Hashim Thaçi ose shumë budalla, ose agjent i Serbisë ose kërkon të blejë kohë

Opinione

Hashim Thaçi ose shumë budalla, ose agjent i Serbisë ose kërkon të blejë kohë

Nga: Ramazan Hajdini Më: 17 gusht 2018 Në ora: 20:50

Reagim i Ramazan Hajdinit, Antar i kryesisë të bordit të LQSHA:

Përshëndetje Shirley dhe Joe:

Pashë intervistën tuaj në lidhje me shkëmbimin të tokës në mes të Kosovës dhe Serbisë!

Nuk është një shkëmbim legjitim.

Personalisht unë mendoj se nuk duhet të flasim për dhënien e ndonjë toke Serbisë mbase ato e kolonizuan Kosovën pas rënies së perandorisë turke.

Dhe serbët e humbën luftën në vitin 1999, kështu që duhet të jetë fundi i tregimit për kthimin e ndonjë territori në Serbi.

Siç e dini, rajoni i Miitrovicës (pasuritë me miniera dhe liqeni i Ujmirit) janë dy burimet më të rëndësishme ekonomike të Kosovës. Kështu Serbia ka luajtur lojëra që nga pavarësia e Kosovës për me i aneksuar.

Dhënia e tyre do të dëmtonte plotësisht ekonominë dhe do të dobësonte kushtetutën e Kosovës. Dhe kjo është ajo që serbët duan: një Kosovë e dobët, e cila në të ardhmen do ta bënte më të lehtë për të rimarrë.

Atëherë çfarë ndodh me serbët në qytete të tjera, Graçanicë, Prizren, Pejë, Gjilan?

Ata do të insistojnë më tutje në “Marrëveshjen e Komunave- Zajednica “, e cila është një tjetër përpjekje për të shkatërruar kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne të gjithë e dimë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë filluan në këmbë të gabuara me Thaçin (ai është ose shumë budalla ose agjent i Serbisë) ose thjesht duke blerë kohë duke krijuar krizë, kështu që akuzat kundër tij për krime lufte dhe korupcionin vjetrohen dhe falen.

Por nga çdo standard, ne duhet të mbrojmë kufijtë ekzistues të Kosovës dhe ata duhet të ngrijnë çdo bisedë me Serbinë përpara se:

– Serbia të njohë Kosovën

-Serbia i pranon krimet e luftës të kryera dhe kërkon falje.

-Jep të gjithë informacionin rreth të zhdukurve diku rreth 2000 shqiptarëve dhe paguan për dëmet e krimeve të luftës të kryera.

– Të gjitha të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë duhet të përputhen me të drejtat e shqiptarëve që banojnë në Serbi!

-pastaj mund të diskutojnë rreth demarkacionit të kufirit, i cili është korekcion i vogël dhe jep tokën pas formimit natyror të tokës dhe maleve. Por nuk e fal 1/3 e Kosovës.

Siç e dini në kushtetutën e Kosovës, serbet e Kosovës gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta, por bojkoti i tyre i institucioneve kosovare është konspiracion për të diskredituar pavarësinë e Kosovës dhe Beogradi luan lojëra me politikbërsit Kosovarë të korruptuar dhe kriminelë të papërgjegjshëm në menaxhim me Kosovën!

Ku qëndrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Cameria ?

Ne duhet të lidhim të gjitha çështjet e pazgjidhura të rajoneve shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, kur paraqesim çështjet tona në Komunitetin Europian apo Washington.

Ajo ka qenë dhe mbetet detyrë e Lobit Shqiptare ne Amerikë.

Natyrisht është dashur të jet obligim parësore i Shqipërisë që ta bëjë këtë, por kemi probleme edhe me qeverinë e korruptuar shqiptare, të cilët nuk interesohen shumë për pjesën tjetër të kombit jashta kufijve, tëpakicave shqiptare të lënë jashtë shtetit amë si që bë Serbia për pakicat Serbe në Kosovë dhe Bosnjë!

Kjo nuk është vetëm pikëpamja ime, por pikëpamja e shumicës së popullsisë shqiptare përfshirë anëtarët e bordit të AACL. (LQSHA)

Me respekt
Ramazan Hajdini, regjisor
Antar i kryesisë të bordit të LQSHA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat