Zëri i qytetarit “memec”... - Bota Sot
Zëri i qytetarit “memec”...

Opinione

E hënë, 24 shtator 2018

Zëri i qytetarit “memec”...

Nga: Agim Vuniqi Më: 15 gusht 2018 Në ora: 19:13
Agim Vuniqi

Leopold Zhan Dominik: "You can take a body...burn the body...the spirit-you devils...the spirit-you criminals...the spirit lives on in our minds..." (Ju mund të merrni trupin ... djegni trupin ... por fryma-ju djajë ... shpirti-ju kriminelë ... shpirti jeton në mendjen tonë ...)

Në Dokumentarin që u shfaqë në kanalin televiziv amerikan IFC "The Agronomist" (Agronomi) /kishte shumë ngjashmëri politike me situatën në Kosovë/ sugjeron se Aristide dhe qeveria e tij mund të kenë pasur një motiv për të vrarë Dominique, aktivistin mbi 40 vjet i të drejtave të njeriut si dhe gazetarin e mirënjohur haitian të Radio Haiti, përndryshe edhe atje kishte ndodhur intervenimi për të rrëzuar sistemin diktatorial, në kohën e Clintonit. Më 16 dhjetor, 1996, Dominik kishte akuzuar Aristiden në një intervistë të drejtpërdrejtë, se ai ishte shquar si oligark i madh dhe Dominique thonte se oligarkët, ne kembim per pushtet kishin korruptuar zyrën e taksave dhe ndërmarrjen elektrike dhe se ky korrupsion ka qene pranuar nga Lavalas (partia në pushtet, në kohën kur Aristide ishte kryetar i Haitit). Përndryshe Dominique kishte simpati për Lavalas por kur ajo filloi të korruptojë sistemin ai për këtë akuzoi Aristiden. Mendohej se do të dëgjohet zëri i qytetarit, por ndodhi e kundërta, telefoni jasht Haitit ishte ai që drejtonte vendin. Më 3 prill, 2000, në moshën 69 vjeçar, Zhan Dominique gazetari i mirënjohur haitian u qëllua katër herë për vdekje nga dy persona të armatosur në Pourt our Prince jashtë radio stacionit tij të pavarur Radio Haiti.

Garimi për pushtet veçse ka filluar, asgjë e re, premtime të shtuara, gënjeshtra të reja..., i gati të gjithë akterëve pa përjashtim, pozitë e opozitë, ndërrohen kandidatët e partive politike brenda natës..., çfarë morali: mund të thuhet lirisht se që te dyja kanë përjashtuar qytetarin nga participimi i drejtpërdrejtë, ata u duhen vetëm si votues, si numra që rrisin bereqetin, asgjë tjetër.

Thjeshtë Kosova është shndërruar në strehimore të papunëve dhe të hajnave vendorë e ndërkombëtarë, të një procesi të ri manipulues zgjedhor, ku vendorët grabitës dhe të "jashtmit" japin urdhëra, rekomandime, ndihma... në një vend ku hajnat, pronarët e bordeleve të natës, dilerët e drogës, mashtruesit e të gjitha ngjyrave, stërshitësit e vendit; avoketërit e gjykatësit-janë të njejtë, ku pushtetin e ushtrojnë "guximtarët", në një vend ku këshilltarët e body guardët blerojnë.. ku rinia drogohet, abuzohet, ku nuk ka ligj as drejtësi; kjo është Kosova në brendësi, fasadë e së cilës janë ndërmarrësit politikë të shumë kompanive korruptive, janë gurëthyesit, janë pompat e shumëta të benzinës, ndërtesat e larta të ndërtuara pa plan..., nuk ka parqe, biblioteka të reja, shtëpi të kulturës, as institucione kulturore e shkencore.

Asociacioni...

Autonomia kulturore siç e quajnë disa Asociacionin-“Zajednicën”, thonë ata nuk është territoriale sepse nuk ka kufi qartë të definuar. Nëse shkoni në kadastër të gjitha komunat kanë të definuar territorin, pra Bashkësis ia e komunave tash e mbas do të organizohet si një super komunë, e cila përveç aspektit territorial ka te drejtë të financohet nga Serbia dhe ç'është edhe më keq ajo harton statutin, do t'ia jep emrin përmes së cilës definon territorin, zgjedhe, emron, krijon sistemin e pavarur te arsimit, Shëndetësisë, Universitetit, klinikave, spitaleve, nuk thirret pra në emra të mëdhenjë por bënë punë të mëdha. Tash edhe xehet do ti bartë përmes hekurudhës, dmth., është tërsisht e ndarë nga Kosova. Nëse e aprovon qeveria  le të ankohet pastaj në Gjykatën Kushtetuese, apo në Bruxelles. Qysh në kohën e Hitlerit ka qenë e ndërtuar hekurudha Zveçan-Munich, tash e kanë më afër. Edhe ashtu këto te drejta, nëse aprovohet, do t’u delegohen komunave, por jo Bashkësisë së tyre. Nëse komuna ka kompetenca ekzekutive te pushtetit, atëherë çka është super komuna-Asociacioni ???

Politikanët u shndërruan në sundues...

Ku ishin fjalët e bukura të bashkimit..., të lirisë..., të qytetarëve të lirë.. çdonjëri magjepsej nga fjalët inspiruese të liderëve që dolën nga lufta, dhe mendohej se liria e shumëpritur do të shoqërohej me drejtësi, me gjykatës të ndershëm, me pushtetarë të cilët do të mbrojnë të drejtat e privuara të qytetarit, të drejtat e pronës private, e ç'ndërrojë pas luftës.., politikanët në pushtet u shndërruan në okupues, në uzurpues, në manipulues, në gënjeshtarë.., nuk realizuan asnjë premtim, asgjasuan pasurinë tokësore e nëntokësore, shkatrruan ndërmarrjet publike, degraduan tërsisht sistemin e arsimit, i robëruan institucionet kulturore e shkencore...i përjashtuan nga procesi entuziastët e sportit dhe simpatizuesit, zhveshtoret i shndërruan në kafene të argëtimit...e ku shkojnë alkooli e sporti së bashku...

Armata e të rinjëve

Kush kujdeset për gjithë atë armatë të rinjësh, idol i të cilëve po bëhen këngëtaret e zhveshura, por edhe kriminelët muskuloz; argëtueset e "haremeve" moderne paraqiten ashtu edhe në kanalin e vetëm publik, edhe në televizionet tjera qendrore, nuk ka norma të normalitetit dhe kode të mirësjelljes dhe moralit, nuk ka as shoqata grash, as mbrojtës të florës e faunës..., as bashkësi fetare...nuk ka ndonjë marrëveshje të përbashkët lobuese për të ndalë hovin e të këqijave, nuk ka lëvizje qytetarësh as organizata civile që luftojnë drogën, prostitucionin, hapjen e kazinove, bordeleve të shumta..., ka vetëm aktivistë të cilët shoqërinë civile e kanë si trampolino për pjesëmarrje në simpoziume jasht vendit, por edhe kërcimore për pushtet në t'ardhmen.

Qytetarët ku janë ata?

E qytetarët ku janë ata, as nuk bëzjanë fare, vetëm shajnë, mallkojnë..., e kush do të luftojë për ta, për të drejtat e fëmijëvë të tyre, të cilët abuzohen gati çdo ditë edhe në lokalet shkollore, pse nuk participojnë ata si vullnetarë, si gjithkund në botë, ku janë ata për t'i mbrojtur fëmijtë nga dilerët e drogës, pse nuk organizohen ata për të ndryshuar vendin nga kjo e keqe...?

Shpresa...

Athua ka humbur shpresa për ndryshime, apo ajo është në horizont, a janë ata të rinjtë e Kosovës pa mbështetje të përgjithshme, ende të motivuar, të cilëve u mungon komunikimi me botën... Atyre u mungon radio stacioni i pavarur, të bashkëbisedojnë me qytetarë, ata duhet të komunikojnë me diasporën, me të rinjtë atje, nuk është mjaft të mbeten një organizatë vendore e rebeluar, ata kanë nevojë për ide të reja, të baskëshoqërohen me shoqata studentësh në perëndim, të reformojnë sistemin zgjedhor ku do të dëgjohej drejpërdrejt zëri i qytetarit, i të riut si vendimarrës, të shndërrohen në një lëvizje të re për një Kosovë të re, jo e mbyllur nga bota, por e hapur ndaj saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test