Serbia edhe në ndeshje sporti shpreh urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve

Opinione

Serbia edhe në ndeshje sporti shpreh urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve

Nga: Arif Ejupi Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:47
Festimi i golit nga lojtarët e Zvicrës në ndeshjen kundër Serbisë

Ndeshja Serbi – Zvicër 1 me 2 e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018“ nxorri në sheh urrejtjen dhe racizmin e pashëruar të serbëve ndaj shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i verifikuar si krah i djathtë i kriminelit Vojsllav Sheshel  me javë të tëra në Mediet serbe këtë urrejtje të tij të sëmurë ndaj shqiptarëve e përhapi  edhe tek serbi i vetëm i ngulitur diku në skaj të rruzullit tokësor.

Andaj me sojin e Vuçiqit, Daçiqit, dhe çetnikut provokator e të etur për,gjak shqiptari, kroati e slloveni, Vojsllav Sheshel ,paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë të paarritshme.

Urrejtja e papërmbajtur e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, ndaj shqiptarëve s’habit askënd sepse botërisht dihet se ai ishte pjesë e Kabinetit të kriminelit me fund tragjik Slobodan Milosheviq. 

Kyfarë ministri torollak del edhe qesharak kur pyet:   A do të luajmë me Zvicrën, Shqipërinë apo  Prishtinën ?!

Shpirtin e tij  prej çetniku e tundon arritja dhe integrimi i shkëlqyeshëm  i shqiptarëve në të gjitha vendet e botës.

Daçiq e di fare mirë që kombëtarja e Francës gati e tëra përbëhet nga futbollistë me ngjyrë.     

Francezët e civilizuar këtë fakt e marrinë si  krenari,me përjashtim të ndonjë individi me diagnozë të ngjashme me Daçiq.  

Kombëtarja e Gjermanisë, Australisë, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Portugalisë, Italisë, madje edhe ajo e Rusisë, kanë në radhët e veta të paktën një futbollist të huaj, por duke dalluar nga qeniet e tjera të qenurit e tyre njerëz e arsyetojnë me dashuri e respekt të barabartë ndaj secilit, e mos të flasim për zviceranët që japin shembull civilizimi dhe kulture gjithandej botës.

Fitores së kombëtares së tyre ndaj  Serbisë, ata  i janë gëzuar në mos më shumë se sa vetë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon  Behrami  dhe Blerim Xhemaili.

Serbia debaklin e saj ndaj Zvicrës po mundohet ta arsyetojë me atë se kinse ka qenë e provokuar kur Xhaka e Shaqiri, shënimin e golave të tyre e festuan me bërje të shqiponjës.

Çmenduria serbe s’do koment. Çfarë mund të thuan serbët kur brazilianët pas çdo shënimi shprehin gëzimin e tyre duke kërcyer sambo ? Me kërcimin e tyre tradicional dhe mjaft tërheqës  festojnë edhe futbollistët e kombëtares së Senegalit dhe ata të Bregut të Fildishtë.

Kjo temë nuk ka nevojë për ndonjë analizë, sepse gjithçka është e kjartë.

Serbisë çdoherë i kanë penguar simbolet tona. Ajo është munduar t’i shuajë ato me vrasje dhe arrestime.

Jemi dëshmitar të një rasti që për botën e qytetëruar është i pabesueshëm.

Në vitet e 90- ta një i ri llapjan derisa po kthehej nga Zagrebi i Kroacisë, ndalohet në Kralevë  të Serbisë dhe vetëm pse iu gjet shalli kuq e zi u mbajt në burg tre muaj.

Udhëheqësit e Serbisë, mbetje të atij regjimi gjakatar po vazhdojnë me të njëjtin avaz pa arritur të kuptojnë që shqiptarët e Kosovës, janë në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.

Ndërkaq FIFA si organi më i lartë ekzekutiv i Futbollit Botëror duhet të tregohet e kujdesshme, dhe të mos bije në grackën e lojërave të pista të Serbisë,sepse nga një organizatë kredibël  me vendime të pamatura mund të shndërrohet në një institucion cirku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat