Lobi Serb, përpjeke që politikën Amerikane për Kosovën t'a kthejë në favor të Serbisë

Opinione

Lobi Serb, përpjeke që politikën Amerikane për Kosovën t'a kthejë në favor të Serbisë

Nga: Hafiz Shala Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:58
Hafiz Shala

Në nji situatë të trazuar, të traumatizuar nga klasa sunduese, e kërcënuar nga Esat Pasha i Kosovës për premtimet e nënshkruara me Vuqiqin, pa dijen, pa pëlqimin e institucioneve dhe verdiktin e sovranit, dhe në kundërshtim me qëndrimet e shteteve ma të fuqishme rreth ndryshimit, korigjimit ose ndarjes së Kosovës, sikur derri i egër i cili kur e nisë vrapin, nuk e ndërrone drejtimin edhe pse e dinë se do të hasë në nji objektë të fortë, i cili do ta palosë për tokë, përsëri si i pavetëdijëshm ose nën ndikimin e alkolit e drogës, e vazhdonë me të veten.

Për habi, po i njëjti kurrë nuk e hapi çështjen e Kosovës Lindore, atje ku duhej e kur duhej, bile së paku ta nënvizojë qoftë edhe nji here aty ku duhej statusin e tyre, në bisedimet me serbët, e tani, pa një as dy, pas asnjë ide donë të ja “bashkonë Kosovës”.
 
Por se si dhe kur as ai vet nuk po e dinë – veçse i ka hy më kokë të vetit si ai derri i egër që thashë pak më lart.
 
Si dhe qysh, vetëm ai e Vuqiqi e dijnë dhe Lobi serb, i cili kohve të fundit është në ofenzivë si kurrë ma parë, nuk ka qenë, që këtë e vertetojë me prezencën time në këtë shtet për afro 28 vjetë, i kyqyr rreth lobimit përmes Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, të udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe zonja e nderuar Sherley Cloys DioGuardi, që njiherit është Këshilltare dhe eksperte për çështje të Ballkanit dhe kryetare e Fondacionit Shqiptaro Amerikan në Lobin shqiptar, bashkë me Bordin e Drejtorve.

Sherley Kloys DioGuardi, në Lobin Shqiptaro Amerikan u angazhue që nga viti 1994, që kur ishte nji ndihmëse shumë e madhe për Ligën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ajo, në nji shkrim autorial, i jep detajet rreth Lobit serb, organizimit, veprimit dhe depërtimit në Kongresin Amerikan përmes kongresmenve qoftë edhe me origjinë greke, duke shpenzuar para të shumta nga Qeveria e Serbisë. Ata, me të drejtë e vleresuan se tani është momenti që të ndërmirret nji fushatë deri tani e paparë.
 
Në vazhdim përcilleni rrjedhat e veprimtarisë dhe infiltrimimi tyre në Kongresin amerikan, ku zonja Sherley Cloys DioGuardi përpos tjerash shkruan:

Qëllimi i Lobit serb është që nëpërmjetë propagandës të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqet ta bëjë duke instaluar frikë në SHBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se shumica shqiptare e Kosovës, veçanarishtë në botën e pas 11 shtatorit 2002, paraqetë nji forcë muslimane armiqësore në zemër të Europës.
 
Së bashku me sinjalet që kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se në tryezën e negociatave Prishtinë -Beograd, se së shpejti do të diskutohet edhe çështja e statusit final të Kosovës, është shfaqur edhe njiherë ngazëllimi jo i paktë në radhët e qarqeve politike shqiptare.
Ngazëllimi për mundësinë e marrjes fund të vendënumërimit politik, social dhe ekonomik të Kosovës si nji protektorat i OKB-së, gati shtatë vjetë të plota, pas mbarimit të luftës, është i kuptueshëm, por ky ngazëllim mund të jetë parakohëshëm.
 
Ndërkohë që Kosova gjithnjë e ma shumë po afrohet drejtë bërjes shtet i pavarur, Lobi serb në Uashington ( duke përfshire edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishës orthodokse serbe në SHBA, në Serbi dhe në Kosovë),i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerrë nga binarët pavarësinë e Kosovës.
 
Duke e pasur të qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizmat të tjerë ndërkombëtare janë të pregatitur për të imponuar nji zgjedhje, në raste se bisedimet e kësajë vere për statusin final dështojnë( dhe unë besojë se këto bisedime do të dështojnë), Lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdonë nji luftë mediale me qëllim që nepërmjetë sajë të provojë që në grahmat e fundit, të lëkundë në favorin e tij, opinionin publik dhe zyrtar në Shtetet e Bashkuara.
 
Qëllimi i tyre është që nëpërmjetë kësajë propagande të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë në SHBA,me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se veçanarishtë në botën e pas 11shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet nji forcë myslimane potencialishtë armiqesore në zemër të Evropës.
 
Ç’është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesishtë mysliman, katolik dhe ortodoks sekularistë, të cilët kanë jetuar dhe jetojnë së bashku të plotë tash e sa shekuj të tërë me radhë.
 
Shqiptarët, që në radhët të par ndjehen si shqiptar e më pas njerëz fetar. Pohimi në fjalë nuk munde të vertetojë asgjë ma mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptarve etnik në Kosovë, në Mal të Zi dhe Maqedoni, është vendi i vetëm që mund ta pohojë me gojën plot se i ka mbrojtur e shpëtuar të gjithë hebrejtë që kanë pasur fatin të hyjnë brenda kufijve të sajë gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Lufta mediatike e Serbisë s’është e drejtë, është e ndyrë, jo vetëm për faktin se po përhap racizëm të kulluar antishqiptar dhe po keqperdor religjionin për qëllime të përfitimit politik në Perendim, por, mbi të gjitha sepse në gazetat e ndryshme amerikane, po boton raporte gazetareske dhe opinione editoriale të ndryshme që po shkruhen me qëllim nga analistë të ndryshëm politik e fetar të quajtur “neutral”, duke qenë në të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje me Lobin serb dhe me firmën e tyre të njohur lobuese në Uashington D.C.
 
Në materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t’i tregoj aktorët kryesore të këtijë angazhimi, i cili synon të ndikojë dhe përfitojë,sidomos,lexuesit e painformuar amerikane.
 
Për mendimin tim, lideret politik dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i kundervihen angazhimit të Beogradit për minimin e përpjekjeve që po bën bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë paqen Evropës Juglindore, njiherë e përgjithmonë.
 
Kontrata e firmës juridike” Vonanle” me Këshillin Kombëtar Serb për Kosoven e Metohinë
 
Më 24 prill të vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit” Roll Call” dhe më 1 maj dhe seksioni i “Legal Times- Full Disclosur: Neë and Notes from K.Street”, i botuan raportet e para, sipas të cilave “Venabel LLP”, njëra ndër firmat kryesore të lobimit ligjor në Uashington,”në marsin e këtijë viti, kishte lidhur një marrveshje me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovë e Metohinë, një grupim ky që paraqitet në emër të serbëve të zhvendosur të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999”.
 
Edhe dy gazetat shkruanin se “ Vonable” gjatë gjashtë muajve do të marrë 6000 dollar në këmbim të furnizimit të këtijë grupimi me ”plane strategjike dhe taktike të çështjeve të politikës së jashtme të parashtruara para qeverisë amerikane”. Njoftimi i bërë në “Roll Call” bënte me dije se “Vonable” do të marrë nga 100 mijë dollar shtesë për çdo muaj nga vazhdimi i kësajë kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit të vitit 2006, është e nënshkruar në përputhje me Aktin e regjistrimit të agjentëve të jashtem pranë e Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe është nënshkruar midis kompanisë ”Venable” dhe Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë. Venable prezentohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras(James Jatras, me origjinë greke) dhe kontrata përfshinë këto pika:
 
“Dhënia e këshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje të politikës së jashtme të ngritura para Qeverisë amerikane ( degve të egzekutivit dhe legjislativit) dhe puna në media”.
 
Shërbimet e “Venable”-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb” do të përfshijnë edhe çështje që i përkasin shërbimit të medias “Global Strategic Comunications Groupe” vepronë nën drejtimin e Vonable, për ta përfshirë pregatitjen dhe daljen në medie, asisrence në përpilin e deklaratave politike, botonë shkrime vetëm të natyrës”opinione” dhe editoriale, me botim te të dhëneve,me botim e të dhënave të vazhdueshme elektronike, monitorim të mediave, formimin dhe administrimin e një këshilli amerikan të politikës,përzgjedhja e medies së paguar si dhe raportim dhe këshillë dhënie tjetër”.
 
Përgatitja dhe qasja në medie oferta kryesore e kompanisë Venable për Beogradin:
 
Asociated Press: Më 14 prill, vetëm pak javë pasi që Këshilli Kombëtar Serb nënshkroj kontratën e tij me Xhems Xhatras(James Jatras) në Venable, David Hamer i agjensisë ” The Asociated Press” botoi një artikull në sektorin e AP-së për ngjarjet në botë, me titullin” Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavaresinë e Kosovës”. Artikulli saktësonte se “Serbia e ka ftuar Kongresin e SHB-ave që ta ndjekë shëmbullin e Senatit e të thotë se Krahina e ndarë e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavarësi”.
 
Gazetarët shqiptar në Ballkan reaguan me indinjatë ndaj përshkrimit të Kosovës si “ Krahinë e Ndarë”. Ata theksuan faktin e pamohueshëm se Kosova nuk është pjesë e ndarë e Serbisë, por tokë e aneksuar nga Serbia pas Luftës së Parë Boterore.
 
Ndërkohë, Agjencia “The Asociated Press” nuk e komentoi fare faktin se rezoluta kongresionale e prezentuar nga kongresisti Stiv Çabot( Stevne Chabot) në dhjetor tevitit 2005, në mbështetje të rezolutës së Senatit 273 të paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinoviq ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, ku liderët, kongresistët Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur që më parë rezolutën e Kongresit 24, e cila i ftonte SHBA-të ta njohin pavaresinë e Kosovës tani.
 
AP-ja citonte Vuk Jeremiqin, këshilltarin kryesor të presidentit Tadiq për çështje politike, të kishte deklarue se”Kongresi do të mund të ofronte mbulesë të rëndësishme politike për lidershipin e “koalicionit të qendrës” të Serbisë po të theksonte se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat për pavarësi”.
 
Por kjo gje nuk ka ndodhur.
 
Në fillim të këtij maji, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, theksoi publikishtë se Qeveria e Kosovës, po vazhdone ti përmbushë obligimet e saj në përputhje me planet për implementimin e standardeve.
 
Ndërkohë, ndërmjetesuesit ndërkombëtar në bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditve të verës do të fillojë vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.
 
The Washington Times
 
Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit të qëllimtë të shqiptarve si forcë teroristësh myslimanë në zemër të Evropës,po shpenzon energji të madhe edhe në përpjekjet për prezentimin e shqiptarve si liderë të rrjetëve të krimit të organizuar, të përfshirë në trafikimin me qëniet njerëzore, me drogë dhe armë në Ballkan.
 
Më 9 maj,”The Ëashington Times” botoi nji shkrim të llojit opinion që njihet me emrin” Asi-Ace” dhe që kësaj radhe kishte për autor nji ushtarak të pensionuar amerikan dhe mbante titullin”Tmerri i Kosovës”,në të cilin admirali amerikan në pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si ” pjesë integrale të luftës kundër terrorit” dhe përmendte Kosovën si qendër të aktiviteteve të paligjshme në Evropën Juglindore, që sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.
 
Lions, Admiral i marinës amerikane në pension e demonconte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizëm me pririje “kriminle dhe terorriste që mbante lidhje me mafien shqiptre në Evropë.
 
Atë nuk e tha dotë “The Ëashington Times” krah botimit të artikullit të Lionsit, i cili është se autori dhe nuk është kurfar analisti apo ekspert, por anëtar i një bordi këshillimor të ”Këshillit Amerikan për Kosovën”,organizatë frontale për lobim e serbve të krimuar nga kompania kontraktuese këshillëdhënese “Vonable” dhe grupit të tyre të bashkpunimit “Global Strategic Comunications”.
 
Këshilli Amerikan për Kosovën-Këshilli i Venabl -it “për politikën e jashtme amerikane”
 
Në vebfaqen e tij(ëëë.savekosovo.org),Këshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si ”aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, që të dy grupime këto të regjistruara në përputhje me Aktin për regjistrim të përfaqësuesve të huaj, si agjent në shërbim të “Këshillit Kombëtar për Kosovën e Metohi" e uebsajti të Këshillit Amerikan për Kosovën , rendit në radhë të parë, të gjithë artikujt që organizata ka arritur t’i plasojë në median perendimore gjatë gjithë periudhës së shkruar njëvjeçare, duke përfshirë edhe artikullin e datës 9 maj të këtij viti të autorit Xheimes Lions(James Lyons) në gazetën “The Ëashington Times”, që kundërshton kërkesën dhe angazhimin e Kosovës për pavarësi dhe e cilëson ate si shtet të islamizuar. Është interesant fakti se në listën e Bordit konsultativ të Këshillit në një pjesë jo vetëm Xheims “Ce”Lyons Jr.,por edhe Doug Bandoë, i cili më 15 dhjetor të vitit 2005 dha doreheqjen si bashkpunëtor i vjeter pranë Institutit “Cato”, organizatë me seli në Ëashington që merret me vlerësimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkpunëtor që shkruante në “Ëashington Times”, pasi që u detyrue të pranonte se gjatë nji dekade me radhë kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof(Jack Abramoff) në këmbim të botimit të artikujve favorizues për klientët e Abramamofit.
 
Ky faktë ngre pikëpyetje për të kaluarën e Bandoë-it, si vëzhgues i “paanshëm” i konfliktit në Ballkan. Në mars të vititi 1999, Brandovi, ishte njeri ndër pesë dëshmitarët, në mesin e të cilve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-së, Zhan Kikpatrik(Jean Kikpatrick), ish sekretari amerikan i shtetit Hennri Kisingjeri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Sherley në rolin e këshilltares politike për çështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro -Amerikane. Ne të gjithë dëshmuam ne seancën degjimore të Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, të drejtuar nga Kongresisti Tom Lantos dhe Ben Gilman. Me këtë paraqitëm qëndrimet tona lidhur me dërgimin e trupave tokësorë amerikanë në Kosovë.
 
Kikpatriku dhe unë e mbështetëm fuqishëm dislokimin e trupave tokësorë amerikanë, për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë të sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do të mbështesim çdo vendim që do të merrte Kongresi, ndërsa Doug për ta pamundësuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
 
Përveç Xheims Lonisit dhe Doug Bamdoëit, në radhët e Bordit këshillimor të Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andre G.Boston,Thomas Gambill,Julia Gorin,Uilliam J.Murray,Keith Rodeik,Uanda Shidley,Sir Alfred Sherman,dhe Robert Spencer.(Komuniteti i gazetareve duhet të hetojë nëse anëtarët e bordit konsultativ në fjalë paguhen nga ky lob për botimet e tyre në emër të këtijë Lobi).
 
Uilliam J.Murray,Kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Fridom Coalition),meriton këtu nji vëmendje të posaqme,për arësye se me urdhërin e lobit serb ai udhëhoqi një “ mision faktëmbledhës” në Kosovë, pas trazirave të marsit 2004.
 
Megjithse konflikti në Kosovë nuk është fetar, por politik dhe i natyrës ekonomike, Murray kishte ardhur në përfundim se pala shqiptare kishte nji “hasmëri xhihadiste kundër të gjithë krishtërimit”.
 
Raporti i tij,i përpiluar së bashku me presidentin e Instituit për fe dhe politikë publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjerësisht në Kapitol Hill
me qëllim që të fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, të cilat fundja e fundit, ishin grupe që bënë ndryshimin e vogël elektoral në zgjedhjen e presidentit Xhorxh U. Bush në vitin 2000.
 
Xheims Xhatras - përfaqësues i Venable për Këshillin Kombëtar Serb
 
Xheims Xhatras(James Jatras),amerikan me origjinë greke me histori të gjatë të aktivitetit pro-ortodoks dhe anti-mysliman në Ballkan,ndërsa ma parë analist i lartë i politikës së jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan(1998-2000) ka nënshkruar marrëveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb më 22 mars 2006.
 
Xhatras, jo vetëm që nuk është vëzhgues neutral, por ështe lobist i paguar për Këshillin Kombëtar Serb dhe është nji ekstremist ortodoks që mbanë lidhje të thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka ka shkruar artikuj të shumtë, nëpërmjet të cilëve ka synuar t’i paralajmërojë amerikanët për kërcenimin që vjenë nga islami militant në Evropën juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar në revistën “Chronicles” që mban lidhje me grupet e srebve te Bosnjës. (Sergja Trifloviq,redaktor i “Chronicles” për tema të jashtme, me parë ishte zëdhënës zyrtar i të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiq).
 
Xhatrasi ishte njeri ndër folesit kyç të Kongresit të nëntë të Unitetit Serb dhe drejtor filmi në filmin propagandistik të produkcionit amerikano-serb,”Yugosllavia : The avodable Uar-një luftë që mundë të shmangej” , producent dhe regjisor i të cilit ishte Geotge Bogdaniq.
Dhe, gjatë luftës në Kosovë, ishte Xhatars, në cilësinë e analistit të lartë për politikë të jashtme, pran komitetit për politikë republikane të Senatit, njeriu që e porositi dhe e vuri në qarkullim raportin e parë dhe plotësishtë të rremë të Jozef Bodanskit në Kongres dhe Senat, me titullin : ”Kosova: front i ri ballkanik i SHBA-ve dhe Iranit”. Kjo që bërë në kuadër të përpjekjeve për ta bllokuar mbështetjen kongresionale për intervenim në luftën që Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrinë e Çlirimtare.
 
“The Balltimore Sun”-paraqet rrejshëm gjëndjen e serbve të Kosovës
 
Me 10 maj, artikulli nga Kristofer Deliso, me titullin “Intervenimi gjysmak në Kosovë shuan shpresat për paqe”, u botua në “The Balltimore Sun”.Tash për tash nuk nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit të lirë që drejton”Ballkananalysis.com” nga Shkupi,mban lidhje me kontratën Xhatars/ Venable. Megjithatë,Deliso identifikohet qartas me tërbimi. Lobi serb për të goditur zgjedhjen finale të statusit të Kosovës duke i përshkruar serbet si komunitet që po jeton kohë të vështira nën rrethim dhe i cili do të ikë “bashkë me rimobiliImin e militantëve për ti spastruar serbët dhe për ti aneksuar tokat e banuara shqiptare të Maqedonisë dhe të Malit të Zi,sapo Kosova të jetë e pavarur”.
 
E treta është se shumica e serbve të Kosovës, ashtu si edhe e shqiptarve, duan thjeshtë të jetojnë në paqe. E që sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh, sesi gruaja shqiptare do të blejë gjësende nga ajo serbe në trgun e hapur. Siq e ka bërë të qartë Komuniteti Ndërkombëtar që kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, vjeshtën që e lamë pas,është Serbia e jo shqiotarët ata që po e pengojnë integrimin e serbve të Kosovës në shoqërinë e Kosovës.Trupat e NATO-s që do të vazhdojnë të ngelin në Kosovë edhe pas zgjidhjes se statusit final, për të vëzhguar mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ata do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është çelsi, e jo pengesa për bashkë egzistencën paqësore midis grupeve të ndryshme etnike.
 
 Rreziku nga heshtja shqiptare
 
Shqiptarët kanë vazhduar ta nënvlerësojnë nevojën për marrëdhënie publike dhe lobim kompetent në SHBA dhe nuk kanë arritur dot të reagojnë kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet nji ekstremizëm anësor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e sajë një çështje e drejtë që do të triumfojë mbi bazën e meritave dhe realitetit që nuk fshihet dot.
 
Ngjarjet e kohëve të fundit( si dhe pabësia historike e Beogradit ndaj shqiptarve) e kan dëshmuar se sa e sa herë se kjo s’ështe veqse nji gabim i madh.
 
Po u la pa trajtuar, ekstrimi periferik mund të bëhet shumë shpejt qëndra e vet në të shumtën e rasteve kur mbështetet nga burime të llojit që Këshilli Kombëtar Serb, ka vënë në duart e kompanisë Venable dhe Global Strategic Communications.
 
Derisa shqiptarët mos të ofrojnë i formacione të bollshme e valide për Kosovën, askush nuk duhet të zihet i befasuar nëse opinionit publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politik, të konsumuar në masë nga lufta në Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojë shkrimeve të gënjeshtrat në shtyp që kanë zanafillën dhe burojen nga Beogradi.
 
Dhe, askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin potencial të këtyre shkrimeve e artikujve në rastin e fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.
 
Ka ardhur koha ta ripërqendrojmë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në viktimat e angazhimit të pamëshirë të Sllobodan Millosheviqit për Serbinë e Madhe, në 300 mijë myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë të Kosovës dhe në katër milion të zhvendosur që la pas ky projekt i luftrave brutale.
 
Pas këtijë alarmi se çka ju pregatit dhe po i pregatitet Kosovës nga shteti i Serbisë me Vuqiqin në krye bashkë me kolaboracionistët shqiptar në krye të institucioneve të vendit, kjo udhëheqje në vende se të hjek dorë nga pushimet nëpër jahta e hotele luksoze dhe të punojnë, lobojnë ditë e natë rreth situatës shumë serioze të krijuar për Kosovën,të pavetëdijëshëm e vazhdojnë sikur asgjë nuk është duke ndodhur. As Deputetët nuk mundë të shfajsohen me sjelljet e tyre, sepse, ata është deshtë të ngrehin iniciativë për mosshfrytëzimin e pushimeve, sepse Parlamenti nuk është funkcional për mungesë të shumicës së votave, i cili nuk po mundë të sjellë kurfar vendimesh në dobi të shtetit dhe qytetarve.
 
Se kjo klasë politike duhet të shkojë,nuk ka kurfar dileme as te populli e as te miqt tanë nderkombëtar.
 
Rruga ma e mirë e largimit të tyre nga postet në të cilat gjinden, është rruga institucionale. Por, pasi institucionet nuk funkcionojnë sepse janë të kapur nga pushteti, athere,e vetmja rrugë është nji levizje gjithë popullore për largimin e tyre në formë demonstratash apsolutishtë të qeta e paqësore me kërkesën e vetme: Ju, duhet të largoheni nga pushteti, sepse, nuk po punoni për shtetin e popullin. Ju lutemi largohuni që ta ndihmoni Kosovën.
 
E dijë, që kjo eshtë e rëndë për ta, sepse, nuk kanë vetëdije të udhëhqjes së nji populli, dhe, këta janë në gjëndje të bëjnë të pamundurën,të provokojnë,të nxisin popullin në forma e mënyra të ndryshme, deri te konflikti mes qytetarve me pasoja shumë të rënda. Prandaj, duhet syçeltësi, kujdesje që pos jetrave, të ruhet edhe pasuria shtetërore e private, sepse, kjo tokë e kjo pasuri është e popullit. Populli duhet të jetë i vendosur duke mos hjekë dorë nga kërkesat e tyre legjitime, dhe të qëndrojnë pranë institucioneve deri në largimin e tyre, pastaj të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

*Anëtar i Bordit të Drejtorve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat