Përplasje për Emrin e Ri apo Përplasje e Greqisë së NATOs me Rusinë?

Opinione

Përplasje për Emrin e Ri apo Përplasje e Greqisë së NATOs me Rusinë?

Nga: Pirro Prifti Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:56
Pirro Prifti

Anëtarësimi i shteteve orthodoksë të Ballkanit, aleatë të vjetër të Rusisë në NATO, ka shqetësuar jo pak Rusinë, e cila ashtu si dhe  SHBA e Trump janë të shqetësuar nga rritja ekonomike-financiare por dhe gjeopolitike e BE.

Nëse Trump përpiqet të forcojë NATO-n si mashë për të mbajtur zap ushtarakisht BE dhe vëndet e reja që janë future në NATO dhe përpiqen të hyjnë në BE përfshi dhe Ballkanin perëndimor si vëndi ynë Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe së fundmi Maqedonia, - Rusia  në pikpamjen e frikës nga një BE e forte,  gjithashtu po përpiqet ta minojë këtë fuqizim duke përdorur miqësinë e vjetër ndaj vëllezërvve të vegjël orthodoksë në Ballkan.

 Një nga miqësitë e vjetra ashtë dhe ajo me Greqinë miqësi e cila është farkëtuar që në kohën kur Rusia i dha ndihmë vendimtare arvanitasve të Greqisë së bashku me Anglinë dhe Francën për të hequr qafe zgjedhën Osmanë në luftrat e viteve 1822-1831. Kjo miqësi u vërtetua dhe tashmë së fundmi kur Kryeministrja angleze May angazhoi vënde e NATO-s dhe të BE për të dënuar helmimin e ish spiunit rus me gazin Novichok, por Greqia nuk u bashkua me dënimin e përbashkët kundër Rusisë në atë kohë.

Sipas Kathemirini- Athina ka qënë veçanërisht e kujdesëshme në marëdhëniet Greko-Ruse si në rastin e helmimit me gazin Novichok të ish agjentit Scripal në Salisburg dhe Greqia nuk dëboi diplomatët rusë atëhere (https://ëëë.scmp.com/neës/ëorld/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia).

Por cfarë ndodhi që qeveria grek dëboi ditën e Samimit të NATO-s dy diplomat rusë dhe ndaloi të hynin në Greqi dy të tjerë?

Po ndodh një ndryshim në Greqi përsa i përket miqësisë së vjetër  duke hedhur poshtë Rusinë që e ka ndihmuar me shekuj  duke i treguar se duan të rrinë me Trump-in në NATO sepse shohin me frikë edhe afrimin e rusisë me turqinë megjithse Turqia është anëtare e NATO-s si Greqia.

Problemi i lindur pas shpërbërjes së Jugosllavisë 27 vite më parë në 1991 lindi një Republikë të re Maqedoninë e cila për aryse të kundërshtisë greke e cila pretendonte se emri Maqedoni nuk është i duhuri sepse egziston një krahinë në Greqi e cia quheet Maqedoni. Kështu që OKB i vendosi një emër të përkohëshëm FYROM (FORMER Yugosslav Republic of Macedonia), derisa të vendosej një emër përfundimtar me pëlqimin e të dy palëve. Dhe  pas 27 vjet grindje per emrin tashmë  te dy fqinjët kanë rën dakort për emrin e ri: Maqedonia e Veriut.

Sidoqoftë pikërisht para dy ditësh në ditën e hapjes së Samitit të NATO-s në Bruxel (ku mori pjesë dhe Kryeministri i Shqipërisë e cila është e anëtarësuar në NATO) dëboi dy diplomatë rusë dhe dy diplomatë të tjerë i ndaloi të hyjnë në Greqi me akuzën e `ndërhyrjes në marëveshjen midis Greqisë dhe Maqedonisë me qëllim që të pengojë ekspansionin e NATO-s` https://ëëë.scmp.com/neës/ëorld/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia.

Marëveshja  e 17 qershorit, e arritur në Liqenin e Prespës  në kufirin që ndan të dy shtetet, midis Kryeministrit grek Cipras dhe atij Maqedonas Zaev për emrin e ri Maqedonia e Veriut, ka shkaktuar gëzim në BE dhe SHBA dhe shqetësim në Rusi  dhe në qarqet ekstremiste të Greqisë dhe në Maqedoni.

 Kjo marëveshje sidoqoftë duhet të ratifikohet nëpërmjet  Referendumeve përkatëse në të dy vëndet, në shtator.

Në Maqedoni  u mbodhën disa qindar protestues që kundërshtuan marëveshjen.  Partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE ka bërë proces penal kundër Zaev duke e akuzuar atë për abuzim me detyrën dhe `tradhëti kombëtare`, po kështu dhe kundër Kryetarit të Parlamentit maqedonas Talat Xhaferri dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Madje edhe Presidenti ivanov i njohur si nacionalist ka kundërshtuar  Marëëveshjen https://ëëë.rferl.org/a/skopje-protests-macedonia-greece-name-change-ceremony/29293965.html.

E njëjta gjë ndodhi edhe në nga nacionalistët ekstremistënë Greqi, ku  deputeti i `Agimit të Arte` madje kërkoi të bëhet nga ushtria një grusht shteti dhe arrestimin e Cipras për `tradhëti kombëtare`. Sigurisht që deputeti ekstrimist u arrestua. Gjithashtu dhe partia e vogël  nacionaliste e djathtë që është në koalicion me SYRIZA të Cipras kundërshtoi marëveshjen, ndërsa media ruse ka nxitur idenë e kryetarit të partisë populiste të re Dimitris Kamnenos i cili kërkon të bllokojë marëveshjen në Parlament.

Për këtë shkak më shumë se 100.000 grekë protestuan në Athinë kundër çdo kompromisi për emrin me Maqedoninë. Kësaj proteste i ishte bashkuar dhe kompozitori Mikis Teodorakis i cili shkruajti  dhjetra fraza për filmat  `Zorba` dhe `Serpico`. Kompozitori u tha demonstruesve që ai përkrahte bërjen e Referendumit https://ëëë.irishtimes.com/neës/ëorld/europe/greek-protesters-reject-potential-açord-on-macedonia-s-name-1.3379749.

Debimi i 2 diplomatëve rusë dhe ndalimi i dy të tjerëve të hynin në Greqi, u argumentua me ndërhyrjen në punët e brëndëshmë të Greqisë nga ana e qeverisë greke. Sipas Kathimirini, diplomatët rusë kanë ndërhyrë nëpërmjet një organizate kristiane orthodokse me emrin `Shoqata imperiale Orthodokse e Palestinës`, -në Malin e Shënjtë tek murgjit orthodoksë për të nxitur dhe afruar lidhjet me Rusinë Orthodokse. Po Kathimirini  akuzon Rusinë se ajo ka nxitur demostratat në Shkup dhe Selanik duke nxitur  dhe dhënies rrushfet drejtuesve të Kishave Orthodokse respective. Athina i akuzoi diplomatët për `orvatje për të mbledhur dhe shpërndarë informacion si dhe dhënie rrushfeti zyrtarëve të qeverisë. Këto aktivitete ilegale minojnë  sigurinë kombatare` https://ëëë.scmp.com/neës/ëorld/europe/article/2154914/greece-expel-russian-diplomats-açusing-them-meddling-macedonia.

Qeveria ruse sigurisht do të marrë kundër masat tip `pasqyrë`, duke dëbuar dy Diplomatë grekë. Megjithatë Sergei Zhitenev, kryetari i zyrës në Moskë të `Shoqatës imperile Orthodokse Palestineze`, mohoi që `kjo shoqatë të jetë përfshirë në aktivitete të tilla`,  siç pretendon qeveria greke.

Rusia akuzohet gjithashtu nga Perëndimi se është përfshirë në luftën për influencë kundër BE ne rregjionin e Ballkanit dhe ka qënë akuzuar nga NATO për të ashtu quajturin grusht shteti të dështuar edhe në Mal të Zi i cili dihet se hyri në NATO vitin e kaluar https://ëëë.irishtimes.com/neës/ëorld/europe/greece-expels-russian-diplomats-over-macedonia-roë-1.3561731.

 I vetmi zë ndryshe ishte ai i ish drejtuesit të Komitetit për Politikën e jashtme  për çështjet europianë dhe kooperimin ndërkombëtar z. Creyelman deklaroi se: `Greqia deri tani ka qënë kundërshtuese për të dënuar Rusinë për çdo gjë që po ndodh në botë (?!) Tani Greqia po përpiqet të afrohet me Trump i cili ishte sot duke kritikuar faktin se Gjermania  varet nga burimet energjitike nga Rusia. Më fund po ndodh kjo që po ndodh. Duke demonizuar Rusinë dhe duke i mbajtur sanksionet ndaj saj akoma, në fund të fundit (BE) do të jetë e varur nga SHBA`.

Ai gjithashtu theksoi se SHBA është duke u përpjekur  për të mbledhur.. `sa më shumë shtete  të përfshirë`.. që duhet të lexohet:  para, dhe amerikanë (pra armatime)- prej partnerëve të NATO-s. https://sputnikneës.com/europe/201807111066246380-russian-diplomats-expulsion-greece/.

Kjo përplasje e parë midis dy shteteve që kanë miqësi të vjetër tre shekullore do të thotë se Greqia pavarësisht lidhjeve të vjetra tradicionale e fetare kërkon tashmë SHBA me të cilën nuk i ka patur marëdhëniet e mira që pas vizitës së dikurshme të Presidentit Klinton dhe largimit të bazave amerikane nga Greqia.

Sot Greqia sheh NATO-n  dhe SHBA si siguri kundër Turqisë së fuqihme por edhe ndaj Gjermanisë e cila e ka shtr-ënguar të paguajë borxhet  e papapguara ndaj BE. Këtë afrim Greqia e sheh si mundësi për tu shkëputur edhe nga influenca financiare e Merkel-it.

Këto lëshime dhe marëveshje, për të treguar se është besnike ndaj Trump-it dhe NATO-s,Greqia mesa duket po e tregon këto ditë duke larguar Diplomatët rusë.

Te jetë kjo një pikë kthese për Greqinë ndaj Rusisë dhe ndaj fqinjëve të sj Maqedonisë dhe Shqipërisë? Të shohim……

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat