Kelmendi: Çakorri, kufiri shpirtnor i Rugovës, andaj edhe nuk e votoj

Peja

Kelmendi: Çakorri, kufiri shpirtnor i Rugovës, andaj edhe nuk e votoj

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 20:53
Ramiz Kelmendi

“Mund të mendoj ndryshe por nuk mund të votojë diçka që i shton shqetësimet e bashkëqytetarëve të mi”.

Kështu ka deklaruar deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi në emisionin Rrokum Rroll.

Kelmendi ka folur për çështjen e demarkacionit ku ka thënë se çdo votë e tij për marrëveshjen që mund të rrisë shqetësimin e qytetarëve të Kosovës, është vështirë të votohet.

Për më tepër, siç thotë Kelmendi, gjyshi i tij është plagosë në atë pjesë dhe e di mirë gjendjen në atë terren.

“Unë kam hënë se nuk do ta votoj dhe ky është qëndrimi im sepse jam pranë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Kelmendi ka shtuar se Çakorri ka qenë pikë strategjike dhe “gjithmonë kemi dal deri aty, bile në atë kohë është thënë se kufiri është pikërisht aty”.

“Ne e dimë saktësisht se në çfarë pozite kanë dal forcat e NATO’s dhe ajo marrëveshjë është bërë në Kumanovë”, është shprehur ai, duke shtuar se politikanët nuk kanë faj spse nuk kanë qenë pjesëmarrës në marrëveshjen e Kumanovës.

Për debatin e nesërm, Kelmendi thotë se nuk duhet me qenë debat i deputetëve që nuk janë profesional dhe që shprehin qëndrimet e tyre ashtu siç i kanë shprehur më parë.

Kelmendi thotë se ka qenë më mirë që të parandalohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi se sa të prishet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat