Nëse dikush është i dashuruar aq shumë pas Europës atëherë jemi ne, dashurinë që kemi ndaj saj s'mund të krahasohet me asgjë. Që nga 1990 e deri më sot, ta duash e ta keshë dashnore femrën që s'të do fare, ta presësh 28 vjet e asaj mos t'ia ndiejë fare, kjo ndodh vetëm me ne.
Pusto dashuria sa e çuditëshme është!, kur ti i afrohesh me sinqeritet e me ashk, ajo të largohet me gënjeshtra e naze të lezetshme, këto refuzime të hidhura na duken të ëmbla si mjalti. Ata refuzo e ngarko, ne muuuuleeee të na pranojnë!
Ata na krahasojnë si fëmijë të vegjël e të pa aftë për dashuri, e ne muuuleee se jemi të rritur, të fortë e të aftë për të bërë dashuri! Ato, dashnoret e Europës mblidhen tog e thonë se ne s'jemi të aftë për të bërë shurrën e jo për diçka tjetêr , e ne muuule se jemi të aftë për të bërë marrëdhënie seksuale me ato!
Ato thuaj se jemi të dobët për t'i kënaqur , e ne muuule se jemi të mëdhenj për t'i kënqur ato. Sa dashnorë të mëdhenj jemi, do kënaqet Europa me ne!