Shëndeti i mësimdhënësit, kusht i parë për sukses

Opinione

Shëndeti i mësimdhënësit, kusht i parë për sukses

Nga: Milazim Maraj Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:48
Milazim Maraj

Nga data 20.08.2018 mësimdhënësit duhet të paraqiten ne vendin e tyre të punës. Ata do të njoftohen më sistematizimin e orëve, kujdestarinë e klasave, më planë programet dhe ndryshimet eventuale në to, për procesin e reformave në arsim dhe eventualisht më rezultatet e konkursit aty ku ka pasur. Ajo që është brengosëse dhe që arsimin tonë po e përcjell një kohë shumë të gjatë dhe që po e dëmton ne masë të madhe është gjendja shëndetësore e mësimdhënësve. MASHT  dhe DKA do të duhej të mendojnë për këtë gjendje që  po ndikon shumë keq në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.

Jemi shtet që kemi dal nga lufta. Si para lufta, lufta dhe pas lufta për mësimdhënësit tonë ka qenë luftë. Ata më shumë së çdo kush tjetër kanë përjetuar tortura, burgosje, rrahje, helmime më helmet neuropralitike të ndaluara edhe me konventa ndërkombëtare, tortura në prezencë të familjes, para nxënësve dhe vrasje me tortura. Ata jetuan në përndjekje dhe më pasiguri totale nga se ndodhi që mësuesi të vritet edhe në klasë para nxënësve. Në luftë shumë prej tyre rrokën armët dhe ishin pjesë aktive të operacioneve luftarake, u përballën më plagë, vdekje, varrime, rivarrime etj.

Pas lufte u kthyen në shtëpitë e djegura më zhdukje totale të pasurisë familjare.  Duke pasur parasysh këtë  gjendje të rëndë që ka kaluar mësimdhënësi jonë ka pas nevojë që gjendjes së tyre shëndetësore t’i kushtohet  kujdes rehabilitues i veçantë. MASHT do të duhej që në koordinim më MSH të kontrolloj së paku dy herë në vit shëndetin e mësimdhënësit. MASHT dhe DKA do të duhej që të sigurojnë buxhet për mësimdhënësit që për shkak të kushteve që u ceken më lartë  dhe gjendjes së tyre shëndetësore, të shkojnë në pension invalidor. Më një pastrim efikas të listave të veteranëve të rrejshëm dhe disa korrigjime tjera  do të kishte buxhet të mjaftueshëm për këtë kategori të mësimdhënësve që me të vërtetë meritojnë kujdesin e shtetit t vet. Për fat të keq numri i mësimdhënësve që kanë probleme shëndetësore nuk është shumë i vogël.

Ndërsa  behët fjalë për institucionin ku  mësimdhënësi punon dhe çka punon edhe numri i vogël  i tyre më probleme shëndetësore, është shumë i madh nga se duhet llogaritur progresioni e dëmit në edukimin dhe ngritjen e gjeneratave të reja. Kudo në shkollat tona hasim mësimdhënës më probleme të ndryshme shëndetësore madje edhe të shëndetit shpirtëror. Më këtë gjendje të tyre shëndetësore, jo vetëm që dëmtohet cilësia e orës por krijohet atmosferë shqetësuese në klasë dhe shkollë, krijohet pakënaqësi dhe mosbesim  në shkollë, kjo gjendje dëmton motivin për mësim dhe edukim në tërë  trekëndëshin pedagogjik.

Mësimdhënës më këto nevoja do të shkonin në pension invalidor por gjendja e tyre ekonomike nuk i lejon. Andaj do të duhej të behët një analizë e gjendjes shëndetësore  të mësimdhënësit nga MASHT,MSH,DKA. Nuk ka ngritje të suksesit me gjendje jo stabile të shëndetit të  mësimdhënësve. Në këtë plan  këshillat e prindërve janë treguar tërësisht jo kompetent për detyrën që e kanë, si prindër dhe si këshill në shkollë. Rroli i tyre në shkollë as që duket, pra suksesi i aktivitetit të tyre tërësisht mungon. Kjo çështje pikërisht nga kjo strukturë do të duhej të aktualizohej, iniciohej dhe ngritët deri në nivelin më të lartë shtetërorë lokale dhe qendrore.

SBASHK bën zhurmë dhe kërcënon më greva për çështje shumë më pak të rëndësishme së shëndeti i mësimdhënësve.  Udhëheqja dhe organet e SBSHK janë fokusuar  për ngritje lineare të pagave, për kontrata kolektive etj, por kujdesin shëndetësor të mësimdhënësit nuk e kanë kërkuar kurrë. Nuk ka ndonjë të dhënë që SBASHK ka analizuar dëmin që shkaktohet nga mësimdhënësi i sëmur. Kjo nuk po shtrohet nga asnjë institucion adekuat dhe i ngarkuar më këtë detyrë. As në Kuvendin e Kosovës apo Asambletë Komunale nuk është shtruar për diskutim kjo gjendje shumë e rrezikshme që meriton kujdes dhe trajtim adekuat. Pasojat nga kjo gjendje i vuajnë mësimdhënësi, familja dhe gjenerata e re. Faturën e kësaj pakujdesie po e paguajmë të gjithë po e paguan  Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat