Por që për fat të keq, shumica e këtyre pak nacionalistëve  që i besuan  serbëve, ose u tradhëtuan, ose u vranë, ose burgosën nga Serbia, para fillimit të pushtimit serb të kësaj treve!

Andaj  Pushtimin Osman më saktë bashkësundimi Osmano-Ortodoks (sllavo-grek) për më shumë se 5 shekuj, realisht për Shqipëtarët  ishte një pushtim dhe gjenocid që e kryenin Osmanët  së bashku me Patrikanën e Stambollit( pra me ortodoksët sllavo-grek). Kurse me rastin e  forcimit të Rusisë, pas 1715 e më pas, i mundësoi që ortodoksët sllavo-grek  të kalonin nën tutelën e Carizmit Rus njëkohësisht edhe nën tutelën e Perandorisë Osmane( kujtojmë rastet e ndryshme, kur Serbia, Bullgaria etj kalonin herë në  krah të Rusisë e herë në krah të Perandorisë Osmane)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat