Kocijanqyqe, për shqiptarët rroftë Amerika e jo BE-ja e juaj!

Opinione

Kocijanqyqe, për shqiptarët rroftë Amerika e jo BE-ja e juaj!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 shtator 2018 Në ora: 23:30
Sulejman Mehazi

Maja Kocijançiq e BE-së ka reaguar pse autoritetet e Kosovës se paskan lënë Vuçiqin të vizitonte Banjën e Skenderajt, shiko budallaqja, shtiret se nuk e di se edhe gjatë okupimit serb në Kosovë policët e paramilitarët e Millosheviqin s'kanë mundur të hyjnë në Skenderaj e ku Vuçiqi me kllapën e tij!

Dyfytyrësia europiane me shekuj ekziston ndaj shqiptarëve, në njërën anë, të pranojnë si shtet e në anën tjerët, nuk të lejojnë të tregosh autoritetin shtetëror. Në njërën anë, Kocijanqyqja e BE-së reagon e kritikon autoritetet e Kosovës për mos lejimin e Vuçiqit në Banjë, në anën tjetër fare s'reagon me mos lejimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacollin, në Preshevë e Bujanovcë nga autoritete serbe.

Kurrë shqiptarët s'kanë parë hajër prej jush europianëve, për shqiptarët Rroftë Amerika, sa për ju faleminderit, na bëtë hile gjatë 1913, Londër, pastaj në Berlin, pastaj përsëri na përgjysmuat pas Luftës së Dytë Botërore, më pastaj, gjegjësisht tani, na keni ndarë në tre shtete me flamuj të ndryshëm: vetëm Shqipëria ka mbetur me Flamurin kombëtar, kurse Kosovës ia dhatë ato yjet që s'kanë lidhje me popullatën e atjeshme, Shqiptarëve të Maqedonisë ua dhatë shtetin e tyre nën maqedonasit me flamurin me diell pa lidhje që s'kanë kurrgjë të përbashkët me atë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat