Në Pejë zbulohen afro 200 lidhje ilegale uji

Peja

Në Pejë zbulohen afro 200 lidhje ilegale uji

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 16:24
ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka intensifikuar angazhimet e saj në terren për zbulimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe arkëtimin e borxheve.

Për këto aksione të përditshme “Hidrodrini” ka formuar dy ekipe që po veprojnë paralel në terren. Në fokus të ekipit të parë janë zbulimet e lidhjeve ilegale.

Derisa ekipi i dytë, i shoqëruar edhe nga pjesëtarët e policisë, po u troket derë në derë borxhlinjve për nxjerrjen e borxheve.

Deri tani janë zbuluar afro 200 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Drejtori i “Hidrodrinit”, Agron Tigani, tregon se aksionet aktualisht po zhvillohen në vendbanimet rurale, në të cilat janë zbuluar mjaft keqpërdorues të ujit të pijshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat