Profesorët e anatemuar dhe argatët e dreqit

Opinione

Profesorët e anatemuar dhe argatët e dreqit

Nga: Sinan Kastrati Më: 18 korrik 2018 Në ora: 07:43
Sinan Kastrati

Nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë profesor, burrë e plak më të urtë e të ndershëm në Kosovë e në viset shqiptare në ish Jugosllavi se profesor Çetta. Profesor Çettën prandaj e kishin halë në sy pushteti jugosllav dhe hyzmeqarët e Beogradit në Kosovë, mjerisht shqiptarë e disa ish kolegë të profesorit.

Shtypi i Beogradit, pas vitit 1981, sikurse edhe për shumë intelektualë të tjerë shqiptarë, shkruante Ilustrovana Politika “Anton Çetta dhe Mark Krasniqi i kanë këndua hymne Musolinit” duke dashur që këta dy kolos ti bëje bashkëpuntor të fashizmit, çka nuk ishte e vërtetë dhe tjetra e vërtetë e Beogradit zyrtar, ishte më e lehtë ti largoi nga jeta akademike, shkencore e kulturore shqiptare.

Profesorët i kënduan fëmijëve e gjysheve tona në librat për fëmi që nuk i kishim dhe kishim nevojë sa edhe për bukë misri (“Posta e ...” dhe “Në prehen ,..”

E vërteta ishte se profesorë Mark Krasniqi (akademik) dhe Anton Çetta ishin ndër të parët intelektualë e profesorë që punuan me ngulm për hapjen e shkollave të larta e fakulteteve në gjuhën shqipe në Kosovë, bashkë me shumë të tjerë, si Esad Mekulin, Idriz Ajeti dhe kjo i pengonte ata, sepse profesori donte që të kemi arsim univerzitar e kulturë përndimore dhe një Institut Albanologjik që do të mirrej vetëm me studimin e të mirave shqiptare, me folklor, veshje, gjuhë ... ani pse kishte një tjetër në Tiranë ndërsa Beogradi donte që ne në Kosovë të kemi “shiptarski jezik” e Shqipëria, “Allbanski jezik”.

Image

Instituti Albanologjik apo Instituti i (mizave e) mushkonjave

Po pse pra Instituti Albanologjik nuk dha leje për një shtatore për profesor Çettën?

Përgjigja është e thejshtë, institucionet tona arsimore e shkencore “... janë bërë çerdhe të korbave, sepse, brenda tyre kanë depërtuar halabakë të paskurpulltë të cilët, jo për Institutin Albanologjik, por as për një institut mushkonjash nuk janë të denjë! ...!”,(Skënder Zogaj) dhe vazhdon “... Prandaj palaçot e mjerë brenda Institutit Albanalogjik nuk mund ta durojnë që në oborrin e Institutit të vendoset shtatorja e Anton Çettës, sepse madhështia e figurës së profesorit Anton Çetta ua tregon vogëlsinë që kanë! Mosdhënia e lejes nuk prish punë por duhet të vetëdijësoj botën akademike që ta kuptojë se injoranca duhet shporrun nga institucionet e dijes! Anton Çettën nuk ka kush që mund ta ndalojë të ngritët dhe të zë vendin që i takon!”    

Dhe derisa po shkruaja pjesën e dytë për pofesorin, mora disa “mesazhe” me vrejtjen pse nuk kam shkruajt për prof. dr. Dervish Rozhajen, nga një kalemli me çorape në faqe. Qëllimi i shkrimit tim nuk ishte të flas për rektorët e Univerzitetit të Prishtinës e as për profesorët e tjerë që janë të shumtë dhe të merituar, si psh Mark Krasniqi, Ejup Statovci apo më mirë me thënë që nga  prof. dr. Dervish Rozhaja (1970-1973), prof. dr. Idriz Ajeti (1973-1975), prof. dr. Feriz Krasniqi (1975-1979), prof. dr. Gazmend Zajmi (1979-1981), prof. dr. Minir Dushi (1981-1983), prof. dr. Hajredin Hoxha (1983-1985), prof. dr. Skënder Karahoda (1989-1991), prof. dr. Ejup Statovci (1991-1998), e deri e.... Marjan Dema.

Mjerisht, pas lufte kemi një degradim, edhe në Raktorat. A mund të krahasohen rektoret e parë të UP me këta të fundit, si  Zejnel Kelmendi (1998-2004), Enver Hasani (2006-2009), Mujë Rugova (2009-2012) , Arsim Bajrami e ndonjë tjetër?

Image

Unë zgjodha prandaj profesor Anton Çettën për të cilin nuk iu lejua as edhe një shtatore në oborrin e Institutit Albanologjik.

Kjo ishte dhe të mbetet një kërkesë e drejtë e gjithë intelektualëve që Instituti Albanologjik të ketë emrin e profesor Anton Çettës, dhe një shtatore me trup të drejtë, siq profesori i dashur e plaku gojëmbel.  

Në bisedat që pata me miq në Zvicërr, Abas Fejzullahun e dr. Muhamet Shatrin (dhe desha të flas edhe me Nue Oroshin), udhëheqës në “Trojet e Arbërit” mora disa materjale e kërkesa që i kanë bërë ata Institutit Albanologjik, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Ministrisë së Arsmit dhe të Kulturës dhe Kuvendit të Kosovës, dat. 7 qershor 2014 që Instituti Albanologjik ta mbaj emrin e profesor Anton Çettës. Nga ta kuptova, gjithashtu se komuna e Prishtonës ka dhënë leje por Instituti Albanologjik është ankua.

Dhe nuk është vetëm Instituti Albaologjik i Prishtinës, që nuk e deshi profesorin. Profesor Çettën nuk e nderuan për merita në asnjë përvjetor institucionet më të larta shtetërore. Profesori, mirënjohje mori vetëm nga shoqatat e nga populli.

Po përshëndetem me profesor Çettën me një mendim shumë me vend të një burri tjetër për Anton Çettën i cili me të drejtë shton se (me ironi do të thoja unë) ”

” ...oborri i Institutit Albanologjik nuk është vend i përshtatshëm për shtatore të Anton Qettës.

 ...kjo shtatore duhet të vendoset në një Shesh që do emërtohej edhe si Shesh i pajtimit Anton Çetta, që do të kishte dhe infrastrukturë përcjellës (fontanë, ulëse për vizitor etj.). Nikë Gjeloshi.Më mbeten shumë e shumë fjalë e punë të tjera pa u thënë për profesorin dhe mirë është që nuk janë thënë të tërat.

Për njerëzit e mëdhenj si Anton Çetta, “njerëzit” e vegjël, në ato institucione ku punoi profesori, i bëjnë më shumë nder nëse nuk flasin. Ata kanë fjalë shumë e profesor Çetta kishte punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat