Më mirë të përgaditur me laps, sesa të kemi revoltë qytetare

Opinione

Më mirë të përgaditur me laps, sesa të kemi revoltë qytetare

Nga: Ilir Hereqi Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:15
Ilir Hereqi

Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, posaçërisht atë të negociatave, kemi raste të shumta kur ka qenë i pashmangshëm përdorimi i forcës, me qëllim që të shtyjë me shpejtë procesin e negociatave. Në kohën moderne është rasti i intervenimit të NATO-s mbi Serbinë si negociata të dështuara në Rambuje, këtu e pësoi Millosheviçi si lider mosbesues.

Kemi tre lloje të negociatave të dështuara të cilat janë të pashmangshme rreth përdorimit të forcës: së pari kemi dështim të vetë procesit negociator për të arritur marrëveshje mes palëve negociuese; së dyti dhënja e një pjese të pasurisë është e pa tolerueshme dhe si e tillë, pala e cila e bënë këtë lëshim, është e dështuar; së treti kemi dështim të negociatave kur palët që kanë arritur marrëveshje, dështojnë në zbatimin e tyre.

Ne, kemi nevojë për përdorimin e presionit të kohës e cila do të ishte mjaftë rezultative gjatë procesit të këtyre negociatave, po ashtu #duhet funksionalizuar diplomacia e koridoreve me njohësit e çështjeve diplomatike, mos ta presim vëtem tryezën e bisedimeve sepse rezultati do të jetë jo i mirë në favor të vendit. Mendoj që ekipi negociator duhet ta definojë në mënyrë të çartë interesat strategjike të Republikës së Kosovës.

Në telrinë e negociatave, pjesë e etikës dhe mirësjelljes janë edhe mënyrat e takimit dhe të përshëndetjeve mes negociatorëve të ndryshëm. Këtu ka ndikim formimi profesional, ndër grupet profesionale janë biznesmenët dhe diplomatët që me së shumti karakterizohen dhënia e fortë dhe tundëse e duarve, tipar ky miqësisë dhe sigurisë mes tyre. Andaj duhet bërë reforma urgjente se kush duhet ta përfaqësojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat