Tre ashikët

Opinione

Tre ashikët

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:20
Fatmir Lohja

U bashkuan në lokalin tim  Cin Shkodrani,Dyl Elbasanlliu dhe Vaskë Korçari. Jemi shokë ushtrije. Një herë në pesë vite mblidhemi bashkë,në datën kur jemi liruar nga sherbimi ushtarak. Cini,Dyli,Vaska nuk kanë këto mbiemra në letër-njoftime. Mbiemrat e ri  u vunë nga ushtarët, për t’i dalluar nga njëri-tjetri, sepse nuk ndaheshin. Zakonisht ceremoninë  e fillonim nga vizita në ishrepartin tonë xhenjer,në Tiranë. Më pas shtroheshim diku.Meqë reparti nuk ekziston më,dhe unë kam hapur një bar-restorant, ventakimi  është  lokali im.

Në repartet xhenjere rekrutoheshin  ata  që nuk kishin të drejtë arme , sepse, nga partija në pushtet,qenë shpallur kundërshtarë të saj.Tre ashikët, siç i quanim në repart, kishin të përbashkët;  arsimin e mesëm muzikor; në familje kompozitorë që nuk i këndonin partisë;të arratisur për të bërë muzikë anëkënd globit. Me mua u lidhën më shumë, kur vinin në takimet e tyre në Tiranë. Miqësinë nuk e kanë ndërprerë edhe pse në atë kohë banonin  larg, në;  Shkodër; Elbasan; Korçë.Trenat pa xhama,rrugët dhe automjetet e keqija,nuk u bënë pengesë asnjëherë për t’i qendruar pranë njëri -tjetrit si në gëzime edhe në fatkeqësi.

Aktualisht Cini banon në Londër, ndërsa Vaska në Detroit dhe Dyli në Milano. Kanë fluturuar me “tajare” për të takuar shoqi-shoqin.Edhe familjet e stimulojnë   miqësinë e tyre të sinqertë. Edhe pas demokracisë,edhe më vonë në kurbet, janë të punësuar në orkestra të ndryshme muzikore.

U takuam me zhurmë,sepse na kishte marrë malli shumë.Tavolinën e shtrova diku , në një kënd  të sallës, ku kitara e vjetër,që ka lënë Vaska përpara se të emigronte, qendron  e varur në mur si suvenir.U bënë pyetjet dhe u dhanë përgjigje të imtësishme  për shendetin tonë dhe të familjeve, duke pirë   alkool, dhe duke e ulur poshtë me mezë të bollshme mbi tavolinë. Informacion elektronik  kishim të mjaftushem,se edhe ne i përdorimin paisjet  bashkëkohore të ndërlidhjes ,por kur takohesh me mikun direkt,malli shuhet me shumë  lezet.

Atmosfera u bë e gëzueshme se edhe lajmet e secilit qenë të mira.  U tregua edhe ndonjë shqetësim të vogël, shendetësor apo familjar. Mosha mbi pesëdhjetëvjeçare   dhe rritja e familjes  bën të vetën. 

Kur mbaruan pyetjet dhe përgjigjet informative shoqërore, Vaska u çua e mori kitaren .E shihte siç sheh gjyshi nipçen.E përkedhelte me shumë ngrohtësi. E akordoi për merak, ndonëse Cini e ngacmonte se mi-në lart nuk e ka krejt ekzakt.

-I kemi treguar njëri-tjetrit,se aty ku jetojmë,na shurdhoi muzika elektronike. Të këndojmë si dikur,”firomë më firomë”,me këtë kitarë, që është sa dyfishi i moshës sonë. Më ka marrë malli për Korçën time,që është Parisi i vogël i atdheut tonë të dashur. Besoj se e keni vëne re,se atje larg në kurbet,malli për atdhe të këput në kryq.

- Fillo,por me një kusht!- e urdhëroi Cini.- Do të këndojmë me sira nga një këngë. Ti, po u fute  në serenatat Korçare,harron me ke je në tavolinë.Këtë e dimë mirë të gjithë.

- Nuk po ta prish ,bre.Edhe unë kërkoj ndihmë nga ju.Të më shoqëroni,që të më hiqni emocionet skenike! - dhe Vaska e nisi i pari:

Kur nata Korçën e mbulon.

Dhe kafenetë mbushen plot.

Atje qan zemra ime dhe vajton,

Dhe raki kërkon.

…………

Vaska këndonte me syt të  mbushur me lot.Zëri i ishte burrëruar.Edhe Cini me Dylin e shoqëronin bukur shumë.Sa emocime më jepnin.Jam krenar për shokët e mi të ushtrisë.

Më pas kitarën e mori Dyli:

Elbasani është i bukur,

Plot me lule i rrethue,

Aty zuna një dallandyshe,

Por sa nisi me fluturue,

…………….

Tenori Cin e nisi në laminor:

Ndejta gjithë ditën hijeve

s’e m’thanë n’hije rri

etjen e shova krojeve

krojeve, ku pin ti.

Po t’jemi bashkë ne të dy

do t’na shikjojnë me zili

e do t’na flasin ndër sy

sa duhemi unë dhe ti…

…………

Qejfi vazhdoi duke   ju kënduar me sira  luleve. Karajfilat, zymbulat, trandofillet, lule boret, manushaqet, ……., e mbushen me arome lokalin tim të madh. Meqë ikën emocionet ,ju këndua vashave,shtajzovalleve, perrive me emra konkret.U vunë në garë se cili i këndon më bukur   Gjyles, Xhemiles, Margaritës, Margjeles, Tushit të Vajes,Jorgjicës, …..

Kur kitara u la në një karrige,për pak pushim ,u dëgjuan duartrokittje në sallë.Lokali ishte mbushur si për dasma.Urimet për ashikët vinin nga të tëra anët.I pashë miqtë me shqetësim,sepse e dija që në të tilla ndënje ata pronin në tavolinë vetëm shokët e ushtrisë. Ndryshe nga herët e tjera,ndoshta nga malli,ata duartrokiten me klientët. Nga kënaqësia,të pranishmit kërkonin  të na porosisnin diçka në tavolinë. Për tavolinën tonë,  e pata urdhëruar kryekamarierin, të mos bënte asnjë veprim nga jashtë, pa pëlqimin e shokëve të mi.

Fol në shqip se nuk të marr vesh ,bre!- ju drejtua Vaska Cinit,ndërsa po tregonte një barcoletë të re.
Sa i trashë paska qënë ky shoku im!?- dhe Cini na shkel syrin ne.-Ka mbi 25 vite që fle me një shkodrane dhe nuk më kupton se çfare flas.Si komunikon me nënën e fëmijëve?
Amerikanshe e kam më të lehtë komunikimin. Nuk bëhëm nga fashati gruas, bre. Edhe shkodranka jote ka 25 vite që fle me një korçar dhe nuk e ka ndryshuar një fjalë.Habitem me ju shkodranët.Në një anë deklaroni se të tëra i bëni,në anën tjetër nuk mësoni gjuhën korçare!?
Nuk ka shkodran që thotë:” të tëra i bëjmë”.Na i bajma tana sipas qejfit tonë, - e tjerrte Cini.- Kam pasur shumë shpresa,pasi u martove me shkodrane,se do të komunikonim pa  ndihmen e muzikës.Si u muarët vesh ne fillim, sepse në atë kohe nuk dinit anglisht?
Kur u njoha me shkondrankën,ti e di mirë se ajo nuk ishte “as gonxhe,e as lule”.Ajo më pelqeu si kallëp,se si djalë e kishe gënjyer bukurmirë ,në favorin tim.Kur nxehet ndonjëherë me mua, me ty e ka inatin,sepse është e bindur që e ke gënjyer shumë.Si, bre i kë thënë që “nuk e pi as verën,as rakinë,as duhanin”, në një kohë që  u këndoj  ditë e natë me pasion.
I kam thënë se nuk shkon me shumë gra,- e cyste Cini.
Jo.Jo.I kë thënë se  kam për të shkuar veç me atë.Si o ty mbylltë,të jem në mes kopshtit me lule shumë dhe të mos ju marr aromën? Sa shkova në Amerikë :”Takova një greke.Të ç’thurrur në qejfe”
Për greke e ka kënga .Mos ja fut kot!
Ke të drejte. Këtë tekst ka  serenata.Në fakt më ka çmendur një ezmerkë panameze. Edhe tani që po e kujtoj, m’i ngre qimet përpjetë.
Ti re brënda me shkimin e parë. Me lepiheshe në Shkodër të flisnja sa më më mirë për ty.
Të jam lepirë dhe e pranoj.” Dashuria  është  djallushe.Fut në prush, cilinkush.” Pse burrat në Shkodër, që pinë verë, raki, duhan,e janë qefli grash, mbesin pa u martuar?- u holl në sulm  Vaska.
Jo. Jo. Nuk mbesin pa u martuar,-e Cini kruante kokën.-Garelijet nuk ju afrohen këtyre lloj meshkujve.
Ja. Fjalë tjetër që nuk e kuptoj.Çfarë do më thënë garelije?
Janë namuzqarkat,që u  këndoni  tërë natën nën ballkone ju korçarët.
Përpara se te nisesha nga Amerika,Margjela jote  me porositi : ”Përshendete Cinin nga ana ime me shumë respekt. Megjithëse me ka rrejtë e kacarrejte për burrin,mua nuk më ka dalë keq.”
E kam pasur si motër.Eshtë vajzë  nga dera e  familjeve më të mira në Shkodër. Nuk të ka delë keq,por  jam  i frikësuar,se je pak çapraz.
Pse pak?
Ke të drejtë.Je ashari.
Prap fjalë, që nuk e kuptoj.
Je ashik,e mos u plaksh kurrë!- e uroi Cini  Vasken me shpirt.

U çuam në këmbë për të ndeshur gotat,duke i uruar njëri-tjetrit të gjitha gëzimet. I kishim venë vetes si qëllim,t ë silleshim si dikur në ushtri.

Po ti Cin si po e kalon jetën bashkëshortore,me elbasanllijen  time?- ju drejtua Dyli Cinit,pasi rizumë vendet.
Eshtë si  Tushi i Vajes :” e hollë ,e gjatë,si selvitë e manazgjasë”,por kur u ba nënë me katër fëmijë,nga e ëmbël asht tjetersu në  pak të sertë. Shumë e ke rrejt edhe ti nusen time.Me levdatat e tua, për mua,edhe Herojtë e Punes Socialiste,i kam lan në bisht.
Puntore i madh ke qenë.Në ushtri çdo ditë e realizoje normen mbi njëqind për qind.
Në ushtri kam bërë hile,ndërsa elbasanllijes nuk po mundem t’i bishtnoj.
Pse të kam shok të ngushtë, kam gënjyer pak.
Si e thotë kanga:” Ky marak, maraku i shkretë,zemrën seç ma more.”Mirë ke ba që më ke lavderu,por herë tjera kur të pyesin,mos i ekzagjero lavderimet. E ke mëse të  sigurtë,se si na e thanë gratë ne,edhe këto të rejat do t’i diftojnë  menjëherë  dhëndërushve.
Kush  të pyet sot? - dhe Dyli qeshte me të madhe.

Pasi  Vaska këndoi  :” Sakati po vraponte,se veturen do të kalonte,” u kujtuan ca të verteta,  edhe ca gënjeshtra, për  kohën që kemi kryer sherbimin ushtarak. Nga atmosfera humoristike nuk po e kontrollonim më tavolinën.Hapi ,pi, këndo ,trego humor jetësor , koha galoponte me hapin  e kuajve  të garave.

Tre djelmoshë,që janë në orkestrën e lokalit,erdhën e kërkuan leje, nëse tre ashikët pranonin që ata t’i përshendesnin me një këngë.Deshira e tyre pranohej vetëm me kushtin,që te mos ndezej elektronika.Djemtë në fillim u hutuan. Nuk e kuptonin muzikën pa korent. Zgjidhjen e dhanë ashikët.Në kitarë Vaska,Cini me fizarmonikë, Dyli me violinë,djemtë në batari,tarabuk e sister, këndonin me klientët këngë popullore qytetare shqiptare ,pa asnjë tingull elektronik.

Kur filluan të këndonin gjelat e parë,jo vetëm në sallë,por edhe jashtë lokalit, këndohej  për hak të  qejfit. Shumë urime ju dhanë tre ashikëve.Nga gëzimi  i rrokja me dashuri e respekt.

”Ju këndoftë zemra sa të jeni gjallë! Ju lutemi ,ejani sëpaku  një herë në vit ,se edhe ne  Shqipëri muzika elektronike na shurdhoi.”Këto ishin urimet e lutjet kryesore , që u dhanë atë ditë-natë,nga të gjithë klientet ,pavarësisht nëse ishin të majtë, apo të djathtë.

Lumturinë e asaj ndënje nuk e di sa e kam pasqyruar në letër?Ata ,që i njohin ashikët mirë,e di se do të më bëjnë vërejtje.Nuk duhet harruar se shumë fjalë , të lëshuara në tavolinë,letra nuk ka deshirë t’i mbajë në kurrizin e saj të bardhë. Nuk ka rëndesi se si e kam shkruar.Mendoni vetë takimet me ashikët,se do ju kujtohen fjalë origjinale,që ata  i nxjerrin me bollëk,si perla, nga zemrat e tyre të pastërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat