Kosova në fokusin e shtypit gjerman

Opinione

Kosova në fokusin e shtypit gjerman

Nga: Nue Oroshi Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:53
Nue Oroshi

Dje dhe sot Kosova ishte në fokusin e shtypit gjerman. Shumë gazeta të mëdha gjermane siç janë : Spiegel,Welt, Die Presse dhe gazeta të tjera kanë shkruar për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha kanë informuar se Thaçi dhe Vuçiq kanë rënë dakord që të bëhet ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i teritoreve.

Madje disa edhe shkruajnë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këtë e bënë për t'iu larguar padisë që ka në gjygjin e Hagës dhe për t'i shpëtuar burgimit. Kurse dështimi i sotshëm i kësaj marrveshje është taktikë e Serbisë për të nxjerrur sa më shumë teritore mbrenda Kosovës. Madje këto gazeta paraqesin edhe hartën e Kosovës dhe pjesët ku munden të bëhet shkëmbimi i teritoreve.

Më këtë dua t'iu them Qeverisë së Kosovës dhe 100 deputeteve shqiptarë në Kosovë se barrën politike do ta bartni ju dhe nuk mund të jeni shikues kur shteti jonë ndahet dhe coptohet, pasi qe të ashtuqujturin President nuk e konsiderojmë tash e tutje që është duke punuar për Shtetin e Kosovës por komplet është në përputhje me interesat serbe në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës ka vetem edhe dy javë kohë që marrëveshjet e Hashim Thaçit t'i hedhë poshtë përmes një rezolute. Në të kundërten Kosova do të ndahët në shumë copa.Mostakimi i sotëm Thaçi dhe Vuçiq, ka të bëj edhe me kundërshtimin e Gjermanisë dhe Austrisë që kufijtë e Kosovës të mos ndryshohen.

Sa do të zgjasë ky kundërshtim askush nuk mund të thotë të vërtetën për faktin se askush nuk mund ta ndaloj një veprim kur dy shtete bëjnë marrëveshje më njëra - tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat