Politika dhe politikëbërja në Kosovë, si pacienti në vdekje klinike

Opinione

Politika dhe politikëbërja në Kosovë, si pacienti në vdekje klinike

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 korrik 2018 Në ora: 12:47
Ragip Guraziu

Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës. Tekembramja, nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është, kur dihet se qeveritarët tanë duhet ta kuptojnë se kështu nuk shkohet më.

Konstatimi I auorit , sipas të cilit Kosova mund të rrezikohet seriozisht pikërisht nga mungesa e lidershipit me shpirt patriotik dhe që nuk janë të shantazhuar.”Kosova është si peshku pa ujë, ose politika dhe politikëbërja në Kosovë janë si pacienti në vdekje klinike dhe tani duhet ta kuptojmë se kështu nuk shkohet më. Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës. Tek e fundit, nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është, kur dihet se qeveritarët dhe kjo klasë politike për herën e tretë po rrezikojnë dhe po e ndajnë Kosovën dhe duhet të kuptojnë se kështu nuk durohet dhe shkohet më.

Pra, konsideroj se as për së afërmi nuk është e përgatitur Kosova për të mos lejuar ndarjen dhe as prekjen kufijve të Kosovës, sepse kjo po rrezikohet nga vetë pushtetarët e inkriminuar të Kosovës, të cilët për arsye personale po ia ofrojnë këtë mundësi Serbisë. Sikur që kemi dëgjuar dhe është raportuar, në mesin e shumë zërave që kanë folur për ndarjen e Kosovës është edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Villiam Montgomery, i cili në mesin e skenarëve e thekson atë që “kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shton se lidershipi serb dhe kosovar mund të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, në të cilën do të ketë elemente që komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pëlqente. Si një shembull i elementeve të tilla, Montgomery thotë se është një “formë” e ndarjes së Kosovës dhe përfshirja e një pjese të vogël të territorit të Serbisë, e cila është e populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, që le të kuptojë se diç po zihet në Kosovë nga një ndarje e pandalshme.

Ndërkombëtarët kur kanë menduar për Gjykatën Speciale në Kosovë nuk kanë menduar se kujt po ia këndja Gjykata Speciale në Kosovë e kujt jo?! Kjo është arsyeja se faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë ndryshime në projektligjin për Gjykatën Speciale, siç po mendohet tani nga dikush se kjo Gjykatë Speciale do ta hajë ''foren'' për ndryshime të një projektligjit që kjo Gjykatë Speciale për Kosovën e kishte përpiluar vetë.

Ndryshimet në projektligjin e Gjykatës

Qeveria e Kosovës thuhet se kishte këmbëngulur që të ndryshohen deri në momentet e fundit, që të ketë ndryshime në projektligjin për Gjykatën Speciale në Kosovë, siç po duket BE-ja nuk do t'i marrë parasysh. Burime të afërta me procesin thonë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në atë kohë,por edhe sot akoma këmbëngulin që në proceset gjyqësore të vlejnë vetëm ligjet e Kosovës, të përcaktohet afati kohor për hapjen e arkivit dhe materialeve të tjera, ku hyn edhe çështja e dëshmitarëve, për të cilën BE-ja këmbëngulte që Kosova të mos mund të ketë qasje. Kjo nuk do koment se kemi dështuar në politikë dhe politikëbërje për Kosovën që kaherë tani vonë na ka dalë gjumi duke menduar se jo të gjithë do të hynë në këtë ''rentgen'' të kësaj Gjykate Speciale në Kosovë që nuk ka fuqi më kush ta ndalë, e aq më pak të dirigjojmë këtë Gjykatë Speciale të veprojë sipas tekeve tona...

Në të tria këto çështje projektligji për Gjykatën Speciale i propozuar nga Bashkimi Evropian e parasheh krejtësisht të kundërtën. Sa u përket ligjeve, sipas të cilave duhet të bëhet gjykimi, projektligji thotë se Dhomat e specializuara zbatojnë të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe Ligjin penal material të zbatueshëm në Kosovë, përderisa ai është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare që ka qenë i zbatueshëm në kohën që janë kryer krimet. Ndërsa në kapitullin për statusin, privilegjet dhe imunitetet e Dhomave të specializuara në Kosovë, thuhet qartë se "objektet prona, fonde, pasuria, arkivat dhe të dhënat e Dhomave të specializuara, zyrës së regjistrimit dhe Prokurorisë së specializuar, kudo që janë të vendosura dhe nga kushdo që mbahen, janë të paprekshme dhe ka imunitet nga bastisja, sekuestrimi, marrja, konfiskimi, shpronësimi, qasja publike ose nga çdo formë tjetër e ndërhyrjes, qoftë me veprim ekzekutiv, administrativ, gjyqësor apo legjislativ".

Sa më shumë krizë dhe telashe, aq më pak mend ka në një shoqëri

Të parën gjë që e bëjnë të uriturit, në një vend me krizë buke, është thyerja e furrave. Aty, natyrisht, nuk gjejnë as bukë, as miell dhe as furrxhinj. Prandaj, rëndom, ata ia vënë zjarrin furrave, në shenjë të një hakmarrjeje dhe të ushtrimit të drejtësisë së çoroditur Ky është njëri prej shembujve që përdoret shpesh në shpjegimin e dukurive politike në një vend, i cili kaplohet prej trazirave të mëdha sociale, të cilat janë në varëshmëri të drejtpërdrejta me mungesat e llojllojshme në një shoqëri, në një treg, në një ekonomi. Këto mungesa shfaqen edhe në trajtë të një deficiti të madh të logjikës dhe të arsyeshmërisë politike.

Sa më shumë krizë dhe telashe, aq më pak mend ka në një shoqëri. Kështu disi thjeshtësohet kjo punë në politikë, në teori së paku. Kjo Gjykate Speciale, politikën dhe politikëbërjen kosovare dhe institucionale, Qeveri, Presidencë, Kuvend etj., i ka qitur në ''nokdaun'', por nuk di a do të ngrihen më për vazhduar lojën aty ku mbeti?! Kthesat e tilla, prej një krahu në krahun tjetër politik, prej një qeverie dhe një koalicioni në qeverinë dhe koalicionin tjetër, ishte gjithsesi e mundur po të jetë e dëmshme. Por, ne jemi larg të qenit një demokraci e qëndrueshme. Jemi ende në kërkim e sipër, për shkaqe fare mirë të njohura, të stabilizimit të brendshëm politik që njeh integritetin e vendit si një arritje tashmë të siguruar. Jo fort të vëmendshëm të zhvillimeve politike në vend, ishte e qartë që politika kosovare po shkon rrëmbyeshëm kah goditja e murit me kokë. Politika e sotme kosovare nuk ka kaçik për të ndaluar Gjykatën Speciale, e më pak për të sugjeruar.... Siç e dimë të gjithë ne, do të jemi më të ndërlikuar se rëndom, në vijim me këtë Gjykatë Speciale, më se e rëndësishme jetike për shtetin e Kosovës, ku shumëç- ka do të matet pastaj me kandarin, duke përfshirë këtë edhe raportet reale politike në skenën e vendit, midis partive që grumbullojnë politikanët shqiptarë.

Kosova, si ''peshku pa ujë''

Koalicioni i madh nuk ka rrugëdalje, përveç shpërbërjes dhe dorëheqjes. Kjo Qeveri e paaftë dhe mashtruese do ta ketë jetën e shkurtër.

Me këtë soj të paudhë udhëheqësish, Republika do të zbehet, do të rrudhet dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohemi ta pranojmë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim, nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës

Mirëpo, ec e ndale flakën...

Pasi u fol e u përfol gjithçka rreth shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të cilën deklaratë është dashur ta lexojë kryeparlamentari i asaj kohe, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi në postin e kryeministrit të asaj kohe, bëri vetë çka deshi dhe la në hije Krasniqi dhe më vonë lë në hije edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të idealit në Luftën e UÇK-së, Fatmir Limajn, Bajram Rexhepin. Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn i dërgoi në opozitë dhe mirë ua bëri se mendonin se Thaçi është i përkryer dhe shumë e respektuan dhe tash si dhuratë morën të qenit në opozitë. Si dhuratë nga ana e Thaçit tani po u vjen atyre edhe Gjykata Speciale për Kosovën, e cila do të jetë ndryshe nga UNMIK-u dhe EULEX-i, porse duhet pajtuar për gjërat që vetë i kanë bërë në mënyrë që të zbardhet e vërteta njëherë e përgjithmonë. Personazhi tjetër ishte kryeparlamentari tani aktual, Kadri Veseli, ish-shefi i SHIK-ut, që e ndezi zjarrin.

Politikanët mafiozë e varrosën drejtësinë në Republikën e Kosovës...

Politika e mafiozëve që u krijua nga protagonistët e fenomeneve krimit të organizuar, korrupsionit, maliverzimeve e keqpërdorimeve e dështuan drejtësinë, privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, duke i hedhur kështu në rrugë mijëra e mijëra punonjës dhe duke e varrosur në këtë mënyrë edhe e ekonominë e brishtë të Kosovës. Në këtë rast edhe ndërkombëtarët iu bashkuan dështimit dhe siç thotë populli, me kë shoqërohesh -ashtu edhe bëhesh!'' Kosova ndodhet në udhëkryq?! Vëmendja ime në këtë rast po rikthehet edhe në dështimin e ndërkombëtarëve, si në rastin e UNMIK-ut, ashtu edhe të EULEX-it. Kosova ndodhet në udhëkryq për sa i përket luftimit të krimeve nga kjo kastë gjyqtarësh dhe prokurorësh vendorë, pa përjashtuar këtu edhe  EULEX-in. Privatizimi në Kosovë ka shkuar si mos më keq dhe për këtë arsyeje kemi përplot dështime dhe korruptime. P.sh. këtë e tregon fakti i IKG''Ballkanit'' të Therandës që shkoi aq lirë sa s'ta merr mendja dhe pronari tani turk, as për së afërmi nuk i ka plotësuar apo kryer obligimet e detyrat që i ishin garantuar Agjencisë së Privatizimit.

Një moment i ri politik

Bllokimi i Parlamentit dhe mobilizimi i qytetarëve kundër vendimeve të dëmshme për Republikën kanë krijuar një moment të ri politik, që lë të kuptojë se po ju dridhen karriget në Qeveri. Kjo Qeveri e paaftë dhe mashtruese do ta ketë jetën e shkurtër. Pushtetarëve dhe rrethit të tyre, që përfaqësojnë një pakicë pasanike të paligjshme, produkt i krimit të organizuar dhe korrupsionit, po u dridhen karriget. Bllokada parlamentare dhe mobilizimi i qytetarëve kundër vendimeve të dëmshme për Republikën po tregojnë se pushtetarët janë në panik. Liderët institucionalë, të cilët mbajnë përgjegjësi për degradimin e skajshëm të sferës publike dhe ngulfatjen e sektorit privat, do të binden se nuk do t’u shkojë larg ky abuzim i pashoq, që janë duke e bërë mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Tani është vonë për t’u justifikuar, për marrëveshjet e papërgjegjshme, për mungesën e transparencës, për injorimin e publikut dhe forcave opozitare, që përfaqësojnë shtresa të ndryshme votuesish. Koalicioni i madh nuk ka rrugëdalje, përveç shpërbërjes dhe dorëheqjes, pranimit të dështimit dhe hapjes së rrugës për një verdikt të ri popullor.

Krizat e tilla nuk tejkalohen ndryshe, përveçse me zgjedhje. Vota e lirë duhet të garantohet, të mbrohet me çdo kusht dhe njerëzit duhet t’ia japin ndëshkimin e merituar secilit politikan të korruptuar. Nuk duhen shumë analiza për ta adresuar përgjegjësinë për stërkeqjen e këtij vendi. Janë një grusht liderësh, shpërdorues dhe abuzivë, të sëmurë pas pushtetit, që duan të shndërrohen në diktatorë të vegjël të shekullit XXI, duke mbajtur monopolin e pushtetit, biznesit e gjthçkaje tjetër në shtetin tonë. Prej më shumë se një dekadë e gjysmë janë pikërisht të njëjtët njerëz, të cilët herë nëntokë, e herë mbi të, herë në një pozitë e herë në një tjetër, dirigjojnë jetën e qindra mijëra kosovarëve. Me këtë soj të paudhë udhëheqësish, Republika do të zbehet, do të rrudhet dhe një ditë nuk duhet të çuditemi, kur të detyrohemi ta pranojmë falimentimin, për shkak të oligarkëve që po rrënojnë gjithçka të ndërtuar me mund e djersë, me gjak e dhimbje, me sakrificë e përkushtim nga njerëzit që ia duan të mirën Kosovës. Në historinë e politikës kosovare, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, zunë vend shumë personazhe. Tani jemi me një situatë të vështirë dhe pozita nuk po lëshon pe po ashtu edhe opozita nuk e ka ndërmend të largohet apo të heqë dorë nga kërkesat e saj, që tanimë dihen, shkak i kësaj Parlamenti ka mbetur peng i gjithë kësaj furtune. Por, shumica po mendojnë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, sepse edhe ndërkombëtarët po e shohin krizën politike të Republikës së Kosovës, por edhe ata disi nuk po kanë variante të tjera. Opozita ka deklaruar se protestat nuk do t’i ndalë, e deri kur nuk dihet, por kështu jemi duke stagnuar si vend. Gjithçka shkon në dëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës..

Kufijtë e Kosovës rrezikohen ende nga pushtetaret e inkriminuar- Tinëzisht po i ofrojnë Serbisë ndarjen e Kosovës

“Kjo klasë politike, tejet e inkriminuar, është në gjendje të nënshkruajë çdo marrëveshje, por besa edhe ndarjen e Kosovës, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë lëkuren e vet nga Gjykata Speciale. Nëse hëpërhë do të ndahej Kosova ose do të bëheshin shkëmbime territoresh, atëherë do të bëheshin harta të reja territoresh dhe Presheva do t’i takonte Kosovës, Tetova Shqipërisë, Dervicioni Greqisë, e kështu me radhë. Ndaj, ky version i ndryshimit të kufijve, për arsye etnike, mund shumë lehtë të bjerë dhe të shpërthejë një luftë shfarosëse në Ballkan, e shkaktuar për interesa personale të pushtetarëve, sigurisht për të vetmin qëllim për të shpëtuar nga Gjykata Speciale”.

Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes

Vetëm për t`u ikur aktakuzave të Gjykatës Speciale kjo klasë politike është në gjendje të shpikë dhe të arrijë gjithfarë marrëveshjesh në dëm të shtetit, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre, përfshirë edhe ndarjen e Kosovës.

Konstatimi I auorit , sipas të cilit Kosova mund të rrezikohet seriozisht pikërisht nga mungesa e lidershipit me shpirt patriotik dhe që nuk janë të shantazhuar.”Kosova është si peshku pa ujë, ose politika dhe politikëbërja në Kosovë janë si pacienti në vdekje klinike dhe tani duhet ta kuptojmë se kështu nuk shkohet më. Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës. Tek e fundit, nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është, kur dihet se qeveritarët dhe kjo klasë politike për herën e tretë po rrezikojnë dhe po e ndajnë Kosovën dhe duhet të kuptojnë se kështu nuk durohet dhe shkohet më. Pra, konsideroj se as për së afërmi nuk është e përgatitur Kosova për të mos lejuar ndarjen dhe as prekjen kufijve të Kosovës, sepse kjo po rrezikohet nga vetë pushtetarët e inkriminuar të Kosovës, të cilët për arsye personale po ia ofrojnë këtë mundësi Serbisë. Sikur që kemi dëgjuar dhe është raportuar, në mesin e shumë zërave që kanë folur për ndarjen e Kosovës është edhe ish-ambasadori i SHBA-së në Serbi, Villiam Montgomery, i cili në mesin e skenarëve e thekson atë që “kompromisi për Kosovën është i mundur vetëm përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe shton se lidershipi serb dhe kosovar mund të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, në të cilën do të ketë elemente që komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i pëlqente. Si një shembull i elementeve të tilla, Montgomery thotë se është një “formë” e ndarjes së Kosovës dhe përfshirja e një pjese të vogël të territorit të Serbisë, e cila është e populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë, që le të kuptojë se diç po zihet në Kosovë nga një ndarje e pandalshme.

Autori është gazetar-analist I pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat