Shpirtra të vdekura

Opinione

Shpirtra të vdekura

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 gusht 2018 Në ora: 10:00
Fatmir Lohja

Në këtë verë kapriçoze, edhe mediat  në Gadishullin Ilirk, e përcollën me zallamahi të madhe. U munduan ta trondisnin psiqiken e gjindjes me kryelajmin:  ”Do të rishikohen kufijt në Gadishullin Ilirk.” Këtë punë e paskan marrë përsipër dy kryetar shtetesh,njëri me emër Ilir, dhe tjetri me emër arkaik turk, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me kombësitë që përfaqësojnë.

Në vitin 1842, u botua për herë te parë kryevepra e shkrimtarit  Nikollaj Gogol, me titull:  “Shpirtra të vdekura.” Kur e mendon se  vepra u shkrua dhe u censura nga nga vitet 1834 deri në vitin 1841, bie rreth 180vite më përpara, qe shkrimtari i madh i parashikon ngjarjet e vitit 2018.

Si ka mundësi?- me të drjetë mund të pyes dikush. Në kreun e katërt, është biseda midis Çiçikovit, personazhit kryesor ,që ka dalë të blej “shpirtra të vdekura” , që ende nuk janë fshirë nga listat e revizionimit, me Nazdriovin, që përfaqëson  çifligarin matrapaz e bixhozxhi. Për  t’I rikthyer kujtesën lexuesit, po citojmë disa pjesë nga debati i tyre, i ndezur.

“ – Ç’thua vëlla,- tha Nazdriovi, duke shtrenguar pakon e kartave,…..-  Sa për të kaluar kohën, unë do ta mbaj dorën për treqind rubla.

Ja ç’lutje kam: a ke shumë fshatarë të vdekur që s’i ke fshirë ende nga listat e revizionit?- kërkesa e Çiçikovit.

Kam; hë, ç’do?

Hilli në emrin tim.

Përse?
…………
Të ti shes? Po unë të njoh ty, se t’i je i poshtër dhe nuk do të më paguash aq sa bëjnë.

Nga ndjenjat  e  mosbesimit; matrapazllëkut; bixhozxhisë, Nazdriovi  e sulmon kundershtarin për ta çvatur sa më shumë. Meqë Çiçikovi nuk pranonte të luante bixhoz, sepse fatin e vet nuk ia lejonte rastësisë, Nazdriovi  afronte me çmime të larta hamshorin, pelen kërre sëbashku me kalin çil, ca qen, organel, karrocë, në këto kushte shpitrat e vdekura ia jepte yst.

Të nesërmen, shpirtrat  e vdekura, i vunë në lojën e damës, ku Nazdriovi, luante disa gurë menjëherë. Me tëra këto matrapazllëqe edhe pazari nuk u bë.

Dy personazhet Gogolian, përfaqësojnë vetveten, prandaj debatojnë pa deshmitarë. Nuk kuptohet pse dy presidentët e nderuar debatojnë pa këshilltar, pa treguar se çfarë pazaresh po bëjnë? Hiqen si të gjithditur,se ne i dimë të gjitha. Premtojnë me solemnitet se: “ Të jeni të bindur se kombi ynë do të fitojë.”

Edhe fëmijet e fillores e dinë, se në një garë me dy veta, njëri fiton, e tjetri humbet,  pavarësisht nga zotësia, apo hilet, që i bëjnë kundërshtaret njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat