Rrënimi politik dhe ekonomik i Republikës

Opinione

Rrënimi politik dhe ekonomik i Republikës

Nga: Dibran Demaku Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:53
Dibran Demaku

Faqja e zezë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me postin e pamerituar politik që mban (Kryeministër i Republikës) ka vendosur që atë, pra, Republikën, ta rrënojë politikisht dhe ekonomikisht! Dhe këtë rrënim ai e bën sepse nuk di më shumë.

Që nga ngjitja e tij në postin e Kryeministrit,ai nuk bëri gjë tjetër,por Republikën e rrënoi politikisht:së pari duke pranuar Demarkacionin me Malin e Zi, në dëm të Republikës, atë Demarkacion që Ai dhe sejmenët e tij e kishin kundërshtuar vite me radhë, me të vetmin qëllim që Ai dhe sejmenët e tij të vinin në pushtet!Kjo i vërtetua tashmë katërcipërisht dhe këtë nuk e shohin vetëm ata që nuk duan të shohin dhe ata që natyra i ka lënë të verbët!...Nuk dihet edhe çfarë rrënimesh të tjera do t'i bëjë ai Republikës sa të qëndrojë ai në pushtet! E siç tregojnë parametrat ai do të qëndrojë gjatë në pushtet derisa me mosditurinë e tij t'a rrënojë plotësisht Republikën politikisht!

Edhe më keq e më brutalisht ai po e rrënon Republikën ekonomikisht!Që nga ngjitja në postin e Kryeministrit;ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka firmosur kontrata pune për ministra(ministra i thënqin?!), për zëvendësministra (zëvendësministra i thënqin?!), këshilltarë (këshilltarë i thënqin?!) lloj-lloj bashibuzuku e sorollopi, me të vetmin qëllim q? kështu t'a rrënojë buxhetin e Republikës sikur atë buxhet të ia kishte bërë babë Hilmiu (tashmë i ndjerë)!...Dhe nuk i mjaftua me kaq, sepse si i pangopur që është treguar Ai sa u ngjit në postin e Kryeministrit i kujdes që të ia dyfishonte rrogën vetës dhe sejmenëve të tij!...

Dhe kështu me rradhë dhe kështu çdo ditë!...Në emër të qeverisë që e drejton(zezon) nxjerr vendime nga më të ndryshme gjithnjë në shërbim të rrënimit ekonomik të buxhetit të Republikës!...

Populli thotë:zullumi këputet prej së trashi!...Zullumi i Ramushit në dëm të Republikës, qoftë ai zullum politik qoftë ai ekonomik ka arritur deri në atë masë ku pilafi nuk mban më ujë!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat