64 vjeçari vdes në aksident trafiku në Ozrim të Pejës

Peja

64 vjeçari vdes në aksident trafiku në Ozrim të Pejës

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 00:12
ilustrim

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës16:05 është pranuar informacioni se në fshatin Ozrim të Pejës, ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor në mes dy automjeteve tip ‘Audi’ dhe ‘Citroen’ me targa vendore.

Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, fillimisht aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, menjëherë të lënduarit shtetasit shqiptar Kosovar, B.E.(1988) drejtues i veturës ‘Citroen’, R.R.(1952) pasagjer në veturën ‘Citroen’ si dhe shtetasja H.R.(1956) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net. “Rreth orës 20:30 pasagjeri i automjetit ‘Citroen’ (R.R.) si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal në Pejë”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij i dyshimti, shtetasi shqiptar i Kosovës S.P (1961) drejtuesi i automjetit ‘Audi’ është ndaluar, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve, me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat