Elita, politikanët shqiptar duhet patur kujdes ndaj Ankarasë e Turqisë

Opinione

Elita, politikanët shqiptar duhet patur kujdes ndaj Ankarasë e Turqisë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:47
Sulejman Mehazi

Udhëheqësit politikë shqiptarë të kenë kujdes me deklaratat e tyre të shpejta e të pa matura, do ishte më mirë  të heshtnin politikisht ndaj Ankarasë! Tani më Turqia me sistemin politikë shtetëror presidencial të njëllojtë si të SHBA-ve është në partneritet me administratën e Uashingtonit. S'është rastësisht që Edi Rama e Hashim Thaçi për shkak politikës kompleksive të Brukselit përkrahin Erdoganin. Rreziku shqiptar është se duke përkrahur e dashur BE-në mund të armiqësohemi me shtetet presidenciale të Uashingtonit e Ankarasë, pasi kohët e fundit shumë diplomatë evropianë janë kundër politikës së Uashingtonit dhe Ankarasë.

Kjo kundërshti evropiane ndaj SHBA-së e Turqisë mund të krijonte partneritetin e tyre me sisteme dypalëshe të shtetësisë presidenciale, SHBA -Turqi. Me mos pranimin e Turqisë në BE, vet shtetet e fuqishme europiane janë të kujdesshëm ndaj Turqisë, pse mos të bëhemi dhe ne, ndoshta për shkak frikës të shteteve evropiane ndaj Turqisë bëhet eliminimi i anëtarësimit të Turqisë  në BE. Rreziku më i madh është për shqiptarët, se, nëse Europa s'na pranon, në anën tjetër prishemi me SHBA-në e Turqinë, atëherë pavetëdijshëm do mbetemi nën ombrellën e rusëve e serbeve.

Kur të gjitha shtetet ballkanike përveç Greqisë janë të kujdesshëm ndaj Erdoganit, kur dhe kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, për shkak respektit, duke e ditur se Taip Erdogan e ka qejf fenë, përshëndetet me te me: "Selamun alejkum", atëherë pse dhe elita politike mos ta respektonte presidentin e Turqisë.

S'është e vërtetë se mund të kthehet Perandoria Osmane, 40 Perandori njeh bota njerëzore, po asnjë prej tyre s'u kthye. Vdiqën  e kurrë s'u kthyen më Perandoritë; ku mbeti Perandoria Romake, Bizantine e Osmane ku?, në histori, ishin dikur e kaq. Pastaj a s'vërejmë se kurrgjë, ama asgjë s'ka të bënte sot Austria e Hungaria me Austro-Hungarinë e para 100 e kusurë viteve; asgjë e kurrgjë s'kanë të bëjnë italianët me Perandorinë Romake, ende më fare Turqia me Perandorinë Otomane për shkak se asgjë s'kanë të përbashkët turqit me otomanët, italianët me romakët e austrianët e hungarezët me Austro-Hungarinë. Pra, miq të dashur të gjithë ata që mendojnë ndryshe, s'janë gjë përveç pallavrave ëndërruese armiqësore.

Sot për sot bota udhëhiqet nga politikanë eminentë amerikanë e evropiane dhe rusë, para këtyre fuqive s'mund të del në ballë Erdogani me Turqinë e ta bënte Perandori, këtë e thonë vetëm nacionalistët e verbuar mendërisht shqiptarë, e askush tjetër.

Shtojcë:

Armiqtë e shqiptarëve janë sllavët rusë e serbë e askush tjetër, ai që mendon ndryshe gabon rëndë e keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat