Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë ishte fyes, kërcënues, nacionalist dhe hegjemonist ndaj Kosovës..!?

Opinione

Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë ishte fyes, kërcënues, nacionalist dhe hegjemonist ndaj Kosovës..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 9 shtator 2018 Në ora: 15:37
Policia e Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq

Për ata që e njohin mirë gjuhën serbe dhe të cilët e kanë dëgjuar me kujdes fjalimin e çetnikut, alias presidentit të Serbisë, A. Vuçiq sot në Mitrovicë, jam si sigurt se do e ndajnë mendimin me mua, si më poshtë;

Se, regjimi i Beogradit zyrtar në krye me A. Vuçiqin, sot në Mitrovicë përmes fjalimit të njeriut të parë të Serbisë, shpalosi edhe njëherë platformën antishqiptare, nacionaliste, shoviniste, hegjemoniste, fyese dhe luftënxitëse ndaj shqiptarëve dhe Kosovës për 20 vitet e ardhshme, ashtu siç tha vetë ai.

Se, fjalimi i Vuçiqit sot në Mitrovicë, si për nga përmbajtja ashtu dhe toni shovinist, nuk ndryshon asgjë nga fjalimet e kriminelit S. Millosheviçit të mbajtura dikur në Kosovë, përveç në disa nuanca të përshtatura me rrethanat e reja politike në Ballkan dhe më gjerë.

Se, të gjitha bisedimet dhe takimet e mbajtura në Bruksel midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, pas fjalimit të sotëm në Mitrovicë, nuk janë e as nuk mund të jenë më valide, sepse nuk kanë më asnjë vlerë obliguese juridike për asnjërën palë. Pra, ajo që A. Vuçiqi paraqiti sot para serbëve lokalë si dhe opinionit të gjerë me një gjuhë relativisht të “butë”, por shumë të ashpër në përmbajtje, i hudhi si “ad-acta” të gjitha marrëveshjet teknike dhe politike të nënshkruara në 7 vitet e fundit midis dy palëve negociuse.

Se, fjalimi i tij, fund e krye ishte plotë retorikë nacionaliste, plotë kërcënime dhe injorim të hapur ndaj popullit shqiptar shumicë në Kosovë, duke mos ua dhënë asnjë poros  konkrete serbëve lokalë, se duhet të ndërtojnë raporte të mira fqinjësore me shqiptarët, përveçse duke i thirrur dhe porositur; “që të qëndrojnë në vatrat e tyre shekullore në “Kosovë e Metohi”, të mos frikohen për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, të jetojnë të qetë, të sigurt, të punojnë dhe zhvillohen të lirë në shtetin e tyre, Serbinë, e cila do qëndrojë përherë pranë tyre, se do u jepen miliona euro për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës jetësore në 10 komunat serbe, duke përfshirë edhe 6 komunat në jug të Ibrit, se Serbia do investojë shpejt 13 milion euro në minierën e “Trepçës”, se Mitrovica do të bëhet qyteti më i bukur serb, dhe se ajo (Serbia) kurrë nuk do të heq dorë nga territori i saj deri në Gjakovë..” etj., etj.

Se, “nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do të ketë kurrfarë lloj marrëveshjeje të nënshkruar fshehtë në Bruksel me askënd për ndërrim të territoreve, siç nuk ka dhe as nuk do të ketë kurrfarë pajtimi të shpejt me shqiptarët në 10-20 vitet e ardhshëm..” etj.!?

Nga e gjithë ajo që tha në fjalimin e tij A. Vuçiqi në Mitrovicë sot, shto këtu aktin atdhetar të 1000 qytetarëve të Skenderajt të cilat ia bllokuan rrugën dhe nuk e lanë të shkojë në fshatin Banjë, qeveria e Kosovës, po të ishte në nivel të patriotizmit, obligimeve dhe kompetencave të saja kushtetuese, menjëherë do duhej t’i ndërmerr këto masa;

Të thërras urgjentisht seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit dhe fjalimin e Vuçiqit në Mitrovicë ta shpallë si të papranueshëm, nacionalist, destabilzues dhe minues të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, përmes një rezolute unike të aprovuar nga të gjithë deputet shqiptarë,

Të nxjerr vendimin për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve me Beogradin zyrtar, për shkak të deklaratave kërcënuese të tij ndaj kufijve dhe veriut të Kosovës duke e trajtuar si pjesë e Serbisë, duke e cenuar me sjelljet e tij nga niveli më i lartë shtetëror i Serbisë, integritetin dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës me tentimin jashtë protokollit zyrtar që ta vizitojë fshatin Banjë,

Pas qëndrimit dyditor në Kosovë dhe për shkak të fjalimeve nacionaliste, shoviniste dhe luftënxitëse të A. Vuçiqit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, të bojkotohet e gjithë tregtia e firmave të Kosovës me firmat serbe, si përgjigje meritore kundër politikës antishqiptare, pro-ruse dhe destabilizuese të regjimit serb në Ballkan..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat