Po ky me këtë mbiemër Nano, çfarë gjaku ka?

Opinione

Po ky me këtë mbiemër Nano, çfarë gjaku ka?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 korrik 2018 Në ora: 07:34
Sulejman Mehazi

Mustafa Naniçko thotë se kosovarët kanë gjak serbi, po ky me këtë mbiemër Nano çfarë gjaku ka?, vet mbiemri i tij argumenton se ADN-ja e tij është greke. Mos ndodh e kundërta, ndoshta, nëna e tij shqiptare është martuar me burrë Nanos e me krushqi grekë. Shiko budallai çfarë thotë, s'do ta pranonojë se nënat kosovare me shekuj e shekuj kanë lindur puro trima e heronj shqiptarë. Nëse bëjmë një krahasim me shqiptarët laramanë sikurse që është ai vet, do të vërejmë se kosovarët janë qindpërqindë(100%) shqiptarë të pastër e të kristalizuar.

Të kishin gjak serbi kosovarët, atëherë, prej nga doli kjo armiqësi  përtej shekullore serbo-kosovare që nga fillimi i shek. XX e deri më sot.

Kur ju atje në Shqipëri, me atë sistemin tuaj sllavo-staliniste të Enver Hoxhës, krushqitë i bënin me rusët, kosovarët bënin krushqi ngushëllimesh për vrasjet e dëshmorëve shqiptarë nga paramilitarë, policë e ushtarakë serbe-jugosllave. 

Fëmijët kosovarë që në brendi të barqeve të nënave të tyre dëgjonin zërat e armëve e pushkëve të prindërve të tyre kundrejtë barbarëve serb. Derisa atje në Shqipëri, Enver Hoxha, së bashku me popullin e vet krijonte heronj të rrejshëm komunist, kosovarët mbushnin dheun  me varrezat e dëshmorëve kombëtarë. Tregoni heronjtë tuaj kombëtarë që nga Lufta e Parë Botërore e këndej, thuase asnjë, me gishta mund t'i numërojmë, dëshmorë kosovarë aq shumë ka sa që s'mund t'i numërojmë, ja disa: Hasan Prishtina, Hisë Boletini, Ymer Prizreni, Hoxha i Gjilanit (momentalisht s'më kujtohet emri), Zahir Pajaziti, Adem Jashari e shumë e shumë të tjerë, mos harroni se të gjithë luftuan kundër Serbisë. 

Edhe Lidhjen e Prizrenit ushtarakisht është udhëhequar nga kosovarët, kurse politikisht, dorën në zemër, shqiptarët e Shqipërisë, për shkak se ishin më të shkolluar e më të ditur.

Zotëri Mustafa Nano të pyesim sinqerisht, prej nga doli kjo armiqësi patalogjike e serbëve ndaj shqiptarëve?, nga ana juaj e Enver Hoxhës apo nga ana e kosovarëve të robëruar nga serbët?

Prandaj më ngadalë, mos fol për kosovarët e hesht!, ju, atje në Shqipëri, më shumë jeni lirikë sesa kosovarët që janë epikë, lirizmi juaj është më shumë femëror, artistik e altruist sesa epizmia kosovar që është më shumë burrëror, heroik e legjendar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat