Me rastin e ditës humanitare botërore kujtojmë humanistin e madh dhe mikun e Shqipërisë, amerikanin Dr. Harry T. Fultz

Opinione

Me rastin e ditës humanitare botërore kujtojmë humanistin e madh dhe mikun e Shqipërisë, amerikanin Dr. Harry T. Fultz

Nga: Frank Shkreli Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:37
Frank Shkreli

 Të djelën që kaloi më 19 gusht Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar shënuan Ditën Humanitare Botërore, në kujtim të angazhimit dhe dedikimit të puntorëve dhe zytarëve kombëtarë e ndërkombëtarë që merren me çështjet humanitare, duke u shkuar në ndihmë njerëzve më në nevojë të botës, ndërkohë që në shërbim të të tjerëve rrezikojnë çdo gjë, përfshir edhe jetën e tyre.

Në kujtim të kësaj dite, Sekretari Amerikan i shtetit, Michael Pompeo lëshoi një deklaratë në të cilën vuri u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë një histori të dalluar për të ndihmuar njerzit në nevojë dhe në kushte të vështira jetese, qoftë për shkak të konflikteve, tragjedive natyrore ose të tjera duke shpërndarë ndihma humanitare, përfshirë ushqime, strehim, arsim, shëndetësi e të tjera për miliona veta anë e mbanë botës dhe për një histori të gjatë veprimi ç’prej fillimit të shekullit të kaluar.

Në këtë Ditë të humanizmit ndërkombëtar, le të kujtojmë humanistin e madh amerikan, Dr. Harry Fultz-in, i cili nga viti 1922 e deri më 1933 ai drejtoi në Shqipëri Shkollën Teknike, të njohur për atë kohë dhe sot.  Duhet shënuar se Kryqi i Kuq Amerikan, nën drejtimin e Dr. Fulzit-it, për të gjithë ata që e kanë mbajtur mend, e disa prej të cilëve më kanë thënë se ishte me të vërtetë një ent shumë humanitar për shqiptaët e asaj, sidomos nga këndveshtrimi i sotëm edukues, ekonomik dhe shoqëror. Ai kishte vajtur në Shqipëri në një kohë kur Shqipëria ishte e izoluar, e pa njohur dhe tejet e varfër. Nga ato pak shkrime që kam lexuar për të, e dinte mirë Fultz-i se ku po shkonte dhe e dinte gjlndjen e mjeruar në të cilën gj[ëndej cvendi, në çdo pikëpamje. Por ai me shpirtin e një humanisti të vërtetë, nuk ngurroi, por me një frymë si të një apostulli iu përvesh punës për të kryer misjonin e tij. Ai e kishte vendosur, sipas kujtimeve të disave, që më vuajtje dhe megjith sfidat e papara, të harxhonte të gjitha forcën dhe të ndërmerrte të gjitha përpjekjet  e nevojshme ta bënte Shqipërinë një vend më të mirë se ç’e kishte gjetur. Por, siç dihet ai hasi në shumë sfida, përfshir edhe mentalitetin osmano-bizantin.  Se si shikohej suksesi i Shkollës Teknike të Fultzit në Tiranë u pa më në fund, se me largimin e Fultzit, me të mbaroi edhe Shkolla Teknike. Mbaroi fatkeqësisht, me përbuzje, mosmarrveshje e konflikte kulturash.  Dihet se Dr. Harry Fultz, së bashku me Misjonin Amerikan u përzunë nga Shqipëria në vitin 1946 dhe shumë të diplomuar nga ajo shkollë jo vetëm që e kishin shumë të vështirë të gjenin punë, por  më vonë e pësuan edhe më keq, të akuzuar si agjentë amerikanë. 

Në veprën e tij poetike “Lines of Illyria” ose “Vargje Ilirisë” shkruar me të bijen e tij Xhoanën gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, por botuar në vitin 1950 në Nju Jork, ai i ka shënuar kujtimet e tija duke i kushtuar disa vjersha Ilirisë, ku sipas të ndjerit Profesor Zef Nekaj, më shumë se shije poetike, Fultz-i tregon lashtësinë dhe vrazhdësinë e vendit që e frymëzon atë.  Z. Nekaj shprehet në vlerësimin e veprës poetike “Vargje Ilirisë”, se Z. Fultz i ka kushtuar Shqipërisë mundin dhe vrullin e veprimtarisë së tij burrërore, për më shumë se një dekadë. Ai shpreh aty ankthin  për gjëndjen e shqiptarëve në atë kohë, për të arrijturat dhe të parrijturat e tyre dhe ankimin fisnik të zemrës së zjarrtë të një njeriu përparimtar që dëshiron të bëjë sa më shumë për popullin shqiptar.    

Është pra Dr. Harry Fultz, humanisti i njohur amerikan, që kujtojmë në këtë Ditë Humanitare Botërore. Harry Fultz-in e Shkollës Teknike të Tiranës, i cili përveç shkollës që mbante emërin e tij, ai së bashku me studentët shqiptarë, themeloi edhe revistën me titull “Laboremus” – Të punojmë. Kujtojmë humanistin amerikan i cili, që atëherë,  kërkonte ndihmë nga vendi i tij i madh për të mbështetur Shkollën Teknike të Tiranës dhe popullin shqiptar.   Në Ditën Botërore Humanitare e kujtojmë Dr. Harry Fultz-in duke shprehur mirënjohjen tonë të thellë për punën e tij, për vetmohimin dhe urtësinë e tij -- edhe në emër të atyre brezave që ai edukoi e la pas në Shqipëri, por të cilët ndoshta nuk patën kurrë rastin ta falënderonin.

Image

Biografia e Harry T. Fultz

29 Dhjetor 1888 – 30 Dhjetor 1980

Harry T. Fultz lindi në qytetin Salem të shtetit Indiana. Fillimisht ai u diplomua në kolegjin Wabash në Indiana e më pas në universitetin teknologjik “Amarou” në fushën e mekanikës. Deri në 1922 ai punoi si pedagog në institucione të ndryshme arsimore në Amerikë. Gjatë kësaj periudhe pati një shkëputje 2-vjeçare (1917 – 1919) për shkak të shërbimit ushtarak.

Në 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vjeçarin Harry T. Fultz, Drejtor të Shkollës Teknike, Tiranë. Nëpërmjet punës së tij Shkolla Teknike tërhoqi vëmendjen e opinionit të kohës si shkollë me cilësi të larta. Pedagogjia e tij në punë si drejtues mbështetej në moton “Learning by doing” (të mësuarit nëpërmjet praktikës) të cilën ai e zbatonte vetë i pari. Me kultin e punës u lidh edhe emri i revistës së shkollës “Laboremus” (të punojmë). Si pedagog i shquar ai diti të verë një rregull dhe disiplinë të jashtëzakonshme në shkollë, të rrënjosë dashurinë për punën, bazuar në të famshmin prakticitet amerikan. Si inxhinier me aftësi të rralla diti të ndërtojë një shkollë me një përgatitje akademike e teknike të cilësisë së lartë.

Veprimtaria e Harry Fultz është një ndërthurje e shkëlqyer e ideve pragmatiste, shpesh herë të gërshetuara edhe me elementë te edukatës, të pedagogjisë së punës ku fjala ka një unitet me veprimin, ku pasioni për punën shkrihet me profesionalizmin e lartë, përballë një personaliteti të madhërishëm të mësuesit bashkëkohor, të shkrira në një. Ai solli në vendin tonë traditën e përvojën më të mirë të shkollës amerikane, zbatoi metodat e reja të mësimdhënies dhe të mënyrës së të mësuarit, vuri në jetë dhjetra projekte, gjithçka në shërbim të përgatitjes e formimit të teknikëve të rinj.

Kujtimet e ish-nxënësve të tij janë vlera dokumentare që flasin për një model të shkëlqyer të mësuesit demokrat, i cili shquhet për nivelin shkencor, aftësitë e veçanta organizative në vënien në lëvizje të organizmave të shkollës. Ato janë dëshmi e një përvoje dhe intuite të thellë psiko-pedagogjike, e një ndjeshmërie të situatave të nxënësve e përpjekje maksimale për t’iu gjendur pranë si mësues e prind në çfaredo rrethane.

Misioni i tij përfundoi më 1933 pas 11 vjetësh duke lënë një mesazh për brezat e shkollës “Përpiqu ta bësh vendin të denjë për të jetuar në të”

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai punoi 4 vjet në Departamentin e Shtetit dhe në agjensitë e tjera qeveritare të SHBA. Nga maji i vitit 1945 deri në nëntor të vitit 1946 punoi në misionin diplomatik të SHBA në Tiranë dhe në ambasadën Amerikane në Romë deri në pranverë të vitit 1947.

Në pranverë të vitit 1947 u caktua Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare, një rezidencë kryesisht pë studentët e huaj në Universitetin e Chicagos dhe qëndroi në këtë post deri sa doli në pension në vitin 1962. Gjatë këtyre viteve punoi gjithashtu sekretar i Bordit Panamerikan të Arsimit (1947 – 1962).  (Marrë nga portali Instituti Harry Fultz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat