Mërgata e Pejës në Gjermani, mbledhë fonde për Gani Kollçakun

Peja

Mërgata e Pejës në Gjermani, mbledhë fonde për Gani Kollçakun

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 12:31
Gani Kollqaku

Gani Kollçaku nga Peja rreth 70 vjeçar tash e sa vjet jeton në kushte të mjerueshme bashkë me dy djemtë e tij, në një gjysmë shtëpie e cila rrezikon t’i zë çdo ditë.

I shtyrë në moshë dhe i sëmurë nga diabeti, Gani Kollçakut kohë më parë i është amputuar edhe njëra këmbë.

Pa kushtet elementare për jetesë, i harruar nga shteti, Kollçaku e kalon çdo ditë të jetës së tij në shtëpinë-kasolle në lagjen ‘Karagaç’, pranë shkollës fillore ‘Vaso Pashë Shkodrani’.

Të prekur nga gjendja e rëndë shëndetësore dhe kushtet e rënda për jetesë, dhe të shtyrë nga vullneti i mirë mërgata pejane në Gjermani ka nisur6 një iniciativë që këtë familje ta bëjë me shtëpi të re.

Janë vëllezërit Dauti nga Peja që jetojnë e punojnë në Gjermani, të cilët kanë ndërmarrë iniciativë për grumbullimin e një fondi parash për këtë qëllim. Vetëm për 12 orë, kësaj nisme në Gjermani i janë bashkuar shumë mërgimtarë dhe është arritur që si fillim të tubohen 2 mijë e 165 eurot e para, të cilat i janë dorëzuar kryefamiljarit Gani Kollçaku.

Nga iniciativat e tjera në Pejë dhe nga mjetet e këtyre mërgimtarëve, është arritur që në total të tubohen rreth 7 mijë euro, ndërsa për projektin e tërësishëm në ndërtimin e shtëpisë për këtë familje, është thënë se duhet rreth 15 mijë euro.

Samir Dauti nga Peja, ka vizituar këtë familje ndërsa ka bërë dorëzimin e mjeteve të tubuara në Gjermani, të cilat janë hedhur më pas në Raiffeisen Bank.

‘Këto mjete janë nga vëllezërit shqiptar së pari për këtë familje e ndërsa nisma dhe mbështetja ishte nga vëllezërit e mi që jetojnë atje. Shpresojmë se kjo familje shpejt do të bëhet me shtëpi të re. Presim mbështetje”, ka thënë për Telegrafin, Samir Dauti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat