Korrat dhe morrat

Opinione

Korrat dhe morrat

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:27
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Për shumë kohë me decenie i patëm mbi qafë horrat te cilët nuk na lanë me e pa dritën me sy, na maltretuan, na rrahën bile edhe na vranë sa herë kanë deshtë. Ata edhe na ndanë copa, copa nëpër shumë shtete, na i morën edhe trojet tona etnike që sot e kësaj dite po i mbajnë. Kështu veprojnë horrat kur ta nxanë, kur të hypin mbi qafë, nuk ke se çka banë. Por bani vaki... ndodhi... e bamë luftën.

Erdhi Lufta. Populli u qua në këmbë në luftë kundër horrave.

Djemtë dhe vajzat, burra e gra u hodhën në luftë si luaj për t'i hekë horrat nga koka e jonë, u derdhë gjaku rrke, u banë masakra të mëdha por edhe me ndihmën e NATO-s u fitua liria, sepse e lamë më gjak. Erdhi liria si rrezet e para te pranverës. U gëzuam i madh e i vogël. Në mënyrë mitike u kthyen në shtëpitë tona, tani të djegura të bame shkrum, por gëzimi ishte i madh, shumë i madh që më në fund i hoqëm horrat.

Por nuk vonojë shumë nëpër Kosovën e liruar, nëpër rrugët e saj dolën morrat ne vend horrave. Ishin me te tmerrshëm se sa horrat, më maska dhe me mjekra të gjata. Ta fusnin tutën frikën. Njerëzit herët në mbrëmje mbylleshin nëpër shtetia si ne kohë policore, sepse tashti morrat ta fusnin frikën deri në palcë. Atyre ditëve u zhdukën shumë njerëz, shumë bile për te mos u kthye sot e kësaj dite në shtëpitë e tyre. I kishin rrëmbye morrat me maska.

Por edhe morrat te cilët dolën nga lufta nuk na dolën më të mirë se horrat. Morrat na u ngjitën nëpër trup, e vërshuan tanë Kosovën kapen e zaptuan krejt shtetin, të gjitha institucionet plaçkiten çdo gjë që u erdhë përdore, vodhën dhe hala po vjedhin sa po mundën, u pasuruan morrat te cilëve dikur morrat nuk u hiqeshin nga trupi, e shitën falas krejt pasurin e Kosovës duke e futur nëpër xhepat e tyre. U banë basha dhe bylykbasha duke e vjedhë popullin dhe duke e lënë atë në skamje dhe mjerim, duke e detyruar që të ikë nga vendi, për një kore bukë, kurse morrat milionerë e bëjnë kokrrën e sefasë.

Dhe siç po shihet nuk ka ndonjë dallim të madh mis horrave dhe morrave,qe te dytë janë njësoj, ata ta pinë gjakun si ushujza s'të lënë të jetojnë si njeri.

Horrat i hoqëm, por morrat nuk po muj i hekin, ata janë ngjitë fortë ne trupin tonë, po trashën për çdo ditë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat