Kadri Veselin e kanë kapë ethet e protestave

Opinione

Kadri Veselin e kanë kapë ethet e protestave

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 20 shtator 2018 Në ora: 12:37
Kadri Veseli

Kryetarin e Parlamentit të Kosovës  Kadri Veselin e kishin zënë ethet, ai dridhej i tëri, ishte cinik ne të folur dhe i çorientuar ne mendime, inatexhi i llojit te vete, njeriu qe nuk dinte ti lidhë dy fjalë shqip. Aq shumë  e kanë zënë ethet sa që u vërsul në thirrjen e protestave nga organizatoret në fund të këtij muaji.

Ishte aq cinik i keq prej inatçori sa qe publikisht tha, po ku ishit ju që nuk protestuat kur Aleksander Vuçiq e vizitoi Veriun e posaçërisht e posaçërisht Ujmanin. Nga aty, nga diga, Vuçiq e rehabilitoi Milosheviqin duke thanë se nuk e ka ba ate së çfarë ka mund me ba. Pra, kjo i bije se ai është dashtë që te vriste edhe më shumë shqiptar.

Pikë së pari z.Veseli kriminelit A.Vuçiq erdhi ne Kosovë, siç thotç ai në ”tokën e vetë”, për ti pa vijat se deri ku është e tij, në bashkëpunim me Presidentin Hashim Thaçi. Ku ishe ti atë ditë që Vuçiq erdhi ne Kosovë, pse nuk u bane burrë me i dalë përpara Vuçiqit  kështu tue i thanë hej ku je ka shkon. Pse, z.Veseli ti dhe Partia e jote atë ditë nuk batë protesta, ku ishe ti se bashku me Hashim Thaçin kur Vuçiq e lodronte Veriun e Kosovës.

Më çfarë te drejte ti drejtohesh opozitës se pse nuk ka ba atë ditë protesta, ku ishe ti dhe partia e jote që nuk protestuat. Me çfarë te drejte e akuzon opozitën për diçka kur ti vetë nuk e banë. Ku ishe ti Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi, kur krimineli Vuçiq donte te rraset edhe ne Drenicë. Pse nuk iu bashkuat Bekim Jasharit ne protesta qe ai bani duke i thanë Vuçiqit se këtu është Drenica, këtu nuk kalon. Nuk te shkel këmba dhe e ktheu pas. Kështu, ky bir i heronjve te kombit ia zbardhi Drenicës dhe krejt Kosovës. Ju ne vend se të ishit atë ditë me Bekimin ne protesta, ju e kritikonit së pse ai e ka bëre atë.

Dhe krejt në fund konstatimi i ytë kapricioz, i pacipët kur thue se pse nuk protestoi për Vuçiqin kur erdhi ne veri me bekimin e juaj, por po doni të protestoni kundër Hashim Thaçit. Duhet te protestohet, bile fuqishëm kundër idesë se Hashim Thaçit për lojërat e fliçeta qe po i bane me Serbinë për copëtimin e atdheut. Jo, jo  z.Veseli kur është në pyetje atdheu, kur është pyetje copëtimi dhe korrigjimi i kufijve te Kosovës duhet te çohet në këmbë i madh e vogël kundër kësaj te keqeje qe po i përgatitet dhe kanoset Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat