Paga minimale është nën jeten mesatare në Kosovë

Opinione

Paga minimale është nën jeten mesatare në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:29
Artan Haziri

Tregu i punës paraqet oferten dhe kërkesen e punës. Oferten e punës e përfaqësojnë  bizneset dhe qeveria, ndërsa kërkesen e prezentojn  qytetaret.

Bizneset kanë kërkesa të ndryshme për punëtoret, varësisht prej pozetes që e kërkojne. Ndërsa qeveria (sektori publik) i ka kerkesa varësisht prej profesionit. Pagat në sektorin publikë janë më të larta, dhe punë bëjnë shumë pak.

Per momentin, nje nga problemet e shumta që lidhet me bizneset është paga minimale.

Bizneset, sidomos marketet në Kosovë, paguajne paga shumë të ulëta, ndërsa kërkesat ndaj punëtorëve i kanë të mëdha. Shpesh kerkojne të kryejn punë edhe jasht asaj që janë marrë vesh, se kontratat nuk i marrin parasysh. Ka edhe kërcënime, se ka punëtore bollë  që kërkojne punë.

Kur është paga e vogel, punëtoret shtyhen ti ndrrojne punet shpesh , duke kërkuar një pagë më të mirë. Keto biznese, pastaj ankohen se nuk kanë punëtore. Kjo nuk është e vertet, se punetore ka  , por nuk mund të punojnë  për 200 euro. Një rast në komunen e Ferizajit, një vajze punonte në një market në Ferizaj. Ajo paguante 1.5 euro rruge në ditë , 6 dite në javë. Llogarite buken, dhe kthimin në oret e vona. Të shtunen duhej të paguante taksi,se nuk kishte bus. Nga llogaritjet e bëra, nuk mbesin 20 euro në fund të muajit dhe detyrohet të ndërpres punën dhe e nderpren( me master te perfunduar ). Punën e ndërpren, jo pse nuk ka nevoje për pune, por paga është tejet e vogel dhe nuk i plotëson nevojat elementare për jete.

Rast tjeter është rasti i kompanive të sigurimit. Një i punësuar si sigurim i objekteve, punon 12 ore në ditë, 6 ditë në javë dhe nuk paguhet me shumë se 220 euro. Kjo është e tmerrshme dhe nuk është pagë.

Biznesi ankohet se nuk ka punëtore. Ka punëtore, por ata meritojnë një pagë më të lartë, e cila ju siguron një jetë mesatare, dhe sadopak krenari. Duhet ndryshuar paga minimale, sa nuk është bërë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat