Dialogu dhe kompromiset me Serbinë

Opinione

Dialogu dhe kompromiset me Serbinë

Nga: Mr. Shefqet Avdimetaj Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:10
Mr. Shefqet Avdimetaj

Takimi për një dialog bëhet me dëshirë të sinqert dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sa është pala serbe e sinqertë në këto takime, dhe sa ka mirëkuptim rreth qështjes së Kosovës?

Të gjithë e dijmë që pala serbe është jo e sinqertë karshi këti dialogu. Këtë e di edhe Hashim Thaçi. Sinqeriteti i Vucicit ,dhe rrespketimi i rregullave të një dialogu, më së miri shifet kur ai thot se, Kosova është zemra e Serbisë!?

Për c`far dialogu mund të bisedohet këtu? Këtë duhet ta sqaroj Hashim Thaqi. Pse gjithë kjo tolerancë nga ana e Hashimit? Është kjo tolerancë për të mirën e Kosovës, apo për të mirën e disa personave,që thjeshtë, ti shpetojnë gjykatës speciale?

Sipas të gjitha gjasave është konstatimi i fundit,shpëtimi nga gjykata speciale. Por jo,gabim e ka Hashimi dhe mvarësit e tijë. Nuk do ti shpëtojnë kësa gjykate, që vetë e kërkuan dhe vetë e formuan.

Me të lidhur dikush,zgjidhesh disi,po e lidhe vetën,nuk zgjidhesh kurrë,thotë populli. Këta e kan lidhur vetëveten. E bënë kompromisin me Malin e Zi,për demarkacionin. Humbëm 8200 hektarë tokë,kinse për liberalizimin e vizave. Liberalizimi nuk ndodhi...!

Hashimi duhet ta dijë se dialogu është një partneritet,ku palët e pranojnë njëri tjetrin si të barabartë në bisedime,dhe rrespekt të ndërsjellë.

Derisa Vucici thotë, se Kosova është zemra e Serbisë, punon, dhe lobon ditë e natë, për të bindur ndonjë shtet që të tërheqë njohjnen ndaj Kosovës,si mund të dialogohet me të? Hashimi e ka shumë vështirë që këtë, të ja sqarojë popullit të Kosovës.

"Kryesuesi" i delegacionit tonë, duhet ta dijë se gjatë një dialogu, është shumë më e rëndësishme që ti kuptosh të tjerët,se sa ty të kuptojnë të tjerët.

Është e rëndësishme të dëgjosh, Hashim...sepse gjatë një dialogimi gjendesh para një sprove të madhe,sprovë të cilen deri më tani askënd në vendin të cilin ti e"përfaqëson,"nuk e ke bindur që je duke e kryer me dinjitet dhe në interes të vendit.

Gjatë procesit të dialogimit, ka vend edhe për vetëkritikë,por vetëkritika për juve është nocion i panjohur...! Unë jamë më i menquri, unë dhe vetëm unë, mund të dialogoj me Serbinë,kështu e ke të fiksuar në kokën tënde.

Në hapsirën në mes të pyetjeve dhe përgjigjjeve gjatë dialogimit, duhet të ketë vend për reflektim. Ti,Hashim kurrë nuk e bënë këtë. Pse, nuk je aspak transparent, kur bëhet fjalë për qështje kaq madhore? Pse, njërherë nuk e kërkove mendimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës ose të intelektualëve tanë të c`muar?

Pse c`do herë injoron intelektualët?Ti duhet ta dijshë se c`farë bashkëpunimi kanë politikanët serb me akademinë e tyre të shkencave dhe kishën serbe?

Por vetëm takime të mëshefta me disa mvarës tuaj,nëpër kafene e lokale të ndryshme. Jeni jo serioz,dhe i pa denjë për këte përgjegjësi kaq të madhe.

Apo,po e bën këtë nga se" shteti je ti" sic thoshte Luigji i XIV.."Sheti jam unë""L'état, c'est moi !" Jo,Hashim aga,ti nuk je shteti,ti nuk je Kosova. Ti do ikësh,Kosova do mbetët...! Për mendimin tim, jeni njeriu i gabuar,në vendin e gabuar...!

Kompromisi!

Për c`farë kompromisi bëhet fjalë? Kosova,nuk është duke bërë kompromis me Serbinë,mendoj unë. Kosova, nuk po kërkon as një centimetër territor të Serbisë. Mollën e Kuqe e kemi harruar...! E kujtojmë vetëm në këngë,duke pirë raki e qaj rusi, dhe duke gjuajtur me armë pa leje...!(Dardan Gashi,pjesë e delegacionit)

Kosovën lindore as që guxoni ta përmendi,gjatë "dialogimit". Me Serbinë nuk diskutohet tash për të pagjeturit, tha sot z Arifi...! Kur do të bisedoni,kur do të kërkoni eshtrat e atyre që u flijuan për këtë vend? Pengojnë formimin e ushtrisë...! Faktet e lartëcekura dhe shum të tjera,janë të vërteta,Hashim aga.

Nëse e pranojmë si të vërtetë që Kosova është e jona,atëherë mendoj unë që, me të vërtetën nuk ka kompromis...! Nuk ka,dhe as që do ketë kompromis me serbët me këtë qasje, që ata e kan ndajë Kosovës.

Serbia po kërkon territorë të Kosovës,po kërkon Mitrovicen Veriore, kërkon Trepcën, kërkon Ujmanin, kërkon asociacionin e komunave serbe në Kosovë(Republiken srpska në Kosovë)ngase ju ka mbetur ëmbël nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kërkon mbrojtjen e kishave dhe manastireve,që gjatë historisë,ne i mbrojtëm,ngase ishin tonat dhe janë tonat...!

Që të kemi bisedime të sukseshme(ndoshta) me Serbinë,ata kanë nevojë për ndryshime,siq jan ndryshimi i ndjenjave dhe lirimi nga paragjykimet...! Të dyja këto ndryshime shumë të vështira për tu bërë.

Ajnshtajni thoshte se"Më lehtë mun të ndajmë një atom,se sa të lirohemi nga paragjykimet"

Serbët po tentojnë që më gënjeshtra të ndryshojnë faktet,që fatëkeqësisht deri diku ,edhe kan pasur sukses,falë politikanëve tanë,jo të guximshëm dhe jo të përgaditur...!

Se c`menduritë individuale të politikanëve tanë në Kosovë, kanë arritur majat më të larta të pushtetit,janë një realitet i hidhur për vendin tonë.

Dhe si për cudi këto c`menduri të tyre i diskutojmë,vetëm nëpër oda dhe kafene.

Mendoj se, ka ardhur koha, që më mos të jemi shikues pasiv,por në mënyrë të emancipuar dhe demokratike të ngrisim shkallën e reagimeve tona dhe të ju themi STOP atyre që mendojnë që janë mbi popullin,mbi shtetin...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat