Republika në duar të patriotëve dhe matrapazëve politikë

Opinione

Republika në duar të patriotëve dhe matrapazëve politikë

Nga: Ali Hertica Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:51
Ali Hertica

Tani Republika e Kosovës është duke kaluar momente të vështira nga garda e patriotëve dhe matrapazëve politikë, por Kosova ka pasur fatin që në momentet më të vështira i kanë dalë në krah SHBA-dhe miqtë ndërkombëtarë  se shkëmbimi i territoreve në një përpjekje për të krijuar shtet etnikisht të pastër, është koncept utopik dhe i dështuar që ka sjellë tragjedi e gjakderdhje, veçanërisht në Ballkan.

Diskutimet e fundit në lidhje me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë siç ndodh shpesh mes politikës shqiptare, kontributorët në debat pak merren me thelbin e çështjes e njëri-tjetrin, dhe sharjet të mëdha për figura, që kontribuan për thelbin delikat e me rëndësi kombëtare të çështjes së shtetit dhe ruajtjes së sovranitetit.

Në fakt një diskutim i tillë nuk është i ri, por i kahmotshëm, pasi kjo strategji politike e shkëmbimit të territoreve  në mes dy sheteteve janë filluar sipas Haxhinastos, kur takimi i Meta – Gjingjiqit në 2002 për rrugëtim direkt të realizuar me takime mes përfaqësuesve të moderuar kosovarë e serbë, për t’i dhënë një zgjidhje sipas modelit evropian marrëdhënies Kosovë – Serbi. Modele themelore, apo planet në parim të shkatërrimit të mureve (kufijve) mes popujve të rajonit, jo i ngritjes së tyre, si lloj parimi i tolerancës dhe respektit reciprok për pakicat, ku këtë plan e pranuan edhe liderët politik të Kosovës, ku tani po sjell problem politik dhe atë të sovranit, ku një plan i tillë në parim i bashkëpunimit dhe integrimit mes popujve të rajonit, si domosdoshmëri për integrimin më të gjerë në BE.

Një investim i tillë është nga SHBA, BE dhe vende të tjera, ndodhi edhe më pas, për të forcuar shtetin e ri të Kosovës dhe për të promovuar integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Dhe sot, tek dëgjoj këtë debat mbi shkëmbimin e territoreve, më duket se ky investim ndërkombëtar, por edhe kombëtar, po rrezikon në mënyre serioze Republikën e Kosovës. Prandaj mendoj, se një koncepti të tillë të shkëmbimit të territoreve, është sa arkaik, jo-Evropian, aq edhe anti-kombëtar.Tani për këtë çështje duhet të mirret vetëm Kuvendi, për shkarkimin e presidentit  (tradhtar) të vendit, i cili sillet me arrogancë sikur të ishte mbret dhe diktator në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, ku për korrigjim dhe shkëmbim territoresh në vitin 2018 është rrezik i madh për shtetin e Kosovës dhe shtetësinë e Kosovës duke shkuar në modelin franko-gjerman për referencë shqiptaro-serbe dhe në marrëdhëniet franko-gjermane, është një model normalizimi të dy shteteve të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat