Paqja e përgjakur e Hashimit

Opinione

Paqja e përgjakur e Hashimit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 18 gusht 2018 Në ora: 21:33
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Në 10 ditëshin e parë të lirisë, pikërisht, më 22 qershor 1999, arrestohen kuadrot-luftëtarë të FARK-ut: Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Ramë Idrizaj-Peja dhe asaj nate ekzekutohen në malet e Gjakovës. Dhe, vrasjet serike "në paqe" vazhdojnë me kryetarin e LDK-së të Istogut, avokat Shaban Manaj; atentatimi, me plagosje të rëndë, deri në invalidët karrige, të Fatah Rudit, kuadër i Dr. Rugovës; vrasja e Ekrem Rexhës, alias Komandant *Drini*; oficeri Ilir Selimaj me familje; ekzekutimi i Xhemajl Mustafës, këshilltar politik i Presidentit Rugova; atentatimi i Kosovë dhe Albert Zeqiraj; vrasja e Komandantit të UÇK-së të Rugovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovës; vrasja e trefishtë, Komandantit të ShP të UÇK-së të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj, kryeheroit të Betejës fitimtare të Loxhës; sekretarit të Rinisë të Deçanit, Hasan Zemaj dhe studentit Enis Zemaj; Sabahate Tolaj, shefja e Emergjencës të FARK-ut; Isuf Haklaj, oficer i Kosharës dhe hetues në Prokurorinë Speciale; Ukë Bytyçin, komandant i luftës dhe kryetar i komunës të Suharekës; Ismet Rracin, kryetar i komunës të Klinës dhe shumë qindra të tjerë. Vrasja e gazetarëve Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti; plagosjen e kuadrit të LDK-së, Agim Veliu, Gani Gecit dhe të tjerëve. Vrasjen e Besim Dajakut, truproje e Presidentit Rugova, njëherësh, nip i Shaban Polluzhës.

Hashimi- peng i detyrimeve ndaj  agjenturave armike

Kolaborimi, bashkëpunimi me frengun Bernard Kouchner, si i ngarkuar i Sigurimit francez, për  t`i heshtur krimet politike dhe ekonomike në Kosovë, Hashim Thaçi mori detyrime për ta boshatisur Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, duke bërë hapin praktik, drejt konsolidimit  të pushtetit serb, rrjedhimisht, ndarjen e Kosovës.

Demonstrimet masive të shqiptarëve, Hashim dallaverja i amortizoi me premtimet hipokrite e boshe, se shqiptarët do të kthehen në vatrat e tyre dhe do të jenë zotër të fateve të tyre, në trojet stërgjyshore. *Bashkimi i Mitrovicës është çështje ditësh apo muajsh*, - mashtronte e gënjente Hashimi. Të gjitha premtimet e shkruara mbi akull, u shkrinë, ranë në ujë dhe largimi i dhunshëm i shqiptarëve vazhdon.

Hashimi, kinse, derdhë *lot krokodili* për Preshevën, por, e lënë në heshtje veriun e Mitrovicës. Pra, ishin Hashimi dhe Kadria, të cilët punuan shumë për shuarjen e protestave të shqiptarëve dhe heshtjen e shpërnguljeve masive, grupore dhe individuale, të banorëve vendorë shqiptarë, për t`u lënë vend kolonëve serbë e malazezë, në veriun e Mitrovicës. Këtë e dëshmon ndërtimi i komplekseve banesore, me investimet e Serbisë.

Serbia e përzënë nga Kosova, nën goditjen e bombave, të hedhur nga avionët *Apaç* të NATO-Paktit, tani, në paqe ngulmon të kthehet si hisedare në Kosovë. Pas pushtimit në heshtje të Veriut të Mitrovicës, hapi i dytë ishte 6 pikëshi i Baki Munit. Shantazhimi i Serbisë ndaj Hashimit funksionoi *si sahat*. Refuzimi që i bëri - 6 pikëshit - Prof. Fatmir Sejdiu, duke qenë në cilësinë e Presidentit, i kushtoi me shkarkim! - 6 pikëshi - i Baki Munit, jo vetëm që nuk u eterizua, *shkri si fluskë sapuni*, - siç thoshte lëvriçka rrenacake e neveritëse Editë Tahiri, por u betonizua në tokat shqiptare. Ndërsa, Hashimi, me bandat numerike, të bashkuara, tani, në koalicionin - PAN -, përjashto AKR-në e zvarranikut Pacoll, pas-sabotimit të luftës, në koordinim me agjenturat armike të Kosovës,
përgjakjes të Kosovës, gjatë dhe pas luftës, me bandat e SHIK-ut dhe të *Shqiponjave të Zeza*,
boshatisjes të Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët, tradhtia e radhës është - 
pranimi i - 6 pikëshit -, fatal për Kosovën, i Baki Munit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat