Kosova të dëbojë spiunët - Bota Sot
Kosova të dëbojë spiunët

Opinione

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kosova të dëbojë spiunët

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 20 gusht 2018 Në ora: 06:33
Baton Haxhiu

Pas çdo humbje lufte të shteteve pushtuese dhe tërheqjen nga vendet e çliruara, është zakon që okupatorët të marrin me vete edhe spiunët e tyre vendor.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi edhe me rastin e çlirimit të Kosovës, madje për çudi, Serbia edhe pas kapitullimit, jo vetëm që nuk mori me vete bashkëpunëtorët shqipfolës si Baton Haxhiu, por ajo arriti që pikërisht këtë shërbëtor të Ivica Stanishiqit dhe qeverisë së Millosheviqit, ta bëjë edhe këshilltar të dy figurave kryesore udhëheqëse, të të dy shteteve shqiptare, si të Hashim Thaçit në Kosovë dhe Edi Ramës në Shqipëri.

Për aq më tepër, megjithëse mediat vendore janë plot shkrime ku thuhet se gjatë luftës së vitit 1998 në Kosovë, UÇK kishte nxjerrë edhe një urdhëresë për arrestimin e Baton Haxhiut si emisar politik i krye-shefit të UDB-s serbe, Ivica Stanishiqit, bashkëpunëtori i UDB-ashit dhe krijuesit të grupeve kriminale paramilitare serbe si dhe themeluesit të partisë radikale në Serbi Ivica Stanishiqit, Baton Haxhiu edhe gati dy dekada pas lufte, jo vetëm që nuk është mënjanuar nga politika, por ai është vënë në ballë të aventurave më të rrezikshme për ndarjen e shtetit të Kosovës, i cili pa fije turpi as droje, përsëritë e ri-përsëritë pareshtur gati çdo ditë se kinse Veriu i Kosovës u dashka ti jepet Serbisë.

Nuk ka asnjë person tjetër në vend që përpiqet me kaq shumë zell dhe me më shumë urrejtje e antagonizëm kundër shtetit të Kosovës, si ai, për ndarjen e saj dhe faljen e Veriut të vendit tonë, ish shtetit pushtues të Serbisë

Fatkeqësisht përkundër të gjithave sa ndodhin, forcat politike dhe intelektuale shqiptare, jo vetëm se nuk u kundërvihen me vendosmëri përpjekjeve të tilla antikombëtare dhe antishtetërore të Hashim Thaçit e Baton Haxhiut & Co, por të gjitha lëvizjet në këtë drejtim, ende shihen me pasivitet dhe nuk reagon askush për të shmangur me kohë rreziqet për humbjen e territorit dhe zhbërjen e shtetit të brishtë të Kosovës, nga njerëz të tillë.

Siç është e njohur tanimë nga të gjithë, Kosovës edhe historia i ka dhënë shumë pak mundësi, për të arritur deri te e drejta e saj legjitime, ndaj Pavarësinë që sot gëzon, ajo e ka arritur me leksionin tragjik të të derdhurit shumë gjak për liri e çlirim.

Ndërsa në vend se Thaçi dhe politika vendore të këmbëngulin që Serbia të kthej trupat e të zhdukurve dhe të kidnapuarve nga soldateska pushtuese serbe në Kosovë, kërkojë falje për masakrat, dhunimet, shkatërrimin dhe gjenocidin, që Serbia e kreu mbi shqiptarët e Kosovës, spiunët e saj shqipfolës si Baton Haxhiu, guxojnë të trumbetojnë hapur, ndërsa vet Thaçi & Co përpiqen me të gjitha mundësitë, për faljen edhe të veriut të vendit tonë, Serbisë okupatore.

Shqiptarët nuk duhet as nuk guxojnë ta harrojnë kaq shpejtë gjenocidin masiv të Serbisë në Kosovë, okupatorit klasik që dhunoj në mënyrë të organizuar mbi 20.000 gra dhe vrau e kidnapoi dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë, nga shtëpitë dhe tokat e Kosovës,e që për rreth 1600 prej të cilëve ende nuk ka shenjë as gjurmë.

Nuk është, as nuk ka qenë kurrë, në edukatën familjare, as në natyrën e shqiptarëve që të përpijnë e durojnë kaq gjatë dhe pa fund, moralin e dyfishtë të tradhtisë, qoftë edhe kur ai vije nga Hashim Thaçi dhe spiuni Baton Haxhiu, ndaj në vend që të dëgjojnë në heshtje se si spiuni Baton Haxhiu përsërit e ri përsërit se Kosova, përveç mijëra të vrarëve e të kidnapuarve, dhjetëra mijëra femrave të dhunuara dhe miliarda eurove-djegie e shkatërrime, tani nga kuislingët Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë të UDB-s, u dashka dhënë edhe veriun e vendit tonë me miliarda euro pasuri nëntokësore Serbisë, ata duhet të reagojnë dhe parandalojnë me çdo mjet tendencat e tilla shkatërrimtare ndaj Kosovës.

Për aq më tepër, pasi që shteti i kapur nga politikanët e shitur dhe kuisling, nuk është në gjendje të bëjë as për së afërmi sa duhet për garantimin e tërësisë territoriale të vendit dhe sigurinë e qytetarëve, para se të ri-përgjaket sërish Kosova, shqiptarët duhet të reagojnë përfundimisht me vendosmëri, për të rrëzuar Thaçin nga posti politik dhe dëbuar sa më parë Baton Haxhiun, si person non-grata dhe të rrezikshëm për vendin, tek punëdhënësi i tij i vjetër dhe i ri, në ish UDB dikur, apo tani-BIA në Serbi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test