Istikamet nga Rogneri

Opinione

Istikamet nga Rogneri

Shefqet Avdimetaj Nga Shefqet Avdimetaj Më 20 shtator 2018 Në ora: 15:47
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame” ju paska përgjigjur gjarpëri helmues kryeministrit z Ramush Haradinaj...!

Është shumë e vërtetë që Ramushi e ka bërë luftën dhe i ka dalë zot vendit, në momentët më të vështira,atëherë kur ti me lepurushat e LPK-së, qëndronit në hotelin Rogner dhe përpilonit lista me emra të patriotëve, që ishin pengesë për juve, që edhe i likuiduat.

Ju jeni ata që mashtruat diasporën dhe i keqëperdoret parat e tyre...!

Nuk besoj që Ramushi, dhe askush tjetër e do luftën,por puna e jote e pistë mund ta destabilizojë vendin.

Nuk e them këtë për ta mbrojtur Ramushin,por për hirë të vërtetës.Ka vend mjat për kritika edhe për Ramushin,por në kët rast,jo.

Shpresoj që Ramushi nuk koritet sikur me demarkacioni,që u tërhoq në momentet e fundit...!

Nëse i dikujt i konvenon destabilizimi i vendit,  juve lepurashave të LPK-së, më së shumti, që kurrë një të mirë nuk ja sollet vendit, vetëm dëme...!

Ju ka hyrë lepuri në barkë...!Nuk keni ka të ja mbani,jeni të mbaruar...! Është vetëm qështje kohe...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat