Ku do të mbetet gjaku i derdhur dhe mundi i shqiptarëve në mbrojtjen e kufijve të Kosovës që nga vitet 1878 e deri 1999 ?

Opinione

Ku do të mbetet gjaku i derdhur dhe mundi i shqiptarëve në mbrojtjen e kufijve të Kosovës që nga vitet 1878 e deri 1999 ?

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:51
Hasan Hasanramaj

Tani, kur Kosova u bë shtet dhe erdhi koha të kultivohen traditat më të mira kombëtare, për disa njerëz, ideali u bë kolltuku, tenderi, marrja e diplomave dhe titujve shkencorë pa shkua kurrë në fakultet, përfitimi pa bërë asnjë punë. Disa politikanë, deputetë e udhëheqës të Kosovës për tetëmbëdhjete vjet u zhyten në gabime dhe krime të cilët nuk ia njohin kurrë vetes qoftë edhe një pjesë të vogël të marrëzive që kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar, ndryshimit të kufijve dhe të dukurive të tjera negative të cilat në një mënyrë apo tjetër po shkatërrojnë ardhmërinë te breznive te reja dhe qytetareve të saj të të gjitha shtresave moshatare në Kosovë.

Këta politikanë të dështuar, sërish do të kërkojnë votën, sërish do të mashtrojnë, do ta deziluzionojnë, do të zhgënjejnë popullin dhe Kosovën. Qytetare të Kosovës ngiteni zërin deri sa nuk është bërë vonë kur të gjithë këtyre të zazave, e sidomos atë që po luajnë me heshtjen kufi të Kosovës rreth të cilëve që nga vitit 1878 e deri 1999 shqiptare përjetuat masakrat me tronditëse qe e tronditen boten në mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe qytetaret e saj. Në këtë janë që po ua ofrojmë me poshtë janë kufijtë e Kosovës me të cilët askush nuk ka te drejt të bisedoi dhe të luaj me ta se rreth të cilëve është derdhur gjaku njëqind tridhjetë vjet rresht dhe mu aty si dëshmi janë të varrezat edhe trupat e shume trimave të rezistencës shqiptare të Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat