Të ndërpriten menjëherë bisedimet me Beogradin zyrtar..!!

Opinione

Të ndërpriten menjëherë bisedimet me Beogradin zyrtar..!!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 11 shtator 2018 Në ora: 17:33
Rexhep Elezaj

Mbajeni mend, se cilido nga udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, tenton t’i vazhdojë bisedimet-dialogun me Serbinë pas vizitës dhe fjalimit racist, shovinist dhe antishqiptar të A. Vuçiqit në Veriun e Kosovës, gjegjësisht në Mitrovicë me 9 gusht 2018, ku shpalosi platformën më antishqiptare pas fjalimit të S. Millosheviçit në Gazimestan me 1989, ose është politikisht i verbër, ose është mik i Serbisë hegjemoniste!?

Platforma të cilën Vuçiqi e shpalosi para serbëve lokalë në Mitrovicën e ndarë që 19 vite, dhe tentimi i tij që duke shkuar në fshatin Banjë ta ravijëzojë zyrtarisht kufirin e ri midis Kosovës dhe Serbisë, si president i Serbisë (për fat nuk e lejuan banorët shqiptarë, por as KFOR-i nuk do ta lejonte), dha qartë me kuptua, se asgjë prej gjëje nuk ka ndryshuar në politikën antishqiptare dhe gllabëruese të Beogradit zyrtar kundrejt shqiptarëve dhe Kosovës, të cilën (shtetin tonë të pavarur) të gjithë serbët në unison vazhdojnë ta trajtojnë si “tokë e shenjtë dhe si krahinë jugore e Serbisë..”!?

Ky qëndrim racist, luftënxitës, fashist, hegjemonist i kreut më të lartë të Serbisë dhe secilit serb pa dallim kudo që jeton gjithandej nëpër botë, kjo urrejtje kaq e thellë dhe ky qëndrim kaq kriminal ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, pa i ndryshuar asnjë grimë tendencat kriminale që Kosovën ta rikthejnë nën pushtimin e Serbisë (së paku një kërkim falje), duke e shtyrë dialogun dhe pajtimin eventual me Prishtinën zyrtare për një periudhë 10 deri 20 vjeçare, derisa, gjithnjë sipas tyre, një ditë jo të largët KFOR-i, Amerikanët dhe Bonstili të largohen nga Kosova, dhe në vend të tyre të vijnë vëllezërit sllavë nga Rusia (ushtria ruse), flet tejet qartë se për shqiptarët dhe pushtetarët tanë, çdo vazhdim i bisedimeve me Vuçiqin dhe Beogradin shovinist, është në esencën e tij, pranim dhe akceptim i platformës antishqiptare të shpalosur nga A. Vuçiqi në Mitrovicë para tri ditëve. Është dorëzim para hegjemonisë së vazhdueshme të Serbisë si dhe humbje kot e kohës dhe energjive për arritjen e të pamundshmes, të iluzionit se Serbia do të demokratizohetsi  dhe heq dorë nga dhuna dhe pushtimi i serishëm e Kosovës..!?

Në fakt, këtë që e themi e tregoi qartë vizita e tij e fundit në Kosovë, meqë rast gjithë atë që është biseduar dhe arritur për 7 vite në dialog me Prishtinën, me një potez shkopi ky kloun i Millosheviçit e hudhi në liqenin artificial të Ujmanit. Prandaj, nëse Beogradi zyrtar i ka ngrirë për 10-20 vitet e ardhshme bisedimet me shqiptarët, atëherë edhe shqiptarët duhet në mënyrë reciproke t’i ngrijnë, gjegjësisht ta ndërpresin menjëherë çdo takim dhe bisedim zyrtar me Serbinë, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare të specializuara, ato të OKB-së, organizatat rajonale dhe multi-disciplinare, në agjencitë dhe forumet e shumta ndërkombëtare!

Çdo rrugë dhe mënyrë tjetër përveç kësaj, do të jetë ndër gabimet dhe  dëmet më të mëdha që mund t’i bëhet shtetit dhe pavarësisë së Kosovës që nga pas lufta çlirimtare e deri më sot..!?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat