Një akt i shëmtuar që nuk përbihet lehtë, kur burri e vret gruan dhe fëminë e vet! - Bota Sot
Një akt i shëmtuar që nuk përbihet lehtë, kur burri e vret gruan dhe fëminë e vet!

Opinione

E martë, 21 gusht 2018

Një akt i shëmtuar që nuk përbihet lehtë, kur burri e vret gruan dhe fëminë e vet!

Nga: Dedë Preqi Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:29
Dedë Preqi

Njeriu si qenje njerëzore do të dallonte nga mentaliteti e një kafshe, mbase njeriu do të kishte kontakt dhe mundësi me format jetësore të edukimit, emocioneve dhe prevojave etike njerëzore.  Në këtë mënyrë njeriu fiton mundësi dhe cilësi të përparoj në mesin e shoqërisë, rritje të sigurisë, dobi, mirëqenje dhe vlera jetësore, por jo në të kundërtën e tyre, që të shkatërroj qenjen dhe pjellën e vet, si dhe në tërësi shoqërinë  njerëzore, duke mjaftuar të krahasojmë kuptimin që i japim fjalës “njeri”, në dallim prej fjalës “kafshë”.

Shumë gjëra në jetën njerëzore i përcakton dhe i formëzon kultura njerëzore, sipas së cilës arrihet diçka e sigurtë dhe e qëndrueshme në vetëvete, si edhe në shoqëri. Kultura tregon se realitetët e jetës hyjnë dhe bëhën pjesë e botës së lirë dhe botës e cila njeriun e ndryshon, e civilizon dhe dallon nga një botë tjetër.

Tek njeriu i sotëm shohim çudira të pa para dhe të pa lakmueshme, pikërisht veprimet e pa kontrolluara e rrezikojnë jetën njerëzore, po të mos përdoret ana ligjore , sipas rendit dhe ligjeve të përcaktuara të shoqërisë njerëzore, do të thotë sipas rendit moral dhe ligjit shtetëror, do të shkakëtohen katastrofa të mëdha, që njeriu e ka shumë vështirë tï përballojë dhe të përcaktojë rrugën e vet të mirëqenjës dhe qetësisë shpirtërore.

Nuk ka akt më të shëmtuar, kur një njeriu e shkrep armën kundër familjes së vet, kundër gruas dhe kunorës së vet dhe akti më i shëmtuar ndër të shëmtuarat, kur e shkrep plumbin kundër bimës së vet, kundër gjakut të vet, kundër frytit të vet,  që e ka mbjellur dhe rritur me ato duar “djallëzore”, duke ia merrë jetën po sa fillon të lulëzojë.

Shoqëria kosovare jeton akoma me disa realitete të dhimbshme me të cilat veprojmë pa u hamendur, se duhet ti trajtojmë më më kujdes pa ardhë deri te skandalet, që do të na kushtojnë edhe më shumë. Na mendojmë dhe flasim pa reshtur, se në vendin dhe shoqërinë tonë është veprim dhe organizim i mjaftueshëm, që bëhët kundër dhunës së gruas dhe ndaj familjes, por, a kemi rrezulltete të frytshme dhe si trajtohen dhe drejtohen këto veprime, nëse efekti i tyre mungon në thelbësinë e vet.

Shoqëria jonë do lëndohet përditë dhe nuk ndjehët e qetë në thellësinë e shpirtit të vet, por që vetëm mendon dhe gjykon pa ndërmarrë ndonjë veprim kundër problemeve shoqërore, ku dhuna ndaj gruas dhe familjes është e përditshme dhe e dhimbshme.

Përveq rastit aktual dhe aktit më qyqarë për një shqiptar, jo vetëm në komunën e Gjakovës, por dhe në shumë vende tjera në Kosovë, këto akte janë të vazhdueshme, të cilat do marrin hov dhe nuk do ndalen ndonjëherë  nga një shoqëri e tillë me defekte dhe të meta në udhëheqje, e cila nuk është e aftë me bindjet e saj të realizojë as shtet dhe as shoqëri të mirëfilltë.

Ligji moral, përgjegjësia, nderi, vegjilenca e ndërgjegjës shoqërore nuk duhet të neglizhohen në një mënyrë nga jeta e përditshme, duke ia humbur vlerën shoqërisë njerëzore, dhe e gjithë kjo natyrë e skandaleve të turpshme në vendin tonë nuk mund të ndodhnin në këto përmasa të mëdha, sukur të funksiononte ligji dhe rendi i pushtetit në nivelin e duhur.

Femra në shoqëri është qenja më e rëndësishme e shoqërisë njerëzore, ndërgjegjësimi i kesaj çështje akoma është i pa mjaftueshëm në shumë vende të mbrapambetura, që zvarritët dhe abuzohet me gjininë femërore, sidomos me femrat e mitura, që sot janë pjesë e përdhunimëve të dhimbshme, sidomos në vendet ku dominojnë sektet e ndryshme fetare dhe traditat e tyre të mbrapambetura.

Termi “dhunë” është diçka e tmershme, që do të thotë ushtrim mizor ndaj të pa mbrojturit, si një luhatje në mes jetës dhe vdekjes, që askush nuk mund ta merr me mend përfundimin e saj. Dhe në konceptin e anti-njerëzores, me fjalën “dhunë”, kuptojmë fjalën më gjestin më të përdalë, që nuk i përketë njeriut, por gjestet e tilla i përkasin vetëm anës shtazarake, edhe pse pikërisht për njeriun bëhët fjalë.

Në fakt popullit shqiptar të Kosovës, nuk do i tretët dhe shlyhet kurrë nga memorja e vet brenga dhe shqetësimi e 20 mijë nënave e motrave të veta, që u përdhunuan nga flliqanat dhe shizofrenët e Serbisë millosheviqiane, një krim i cili nuk ka marrë asnjë denim nga asnjë gjykatë e vedit, as e Serbisë dhe as ndërkombëtare, që do të thotë, një turp  për mbarë shoqërinë bashkëhore.

Ndërsa, dhuna ndaj gjinisë femërore dhe vrasjet e grave në Kosovën e pas luftës, që kap shifren e 100-të, është rrjedhë e kësaj shoqërie, rrjedhë e kësaj kohe, rrjedhë e kësaj politike dhe rrjedhë e këtyre njerëzve që u dihet adresa dhe vendi, në krahasim me të tjerët, apo serbët, që dje na vranë dhe na dhunuan, të cilët i quajtëm armiq, ndërsa këta të fundit me ç’farë emri duhet ti quajmë?...

Në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare, duhet të ngritën në protesta paqësore të gjitha Shoqëritë civile, i madh dhe i vogël, duhet të demostrojnë edhe Rrjetët e Grave, poashtu edhe burrat të protestojnë kundër burrave, që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe familjeve të tyre. Në Kosovë dhe Shqipëri, duhet të protestohet  edhe kundër pushtetëve aktuale, të cilat nuk kanë aftësi të krijojnë rende, të zbatojnë ligje dhe pushtet, që janë fryt i një sigurie dhe mirëqenje i popullit të vet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test