Simboli i kultit ilir të diellit, së paku një mijë vjet më i lashtë se „ylli i Kutleshit“ sllav dhe i „Verginës“ greke

Opinione

Simboli i kultit ilir të diellit, së paku një mijë vjet më i lashtë se „ylli i Kutleshit“ sllav dhe i „Verginës“ greke

Abdulla Mehmeti Nga Abdulla Mehmeti Më 14 korrik 2018 Në ora: 20:42
Simboli i kultit ilir të diellit

Si u falsifikua historia, kultura, shkrimet dhe toponimet e lashta ilire nga grekët dhe sllavët në krahinën e Maqedonisë (Emadhia) Ilire dhe në tërë hapësirën e Gadishullit Ilirik, sidomos në territorret e pushtuara prej tyre pas vitit 1913?

Qyteti i lashtë Ege (Ajga-Egje) ka qenë njëri nga qytetetet më të mëdha dhe të rëndësishëm në periudhën e Mbretërisë së Maqedonisë ilire. Një kohë të gjatë ky qytet ka qenë qendër e kësaj mbretërie nën sundimin e mbretit Perdika I (729 - 678 p.e.r.) i dinastisë Argeade, deri te mbreti Arhelaj, i cili për shkak të largësisë nga deti dhe për nevoja tregtie me vendet fqinje, kryeqendrën e kësaj mbretërie e zhvendosi në qytetin tjetër ilir Pella më në jug të vendit. Sllavët dhe asmanlinjtë e ardhur më vonë në këto hapësira, vendbanimin e ndërtuar mbi themelet e këtij qyteti të lashtë e emërtuan Kutlesh (me emër të ngjashëm ekziston edhe një katund në afërsi të qytetit Leskovc në Serbi), ndërsa grekët e riemërtuan Vergina (greqisht: Βεργ?να), në vitin 1922, pas Traktatit të Lozanës mes Turqisë dhe Greqisë.

Në vitin 1977, arkeologët grekë e zbuluan një varr, i cili mendohet se i takon periudhës së Mbretërisë së Maqedonisë (Emadhia), përkatësisht mbretit Perdika I, ku mes tjerash është gjetur edhe një mburojë me simbolin e yllit shumëcepësh, simbolin e kultit ilir të diellit, të cilin më vonë grekët dhe sllavët e rajonit të Maqedonisë e përvetësuan dhe përdorën si simbol të tyre, duke e vendosur edhe në flamujt e krijuar pas vitit 1977, të cilët varësisht nga pjesa e rajonit ku përdoren, dallohen vetëm përnga ngjyra e fushës së falmurit ku është vendosur ky simbol i lashtë, i cili është përdorur nga ilirët vendës dhe dardanët, së paku 1000 vjet para krijimit të Mbretërisë së Maqedonisë, gjegjësisht, para së paku 3500 vjet nga koha e sotme. Përveç shumë gjetjeve arkeologjike të ngjashme deri më sot, praninë e këtij simboli ndër ilirët dhe dardanët e dëshmon edhe përkrenarja me simbolin e diellit (yllit shumëcepësh) të Mbretit Ylli – ILLI ose ILI, të Trojës së Dardanisë, në pjesën lindore të Azisë së Vogël, rajoni i Anadollisë në Turqinë e sotme. Ky monument i lashtë i kulturë ilire, dardane-trojane (busti me përkrenaren e Mbretit Ylli, aktualisht gjendet në Muzeun e qytetit të Stambollit në Turqi.

Image
„Ylli i Kutleshit“ sllav

Ky simbol aktualisht i takon trashëgimisë kulturore botërore dhe është nën mbrojtje të UNESCO-s.

Sidoqoftë, popullsia me përbërje të përzier e rajonit gjeografik të Maqedonisë, si në rajonin administrativ me këtë emër (Maqedoni) në Republikën e Greqisë së sotme, edhe në Republikën e sotme të Maqedonisë Veriore, me apo pa dashje e lidhin të kalurën historike dhe identitetin e tyre me trashëgiminë kulturore Ilire-Dardane dhe me këtë i rikthehen identitetit të lashtë të popullsisë autoktore të këtij rajoni.

Në rrethanat e sotme është tepër vështirë të falsifikohen dhe përvetësohen simbolet e popujve të tjerë autoktonë, meqë kjo e vërtetë është zbuluar dhe studiuar më herët nga dhjetëra studiues vendës dhe të huaj, të cilët e dëshmojnë padiskutueshëm autoktoninë ilire-dardane-epirote-maqedonase-shqiptare (albane-arbërore) të rajonit gjeografik të Maqedonisë, pavarësisht nga ndarjet e sotme administrative dhe politike.

Image
Ylli i „Verginës“ greke

Shënime plotësuese: Dardania e Dytë – ose Troja

„Pas mbretit Dardan në fron erdhi djali i tij Erihtoni, dhe pas tij nipi i tij Troji, i cili e ndau Dardaninë në dy pjesë. Pas vdekjes së Trojit, mbret i Dardanisë u bë djali i tij i madh Asaraku, kurse djali i tij i dytë Ylli, Illi ose Ili e mori nën sundim pjesën jugore të saj, e cila si Mbretëri e re sipas ,,The Compendium of Word History” u krijua në vitin 1326 para erës së re (para Krishtit) dhe së pari u quajt Ilion ose Yllion e tek pastaj Troja, gjë për të cilën studiuesi çek Vojtech Zamarovsky, në veprën ,,Bohove a hrdinove sntickych baji (Heronjtë e miteve antike), botuar në Pragë dhe Zagreb, më 1983-85, në faqen 331 sqaron: „Nipi i Dardanit – Troji ishte mbret i Dardanisë, kur ai vdiq mbretëria e tij u nda, dhe në Dardaninë e mbetur sundoi i biri i tij i madh Asaraku, ndërsa Trojën e ndarë e sundoi më i riu Ylli-Illi ose Ili, i cili e themeloi qytetin e ri, Trojën apo Ilionin”. Pra, Troja e themeluar nga Dardania, më vonë ishte definuar vetëm si njëra nga dy pjesët e saj, ajo shtrihej përgjatë Dardaneleve, Portës Dardane (Helespontit) në jugperëndim të Abidosit. Emrat e tyre shpeshherë shkëmbeheshin me tjetri-tjetrin, herë Dardanët quheshin Trojanë, e herë Trojanët quheshin Dardanë, sidomos nga poetët e mëvonshëm romakë, edhe pse ishin i njëjti popull, i të njejtit gjak dhe i të njejtës gjuhë: Dardanët dhe Trojanët.“ (Shënimi plotësues është i huazuar dhe përshtatur).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat