Hashim Thaçi të ndalet - po e rrezikon vendin

Opinione

Hashim Thaçi të ndalet - po e rrezikon vendin

Nga: Prof.Dr Binak Maxharraj Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:25
Prof.Dr Binak Maxharraj

Hashim Thaçi i cili këto ditë shkoj te bisedoi me kriminelin serb Vuçiç pa kurrfarë autorizimi,pa kurrfarë te drejte as morale e as Kushtetuese,pa ndonjë konsnsesus te Partive Politike dhe Parlamentar,krejtë ne menyrë private e uzurpoi dialogun dhe u nis te takohet atje me kriminelin A.Vuçiq.
Shkoj atje si harambash,me duar ne xhepa,dhe më kokë te shprazët pa ia ba me dije Serbisë për gjenocidin qe e ka bere ne Kosovë,për viktimat,për te pagjeturit,për te dhunuarat nena e motra tona,për kalljën e Kosovës e te bame krejte tokë e djegur,pa kurrfarë kërkim falje, thue se për Hashim Thaçin gjatë luftës Serbia nuk na ka vra,por veq na ka”lemuar”.Shkoj atje te diagoloj me palën Serbe më kriminelin Vuçiq e cila ishte armatos me “argumete”plane e skica ne luftën e pakompromisë për ta marrë Veriun e Kosovës,e ky si qyqan rrinte krejtë i hutuar ne ate tavolinë pa asnje leter,skic,plateformë përpara tij.U qudite krejtë bota.

Më te këthye krejtë si një njeri i hutuar që ishte tha se biseduam për çeshtje te mëdha,te vështira me Serbinë, Tha së edhe Asiciacioni veq është pune e kryer,ndoshta ashtu siç janë marr vesh në errësir me palen serbe qe ne vitin 2015 dhe se për këtë kerkohet te bahet konsesione te dhimbshme ku duhet te bahën edhe ndryshime Kushtetuese për ti thanë Asociacionit kompetenca ekzekutive e qe është edhe kërkesa kryesore e Serbisë.

Në këtë tokë te Kosovës askush nuk nuk ka te drejtë te bajë ndryshime Kushtetuese për interesa te shtetit tjetër,sepse me këtë,ne vend se te ruhet sovraniteti,atehere me këto ndryshime edhe zyrtarishte Kosova e ka humbur sovranitetin ne ate pjesë te sajë dhe kështu rrezikohet qe ngadal Veriu të rreshtet kah Serbia,sepse përmes Asociacionit ajo e kontrollon ate pjesë pa e pytur fare Kosovën. Ky do te ishte edhe fundi i sovranitetit dhe shteti te Kosovës,sepse një shtet i cili nuk e kontrollon teritorin e vetë nuk është shtet. Sido te jete edhe fundi politik i Hashim Thaçit.

Mu për këtë arësye sa hala nuk është vone,opozita dhe nje pjesë e pozitës,duhet të bajnë çmos qe kjo të mos ndodhë dhe Thaqi domosdo duhet te ndalet,dhe te ia baje me dije me fjalë e me shkrim Bashkësisi Evropiane se Hashim Thaçi nuk e ka atutoizimin te bisedojë me Serbin,sepse gjatë gjithë këtyre shtatë vjeteve te dialogolizimit ishte një lojtar i keq i cili me shumë i bane dame Kosovës duke i dhanë favare Serbisë.Pra,Thaqi duhet me çdo kushtë te ndalohet qoftë edhe me protesta te fuqishme popullore,dhe për te ia ba me dije se askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e sajë për disa interesa ndoshta krejtësisht përsonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat