Përrshesh me raki!

Opinione

Përrshesh me raki!

Nga: Kimete Berisha Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:14
Kimete Berisha

1. E ka bë gaz bote Presidentin Rugova se si gjoja ai e ka pi rakinë ujë, kurse vet Hashim Thaçi ja paska kajt nanën veç huntë n'raki i paska mbajtë.

Ju ka tek, kujton se evropian e modern nuk të bën Pedro Paramo, libri e kultura po rakia e droga.

Presidenti Hashim Thaçi ndoshta e ka zanat m'i deh e mi ba dru 'armiqtë' e tij me raki e masandej m'i shti me knu, kushdi, se gjithë ajo raki, nuk ka logjikë pse në takime zyrtare pihet rakija.

Para do ditësh e shpërbleu me medalje presidenciale një 'këngëtare' për të cilën u tha se e ka përdorë drogën, dhe kur ky e shpërbleu, tha se kjo është më dikushi se krejt shqiptaria.

Demek, më dikush se doktori që ta mshel varrën e ta gjen çaren kur t'shkon zemra te thembra, më dikushi se bukëpjekësi që ta jep bukën falas edhe kur nuk ke pare me pagu, se Nëna Terezë, se ortopedi që t'i ngjet eshtrat e thymë, më dikushi se ata që nuk e pinë drogën, nuk e qesin bythën n'fushë kur takohen me presidentin, aq 'selak' është sa kujton se droga dhe rakia e bëjnë njeriun perendimor.

2. Ndërkohë Serbia po i ushtron fëmijët dhe të rinjtë e saj në Zlatibor, të stërviten për luftë, fëmijët shqiptarë gjithë ditën e lume 'vrasin' në fortnite pa i ndal kush.

E 'vrasin' njëri tjetrin në një shkretëtirë përderisa s'mbetet njeri i gjallë. 
E 'vrasin' kush u del përpara, vëllain, motrën, se shokun e shoqen i bëjnë sallatë.

I pyeta një ditë disa djem të rinjë, a kishin luftu për Kosovë. Më thanë: Jo. 
Ata 'luftojnë' nat e ditë në fortnite dhe lumturia u vjen nga 'vrasjet' dhe nga nevoja për të mbijetuar veç ata vet.

Fëmijët shqiptarë luajnë luftas 12 orë në ditë, e nëse dikush i pengon ata pastaj ka raste që 'i rrehin' edhe prindrit, gjuajnë fjalë, gjuajnë e thyejnë çfarë u bie në duar.

Në Kosovë gjithçka është jashtë kontrolli, bën kush çka do, prandaj kjo lojë që i mëson fëmijët të 'vrasin' dhe të ndjejnë kënaqësi për këtë, instalohet falas.

Për t'u 'çmendur' gjithmonë është falas.

Njëri, kish ndodh e kish ba shurrën në shishe për të mos e ndërprerë lojën për me shku në WC, kurse tjetrin e kishin kapur ethet dhe sulm epileptik kur prindi (pas 12 orësh) ia kishte kërkuar ta ndërpriste lojën.

A bëhet fjalë për prindër dembelë apo për gjenerata që 'vrasjen' e kuptojnë si lojë, e dini ju!

Unë nuk di gjë. 
Në vakt zaman, kur nanat kishin qejf me pi çaj me shoqe e mi marrë gjinën nëpër gojë, i urdhëronin fëmijët me 'dilni luni', e tash për m'i heq qafe ua japin telefonat. 
S'ka bebe shqiptare (respekt për përjashtimet) që krahas cucllës nuk e ka mobilin n'dorë.

Po bëhemi popull agresivë dhe gjakftohtë. 
A më mirë do të ishte djemtë që e duan luftën të ishin ushtruar të bëhen ushtarë të vërtetë apo që bëhen 'ushtarë' që për ta fituar lojën marrin zemër dhe e 'vrasin' edhe vëllain dhe shokun e vet.

Më mirë si në Zlatibor. Kush ka nevojë të bëhet ushtar-le të bëhet ushtar që ja sheh hajrin atdheu e jo 'ushtar' që në fund të lojës e rreh nanën e vet.

Pastaj, u thashë fëmijëve, Jashar't kanë luftuar për lirinë tuaj, që sot ju ta 'vrisni' njëri - tjetrin në lojë. Kqyri lojnat e tyre në muze, e shihni. 
Kur i kam pa ato lojna, kam dalë natën në rrugë, e kam lëshu në veturën këngën 'Mora fjalë', dhe kam qajtë e kam vajtu me thellësi të shpirtit, aq shumë, sa policia më kanë pa e s'më kanë ndalë, se edhe atyre ua mori anën Kënga e Adem Jasharit.

Njëri prej djemve më tha: po unë jam i vogël me luftu për Kosovën.
I thashe, ani de mirë, po kur të rritesh, a lufton? 
Tha, jo se atëherë s'ka me pas nevojë.

3. E atyre që luftuan në UÇK më së miri është me ua ndal pagesat. Ku s'ka pare, s'ka as dallavere. 
Ata me luftu nuk munden kundër vendit që e kanë çliruar vet (me ndihmën e NATO-s). Dhe e kanë pasur obligim të luftojnë. Liria nuk ka çmim.

Me këqyr hollë e hollë, Jakup Krasniqi kur gjatë luftës e ka shpall mobilizimin e të gjithë shqiptarëve prej 15-55 vjeç, si sot më kujtohet, në atë moment krejt Kosovën i ka shpall veteranë.

Kushdo që ka dhënë kontribut në luftë, është ushtar. Edhe ajo plaka që gjatë luftës nxjerri dhëmbë me penjë të leshit; edhe ajo gruaja që nën breshëri plumbash gatoi krelanë me duqa për ushtarë; edhe ajo nusja që e lau gjakun nga uniforma e ushtarëve; edhe ajo vajza që lypte si për ilaç një zele a një gjethe t'gjelbër nëpër ara për me bë një sallatë n'kajde t'sallatës për komandantin.

Shumë kam gabu që s'kam apliku edhe vet për veterane e UÇK-së. Pse mos me apliku kur ndihem si veterane. 
Kurgjë mos paça kontribu, jam mërzitë shumë, kam dëgju lajme pandërprerë, nuk kam ikur nga Kosova, kam qajt shpesh, me një ushtar gjerman e kam ndërru një shishe raki me dy lugë kafe (rakinë e kam gjetur në rrugë, me siguri i ka ra Hashimit  ???? prej xhepit t'setres), dhe një herë zemra ka dasht me më plas kur e kam këndu k?ngën 'Ç'u dëshirush me të pa ty'.

4. E prokurori që dha dorëheqje, po duket e kish pas penguar lëndën e veteranëve m'u bë publike. Si iku ai, doli marrja që përfshiu edhe emrin e brigadës fantome të UÇK 'Hasan Prishtina'. Mos me pas ikë ai ku me ditë edhe sa uji kish kalu nën urë.

P.S. Ndërkohë që krejt luftërat janë të hapura, veç lufta kundër mushkonjave nuk po ndodh.

A ka pshtim! A ka kush që na del Zot. 
Komuna me ujë e kanë 'dezinfektu' kryeqytetin, e paret dikush i ka vjedh, se kjo çka po ndodh, mushkonja me këqyr me t'i nxjerr sytë, s'është normale.

Thuajini Shpendit (i cili pasi u nda nga Albini, pshtojë, i hoqi qafe krejt armiqtë, se s'merret më kush më me të, anipse e qelbi vendin, thuajini se në kryeqytet po ndodh 'The Biggest Fucking Mushkonja Party in Europe'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat