Shqiponja që tmerron fqinjët tanë

Opinione

Shqiponja që tmerron fqinjët tanë

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 26 qershor 2018 Në ora: 17:10
Sherif Ramabaja

Këto ditë Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me komunikatë se në sfondin e saj kanë definuar një sëmundje të re, varshmëria nga lojrat digjitale.  Për një sëmundje të tillë planifikohet edhe terapia adekuate për t`u shëruar.

 Unë kam një lutje per  Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të filloi me hulumtimin ndaj fqiut tonë verior, Serbisë, se mos vuajnë edhe ata nga një sëmundje jodigjitale, e quajtur “Shqiponjë”.

 Ne shqiptarët e dijmë se ata vuajnë nga një sëmundje e tillë, po tash së fundi, në Kampionatin Botërorë të Futbollit në Rusi, e tërë bota mori vesh se kemi të drejtë. Është mirë që u diagnostifikuan vetë, sepse mund të merren masa preventive. Jam i mendimit që kjo lloj sëmundje të hyjë në sfondin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mënyrë që të merren masa për luftimin e saj. Përndryshe pasojat mund të jenë të mëdha. Shqiptarët e dinin me shekuj se fqinjët tanë lëngojnë nga kjo sëmundje, po nuk u besonte kush. Tash meqë  dual sheshit, e tërë bota po merret me këtë fenomen.

 Për t`i qetësuar fqinjët tanë, u morën edhe masat preventive. Ndaj shkaktarëve të shfaqjes së simptomeve të sëmundjes, katër shqiptarëve, në kampionatin Botërorë të Futbollit u morën edhe masat disiplinore. Këto masa e prekën edhe një shtetas zviceran që veproi po si ata. Edhe ai arriti që me duar ta simbolizoi shqiponjën dykrenare, pa ditur se fqinjët tanë kanë një alergji ndaj saj,  mund të sëmuren dhe pasojat mund të jenë të pashëruara. Prandaj shqiptarët duhet të kenë kujdes dhe mos t`i trazojnë fqinjët e tyre. Ata ishin të vetmit që dinin për  sëmundjen e tyre, andaj si fqinjë duhet t`i kursejnë nga pasojat. Tash fqinjët tanë duhet t`i falenderojnë shqiptarët sepse përmes tyre, kjo sëmundje u bë e njohur në tërë botën.

Fatkeqësisht, ata në vend që të na jenë mirënjohës për diagnozën e zbuluar, u tërbuan krejtësisht . Referin gjerman i cili referoi ndeshjen, kërkuan që ta dërgojnë në Hagë, që të denohet për “Krime ndaj njerëzimit”, sepse nuk kishte referuar sipas valles së tyre. I kishte “Shpërblyer” sipas meritës me kartona të verdhë dhe nuk kishte referuar penallti në favor të tyre.

 Çka është më e keqja, katër shqiptarët me lojën e tyre briliante po e kthejnë ekipin e Serbise  në shtëpi,  para kohe dhe me një sëmundje kolektive te quajtur “Shqiponja”. Shqiptarët gjithmonë janë munduar t`i ndihmojnë dhe t`i orientojnë në rrugën e drejtë, po ata nuk u binden.Ata mendojnë se janë popull i zgjedhur nga zoti dhe  janë, zotë të Ballkanit. Si fqinjë u vinte keq shqiptarëv per ta dhe që te mos bëheshin gazi i botes  mundoheshin  t`u dilnin në ndihmë, por kot. Nuk u përmbajtën dhe tash e tëra doli sheshit. E tërë bota ishte aty dhe ata e treguan haptas, pa u përmbajtur, diagnozën kolektive si popull. 

Në fillim duhet ta heqin frikën nga shpezët, konkretisht nga shqiponja. Ajo s është e rrezikshme. S`kanë nevojë të kenë frikë nga një zog. Ajo fluturon shumë lartë dhe nuk i sulmon njerëzit, është paqësore. Të parët tanë e kan marrë si simbol meqë ngjitet lartë, i hap krahët dhe vrojton tërë territorin. Vetëm kur ndodhet në rrezik armikun sa mbyll dhe hapë sytë e shkyen. Dëshira e juaj është që ne të heqim dorë nga ky simbol.

 Ne kemi bërë shumë për ju. Veten e kemi dëmtuar dhe të parët tanë ju kanë pranuar si fqinjë edhe pse na keni grabitur territore. Na vjen keq, po shqiponja është e shenjtë për ne. Për hatër të askujt nuk mund të heqim dorë nga ajo.

Ju duhet të bëni vetëm një terapi si kolektivitet në mënyrë që ta largoni frikën nga shqiponja. Besoj se nuk është vështirë. Zbritni së pari në tokë me mendjen e juaj dhe merrni vendim, të mos i urreni të tjerët. Largojeni racizmin nga mendja e juaj dhe shërimi do të ju vij më shpejt se që e mendoni. Sa më herët që i merrni këto vendime aq më mirë për ju. Po s`morët vendime të tilla ndodheni në rrezik, sepse sëmundja ngul rrënjë edhe më thellë në ju. Pasojat mund të jenë fatale.

 Ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë, fqinjë tanë të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat