Gjarpri i rrezikshëm dinak, Thaçi dhe vartësit e tij

Opinione

Gjarpri i rrezikshëm dinak, Thaçi dhe vartësit e tij

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 5 gusht 2018 Në ora: 17:16
Hashim Thaçi

Në mars të vitit 2016 e kam shkruar një artikull me titullin >>Kosova laborator politik i mvarur nga mëshira e Zotit<<, ku e kam potencuar faktin që Bashkësia Ndërkombëtare po eksperimenton me Kosovën, po aq sa Prontomafia e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Adem Grabovcit dhe Kadri Veselit.

Për të qenë edhe më i saktë e kam potencuar faktin se ky Ansambël tradhtarësh, vrasësish, hajnash dhe kriminelësh të korruptuar dhe gjysmë analfabetë është fajtor për të gjitha të këqijat që i ka përjetuar dhe po i përjeton ky popull dhe ky shtet po aq sa janë fajtorë edhe politikanët e shitur, shantazhuar, vazalë, zvarranikë dhe kriminelë në kryesinë dhe klanet e Ldk-së që e kanë ngjallur apo reanimuar politikisht Pdk-në sa herë që ishte klinikisht e vdekur dhe pa asnjë gjasë për shpëtim, vetëm e vetëm për ta ndarë gjahun e keqqeverisjes me ta. 

Duke e pasur parasysh faktin që kryesia dhe klanet e Ldk-së e kanë akuzuar njësoj si unë Prontomafinë e Hashim Thaçit, për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur dhe po i ndodhin këtij populli dhe shteti, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik, social, arsimor, edukativ dhe kulturor, por edhe për të gjitha atentatet dhe vrasjet e luftes dhe pasluftës që lidhen me likuidimin e fytyrave më eminente të subjektit që e përfaqësojnë, atëherë nuk mund të bëhet fjalë për vendime të pamatura dhe të pa qëllimshme, përkundrazi vetëm për vendime të qëllimshme dhe të planifikuara deri në detaje, që janë në kundërshtim të plotë jo vetëm me aspiratat e antarësisë së gjërë dhe elektoratit të Ldk-së, por edhe në kundërshtim të plotë me interesat e popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Isa Mustafa erdhi në Krye të Ldk-së pas kritikave të shumta që ia bëri paraardhësit të tij Fatmir Sejdiut për koalicionin jo parimor me Pdk-në dhe premtimi i tij i parë që ia bëri antarësisë së gjërë të Ldk-së dhe elektoratit dukej kështu : " Kurr më koalicion me Partinë e kriminelëve, hajnave dhe vrasësve ".

Isa Mustafa jo vetëm që e tradhtoi antarësinë, elektoratin dhe VLAN-in, por e bëri Kadri Veselin Kryeparlamentar dhe Hashim Thaçin President pasi që e përgjaki Vetvendosjen dhe Opoziten.

Ai sa ishte pjesë e pushtetit asnjëherë nuk e pati guximin për ta iniciuar zbardhjen e vrasjeve të luftës dhe pasluftës ashtu siç nuk e pati guximin as paraardhësi e tij Fatmir Sejdiu.

Për të qenë absurdi më i madh dhe tallja me elektoratin e çorientuar edhe më gjigante, pikërisht NISMA partia e cila pati sukses me mocionin e mosbesimit ndaj koalicionit Pdk-Ldk, ra viktimë e lojalitetit ndaj Ramush Haradinajt njeriut të shpëlarë paraprakisht në tru në burgun e Francës ku qëndroi pas marrëveshjes paraprake Thaçi-Vuqiq-Arnaud me qëllim që të përpunohet deri në atë masë, sa që të bëhët i përshtatshëm për për agjenden e tyre.

Në këtë mënyrë NISMA ra në mënyrë indirekte në kurthin e Thaçit edhe përkundër kundërshtimeve që i kishte përbrenda subjektit për të mos i hyrë për hatër të Ramushit aventurës politike me banden e Thaçit.

Përmes burgosjes së Ramush në Francë, Thaçi ky politikan i njohur për vetitë e dhelprës dhe gjarpërit i arriti disa qëllime njëkohësisht:

Që Ramushit ti fluturojnë zemrat dhe votat shqiptarëve, që të bëhët faktor i patejkalueshëm në kombinatoriken politike dhe ajo çka është më e rëndësishmja që ta shpëtojë Pdk-në nga zhdukja prej skenes politike përmes koalicionit me AAK-NISMA-AKR dhe Listen Srpska.

Sikur edhe kjo të mos mjaftonte Fatmir Limaj u përkujdes për t'ia menjanuar Ramushit të paditur, të paaftë dhe të shpërlarë paraprakisht në tru, pengesën më të madhe në rrugëtimin e tij keqqeverisës, Demarkacionin me Malin e Zi. 

Ishte alibi marrëveshja e tij me qeverinë malazeze së bashku me votat e sigurta të Ldk-së  brumi i tradhtisë që e mundësoi aprovimin apo kalimin e ligjit për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj radhe fatkeqësisht edhe me votat e atyre deputetëve të Ldk-së që kishin abstenuar apo kundërshtuar herën e parë.

Njëra prej tyre ishte edhe Vjosa Osmani, politikanja të cilës i kam besuar më së shumti në subjektin jo parimor politik Ldk. 

Pas fitores së Vetvendosjes në zgjedhjet qendrore dhe suksesit të madh në zgjedhjet lokale, ishte vetëm çështje kohe kur do t'ia mësyjnë hienat e lartpërmendura politike këtij subjekti për ta shpartalluar, kësaj radhe me forcat e përbashkëta , sepse ishte dhe mbeti i vetmi subjekt politik që nuk ra kurrë viktimë e lakmisë së sëmurë për pushtet dhe nuk u bë kurrë pjesë e lojërave dhe kombinatorikave të ndyra dhe gërditshme politike me fatin e popullit dhe shtetit.

Fatmirësisht, ata jo vetëm që nuk e arriten qëllimin parësor, por  vetëm sa e pastruan Vetvendosjen nga llumi dhe mbeturinat jo parimore.

Qeverisje e suksesshme quhet ajo që veprimtarinë e saj e bazon në parimet e vigjilencës politike, respektimit të rendit dhe ligjit, dinjitetit të njeriut, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, lirisë së mendimit, mbrojtjes së tërësisë territoriale, ndërgjegjës njerëzore, transparencës së plotë, përgjegjësisë së lartë dhe llogaridhënies permanente . 

Asnjë Qeveri e pasluftës nuk iu ka përmbajtur këtyre parimeve, përkundrazi.

Asnjë Parti apo politikan i rangut të lartë prej pasluftës e deri me sot jo vetëm që nuk ka dhënë llogari dhe përgjegjësi politike apo  ligjore për dëmët që ia ka shkaktuar shtetit dhe për vuajtjet që ia ka shkaktuar popullit të izoluar, të papunë dhe të shkelur të Kosovës, por është mbajtur në pushtet përmes manipulimit të vullnetit të popullit, fillimisht përmes votës së vjedhur e më vonë përmes vullnetit të tij të manipuluar me ndihmën e kombinatorikave të ndyra politike dhe koalicioneve jo parimore.

Në këtë lojë të ndyrë politike me fatin e popullit dhe shtetit kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç Vetvendosjes.

Të dashur shqiptarë: 

Çdo individ ka të drejtë të ketë preferenca ideologjike e politike ashtu siç ka të drejtë të ketë ëndrra, synime dhe qëllime fisnike. Por secili individ duhet ta ketë të qartë se Partia nuk është babë, nënë, vëlla, motër apo bashkëshorte.

Lidhja emocionale me emrin e një lideri apo një individi pavarësisht sa i mirë është ai lider apo individ, nuk guxon të bazohet në ndjenja e emocione, por në rezultate.

Nuk ekziston asnjë shqiptarë i gjallë e që është pak normal në kokë që nuk e din cilat janë rezultatet e subjekteve politike kosovare që ishin pjesë e pushteteve prej pasluftës e deri me sot.

Nënën, babain, fëmiun, vëllanë dhe motren as nuk mund ta zgjidhni e as nuk mund ta ndërroni apo zëvëndësoni, por partitë politike kur të doni, bre dreqi e marrt.

Parti kemi sa as dreqi nuk i hanë sepse janë më të djallëzuara se ai vetë.

Spo bën një Parti zgjidhe tjetrën ku është problemi?

Një gjë është e sigurtë;  nëse ne shqiptarët vazhdojmë të vegjetojmë para vetës me shqisa të mbyllura si pakurrizorët dhe nuk i kërkojmë partive dhe individëve që i zgjedhim përgjegjësi dhe llogaridhënie kurr ky vend, atdhe e shtet s'ka për të ecur një milimetër përpara, përkundrazi ekziston rrëziku që ta humbim komplet, sepse përveç që po loz politika me ne,  po lozim edhe ne me vetveten.

Le t'më thot dikush prej jush a është normale që ta kërkojnë disa politikanë të rangut të lartë në Ldk shkarkimin e Thaçit, pa e kërkuar edhe shkarkimin e Isa Mustafës dhe kryesisë e klaneve që e kanë zgjedhur kryetar shteti?

Ku ka more në botë ta zgjedhësh dikë pse të konvenon ty dhe kur të konvenon ty dhe ta kërkosh shkarkimin e tij vetëm pse të ka tradhtuar ty. 

Këto gjëra bëhën vetëm në jetën dhe firmat private, por jo në politikat shtetërore prej të cilave varet fati i popullit dhe shtetit, apo jo?

Ldk pa u liruar nga hipoteka e njerëzve që e kanë tjetërsuar dhe që e kanë shndërruar në patericë të Thaçit nuk është Parti që mund ti besohet, sepse nuk do të ishte hera e parë e as hera fundit që do ta thente çdo premtim dhe do ta tradhtonte elektoratin.

Mjafton që ti krahasoni pritjet dhe shpresat që i keni pasur në subjektet politike që i keni zgjedhur me rezultatet që i kanë korrur për të mos gabuar herën tjetër kur të votoni,  kaq e thjeshtë është kjo.

Uroj që ky popull këto ditë njëherë e përgjithmonë të zgjohet nga gjumi, sepse Kosova ka hyrë në ujëra të turbullta dhe të rrëzikshme për shkak të njerëzve të turbullt dhe rrëzikshëm në pushtet.

Pa protesta paqësore gjithëpërfshirëse dhe gjithëpopullore këta njerëz nuk largohen nga pushteti.

E më i rrëzikshmi prej tyre është bindshëm Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat