Referendumi në Maqedoni, fillimi i zhdukjes së identitetit nacional

Opinione

Referendumi në Maqedoni, fillimi i zhdukjes së identitetit nacional

Nga: Sulejman Mehazi Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:59
Sulejman Mehazi

Duam s'duam, mirë apo keq, na konvenon apo jo, ne duhet të përkrahim referendumin e imponuar nga Greqia dhe BE-ja, grekëve ju konvenon për shkak emrit gjeografik Severna Makedonia pa tri pjesët tjera të Maqedonisë Jugore, Lindore e Perëndimore, kurse shteteve europiane ju konvenon për shkak interesave politike-ekonomike e gjeo-strategjike; ky referendum do jetë mallkues jo vetëm për maqedonasit e gjorë që do mbeten pa identitet kombëtar, por edhe për ne shqiptarët që do mbetemi ashtu si kemi qenë më parë, po dhe më keq, do bëhemi qytetarë-turmë të rendit të dytë së bashku me turqit, serbët, romët e tj.

Jemi në situatë mjaftë të papëlqyeshme, të votojmë pro, s'bën, për shkak se do bëhemi vetëvrasës të identitetit tonë kombëtar, të votojmë kundër, do kënaqim VMRO-në e anën sllave ruse, po dhe do prishemi me NATO-n e BE-në. "Hyp se t'vrava, zbrit se t'vrava", shqip do flasim, ama identiteti ynë i ri do jetë "Qytetarë-Turmë", e jo kombëtare, mirë, po nëse fshatarët e katundarët s'duan të bëhen "qytetarë", atëherë ja problemi, nëse ata nëpër dasmat e tyre s'duan ta vënë flamurin qytetar të Severna Makedonisë, po atë kombëtar, atëherë çfarë do bëhet, a do dënohen katundarët që s'duan të bëhen qytetarë? Pas referendumit, menjëherë do ndërrohet çdo gjë: gjuha zyrtare e Severna Maqedonisë do jetë ajo qytetare e jo shqiptare; me ndërrimin e gjuhës, automatikisht ndërrohet dhe nacionalja, prej shqiptarë në qytetarë;
me ndërrimin e nacionales në qytetar, automatikish ndërrohet dhe kushtetuta në qytetare; me ndërrimin e kushtetutës në qytetare, ndërrohet dhe stema, himni e flamuri në qytetar; dhe, do bëhemi tamam si duhet, prej shqiptarë në qytetarë- turmë.

Shtojcë:

Për fat të keq apo të mirë populli ynë vullnetshëm do ndahet në tri pjesë:
- në Shqipëri - gjuha shqipe;
- në Kosovë - gjuha kosovare;
- në Maqedoni - gjuha qytetare;
S'kemi pse brengosemi, vëllezërit të lindur nga një nënë, sapo martohen, për të jetuar më mirë ndahen nga njëri tjetri e jo shqiptarët, puna e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat