Disa pyetje Ramush Haradinajt? - Bota Sot
Disa pyetje Ramush Haradinajt?

Opinione

E martë, 21 gusht 2018

Disa pyetje Ramush Haradinajt?

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 16 korrik 2018 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj

I nderuar Kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nëse më lejohet, ashtu këndshëm, bukur e lehtësisht t'ju pyesim diçka?

Ju, i "vyer" Kryeministër i Kosovës lavdëroheni me pirjen e rakisë, mirëpo halli që ju s'mund t'ia kaloni kafshës shtepiake, lopës, e cila pi 4-5 kova ujë, e ju a mund të pini kaq raki sesa lopa ujë?, jo. Atëherë i nderuar Kryeministër, pse lavdëroheni me raki?

-Ju, i "vyer" Kryeministër i Kosovës lavdëroheni me forcën tuaj, se je Rambo, e i fuqishëm shumë, mirëpo halli që ju me forcën e fuqinë tuaj s'mund t'ia kaloni, luanit e tigrit, i dobët fare je para luanëve e tigrave. Atëherë i nderuar Kryeministër pse lavdëroheni me forcë para nesh, e jo para luanëve e tigrave?

-Ju i "vyer" Kryeministër i Kosovës lavdëroheni me pasurinë përrallore tuaj, se je më i pasuri i Kosovës!, mirëpo halli që zogjtë e vegjël sa grushti janë më të pasur se Ju, shikoni sa të pasur e të lirë janë!, fluturojnë ku të duan vetë në natyrë: lule e n'lule, krua e n'krua, gjelbërim e n'gjelbërim, n'mal e n'mal e kurrë s'pranojnë kufijtë e Çakorrit.

Atëherë i nderuar Kryeministër pse lavdëroheni me pasurinë tuaj?, kur s'jeni në gjendje ta ruani pasurinë shumë të vlefshme të Kosovës, Çakorrin.

Po habitemi me ju, Kryeministër!, sa i dobët je jo vetëm para kafshëve të egëra, por edhe ndaj zogjve të pafuqishëm e kafshëve të buta shtëpiake.

Edhe kafshët e zogjtë ua kalojnë juve me mençuri, fuqi e pasuri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test