Çfarë qenka ndarja ndryshe president Thaçi

Opinione

Çfarë qenka ndarja ndryshe president Thaçi

Nga: Islam Fejzullahu Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:02
Hashim Thaçi

Qytetarët e Kosovës të indinjuar me veprimet e pushtetarëve të Kosovës u detyruan dhunshëm të veprojnë së paku një gjysmë Kosovë ta shpëtojnë me protestën e tyre kundër presidentit serb!

Se të thënat e presidentit të Kosovës për ndarje apo korrigjim kufijsh e togfjalësh të ndryshme dualen ne vepër e dëshmoI vizita e presidentit serb ne Kosovë pikërisht falë pushtetarëve te cilët jo vetëm se u treten gjëkundi me ardhjen e Vuqiqit ne Kosovë, gjoja me pëlqimin e tyre duke ia "mundësuar lejen e vizitës" (edhe pse ai vjen e shkon e nuk pyet kurrnjiher per leje) u dëshmuan pikërisht me rastin e kësaj vizite se po ekzistuaka ndonjë marrëveshje e fshehtë në mes tyre.

Një qashtje me befason; Si është e mundur qe po ai popull nuk reagoj një apo edhe dy dit me parë kur presidenti i vendit ishte ne Bruksel dhe priteshin te gjitha ato te thëna te hidhen ne letër (fal zotit presidenti serb refuzoj takimin me presidentin e Kosovës), apo pikërisht vet presidenti se bashku me pushtetarët tjerë po luajnë lojën e tillë se munden kur të dojnë dhe kend te dojnë ta ngritin ne këmbë?

Kësaj nuk po i vie era e mirë, fundja ndarja nuk di si bëhet ndryshe kur një pjesë e territorit lejohet te vizitohet nga ai Kriminel siq e quajnë barrikaduesit ne Drenicë, sikur vetëm atje paska ndodhë lufta dhe vetëm atje paska patur viktima, apo edhe sikur pjesa tjetër e Kosovës nuk po iu interesojka as pushtetarëve e as Drenicës. Çashtje tjetër ishte edhe leja e vizitës sa e anuluar pjesërisht ,e lejuar tërësisht dhe kjo pikërisht mos koordinim apo mos bashkërenditje e pushtetarëve te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat