Vulin, ti po deklarohesh me gjuhën e gomarit

Opinione

Vulin, ti po deklarohesh me gjuhën e gomarit

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:07
Ragip Guraziu

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk ka ushtri të Kosovës dhe nuk do të ketë dhe ka shtuar se kjo nuk mund të bëhet as në bazë të Rezolutës 1244 por edhe nën siç ka thënë ai “ligjete ashtuquajtura të Kosovës”.

Ushtria e Kosovës,ushtri e rreme për Vulinin….

Është e natyrshme dhe shumë e vërtet se kjo ushtri,pra,Ushtria e Kosovës,është formuar me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës,me përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, KFOR-it e NATO-s,temel të fortë,që as Serbia e as Vulin,nuk kanë për të mundur ta ‘’shkulin’’,kurrë e kurrës,dhe me kokë e gjuhë ‘’gomari’’, duke ëndrruar ende në Kosova I Metohia,dhe në Rrezoluten 1244,që tani të dyjat janë varrosur njëherë e përgjithëmonë,nuk mundet kështu të shkohet duke parë ëndrra të kota edhe diten e lë më naten.

“Nuk ka ushtri të Kosovës, nuk mund dhe nuk mund të ketë. Nuk mund të bëhët as nga Rezoluta 1244, as nga të ashtuquajturat ligje të Kosovës. Pse po qajnë për këta 30 serbë, a i duan kaq shumë? Jo, por sepse duhet t’i kanë 10 për qind të serbëve në atë ushtri të ashtuquajtur. Ata janë të gatshëm të japin pagat edhe nëse nuk vijnë për të punuar, vetëm të nënshkruajnë në letër… Kjo u pëlqen më shumë serbëve”, tha ai për TV Pink.

“Largimi i 30 serbeve nga strukturat e sigurisë në Kosovë dhe Metohi është një reagim i natyrshëm, por ky nuk është një justifikim për ata që të shërbejnë dhe të bëjnë luftë me serbët. Serbët në Kosovë dhe Metohi e duan vendin e tyre, e duan popullin e tyre dhe ata nuk duhet të marrin pjesë në çdo ushtri të rreme”, tha Vulin.

Siç jemi në dijeni,rreth 30 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në.

Lidhur me kërkesën e pjesëtarëve serbë të FSK-së që të lirohen nga këto forca, kishte reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Delawie kishte shprehur shqetësimin e tij të thellë për “dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.

“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, kishte shkruar ai në Twitter.

Mirëpo, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte ftuar të gjithë serbët në Kosovë, që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në formimin e një Ushtrie të Kosovës, e cila, sipas tij “do të shërbejë ekskluzivisht për të nxitur konflikte”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja numëron më shumë se 2,000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 janë nga komuniteti serbë.

Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën gjatë kapitullimit në Komanovë

Në luftërat e viteve ’90 kemi humbur shtetin në të cilin jetonin të gjithë serbët. Në luftën kundër NATO-s e humbëm Kosovën. Në luftën e re, kjo është e qartë, do ta humbnim edhe Serbinë. Vetëm duke pranuar realitetin kosovar dhe në miqësi me popullin shqiptar, Serbia mund t’i ruajë dhe forcojë popullin serb të mbetur në Kosovë, kishat dhe manastiret serbe, pronat e tyre, tokën e tyre, territorin e tyre.

Por, kapitullimin në Kumanovë të nesërmen e vulosi Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Rezoluta 1244 është miratuar, sipas Kapitullit të Shtatë të Kartës së OKB-së. Jemi përshkruar si shtet që ka fshehur krimet dhe katastrofën humanitare mbi shumicën shqiptare në Kosovë, që ka kërcënuar paqen rajonale dhe botërore, e në raste të tilla intervenimi i armatosur ndërkombëtar është i lejueshëm. Kështu me Rezolutën 1244 u legalizua bombardimi i NATO-s. Me atë Rezolutë tërë pushteti dhe administrata e Serbisë u dëbua nga Kosova dhe u përcaktua procedura, udhërrëfyesi, për t’i dhënë fund protektoratit të OKB-së në Kosovë dhe arritjes së pavarësisë së Kosovës.

 Rezoluta 1244, po ashtu ndaloi “kthimin në gjendjen e paraluftës, përkatësisht kthimin e Kosovës nën administrimin e Serbisë. Ndaloi edhe ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për të gjitha këto vendime ka votuar edhe Rusia. Kanë votuar edhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vetëm Kina ka abstenuar”,-kështu thonë faktet. “Nuk na intereson, Kosova është Serbi!” Duke u thirrur në Rezolutën 1244, Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka gjykuar se ai vendim nuk është në kundërshtim as me të drejtën ndërkombëtare, as me Kartën e OKB-së, as me Rezolutën 1244”,-kështu thonë faktet kokëforta. “Ajo është gjykatë antiserbe, Kosova është Serbi!”-kjo është përgjigja që dëgjohet. “Shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe pothuaj të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s, e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”,-kështu flasin faktet. “S’janë gjë ato shtete,thotë Drashkoviq.

Me neve janë Surinami dhe Burundi. Kosova është Serbi!” “Por, në Kosovë më shumë se 90 për qind janë shqiptarë dhe vetëm rreth 6 për qind serbë, dhe numri i tyre po bie me shpejtësi”,-thonë faktet. “Edhe pa serbë, Kosova është Serbi”,-jehon përgjigja. Perica i vogël nga anekdota, me gjasë nuk e ka ditur sa bëjnë dy plus dy. Mohuesit e realitetit kosovar dinë gjithçka dhe nuk pranojnë asgjë. Ata bëhen qëllimisht të shurdhër para fakteve dhe të verbër para realitetit. Ata janë peshkatarë të shpirtrave dhe ndjenjave të shumicës së serbëve, të cilët, me të vërtetë, nuk e dinë çka është nënshkruar në Kumanovë, as çfarë shkruan në Rezolutën 1244, as në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nuk e dinë sepse, që nga kapitullimi në Kumanovë e deri më sot, të vërtetën për humbjen e Kosovës popullit ia fshehin të gjithë. Kisha, parlamenti, partitë, mediat. Gjithnjë e më hapur gazetat bulevardeske, me tirazh të madh dhe televizionet me frekuencë nacionale, çdo ditë, si mbrojtës të Kosovës i promovojnë njerëzit, të cilët para dy dekadave kanë nxitur represionin dhe krime ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe luftën e çmendur të Serbisë kundër aleancës së NATO-s. E verbojnë popullin me përralla duke thënë se, Millosheviçi e fitoi luftën dhe kërkojnë që për shkak të mbrojtjes së Kosovës t’i ngrihen përmendore. Përbetimi i Preambulës së Kushtetutës (së Serbisë), se Kosova edhe sot është krahinë nën sovranitetin e Serbisë, është kurora me të cilën mbulojnë mashtrimet e tyre dhe kundërshtimin agresiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe të çdo dialogu serbo-shqiptar mbi Kosovën. Populli i Serbisë nuk e di se teksti i Preambulës së Kushtetutës nuk e obligon askënd. “Rege impossibilium nulla obligatio”- kjo mësohet që në vitin e parë të Fakultetit Juridik. Në serbisht: “norma e pamundshme nuk është e obligueshme”. Për shembull, kur themi se njerëzit duhet të fluturojnë. Ose që kali është senator romak, siç e ka përcaktuar Kaligula. Serbia sot nuk ka sovranitet në asnjë metër katror të Kosovës. Forca dhe gjithë pushteti në atë territor janë në duart e shqiptarëve. Ky është realiteti. Mohimi i realitetit është “rege impossibilium”.

Është e dhimbshme ta pranosh këtë, por duhet të pranohet. Alternativa është ndryshimi i realitetit, e ai mund të ndryshohet vetëm me luftë, madje me luftë me epilog fitues. E drejta kurrë nuk është në anën e të mundurve. Në luftërat e viteve ’90 kemi humbur shtetin në të cilin jetonin të gjithë serbët. Në luftën kundër NATO-s e humbëm Kosovën. Në luftën e re, kjo është e qartë, do ta humbnim edhe Serbinë. Vetëm duke pranuar realitetin kosovar dhe në miqësi me popullin shqiptar, Serbia mund t’i ruajë dhe forcojë popullin serb të mbetur në Kosovë, kishat dhe manastiret serbe, pronat e tyre, tokën e tyre, territorin e tyre. Asgjë prej këtyre nuk është humbur as me kapitullimin në Kumanovë, as me Rezolutën 1244, as me dokumentin e Ahtisaarit, i cili është themeli i pavarësisë së Kosovës. Fitoret kurorëzohen me lavdinë e fitimtarit, ndërsa humbjet me dinjitetin e të mundurve. Në Luftën e Parë Botërore, para 100 vitesh, kur na priu Aleksandri i Madh (mendohet për Aleksandar Karagjorgjeviçin), kemi qenë fitues të mëdhenj. Hungarisë ia kemi shkëputur tërë Vojvodinën dhe ia kemi bashkuar Serbisë. Me rastin e nënshkrimit të kapitullimit, në Pallatin e Trianonit, delegatët hungarezë erdhën të veshur me kostume të zeza. Nënshkruan, vajtuan dhe kënduan himnin kombëtar!

Vuk Draskoviç është shkrimtar dhe politikan serb, Ai është kryetari i Lëvizjes Rilindase Serbe, ka qenë deputet, Kryeministër i Republikës Federale Jugosllave dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, në vitet 2004-2007.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk ka ushtri të Kosovës dhe nuk do të ketë dhe ka shtuar se kjo nuk mund të bëhet as në bazë të Rezolutës 1244 por  edhe nën siç ka thënë ai “ligjet e ashtuquajtura të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat