Sot aksion pastrimi në Banje të Istogut

Peja

Sot aksion pastrimi në Banje të Istogut

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 07:36
Foto arkiv

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, po vazhdon edhe më tej aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se vullnetarë të kësaj Lëvizjes, gjatë ditës së sotme do të organizojnë një aksion pastrimi në fshatin Banje, ku do të largohen disa deponi ilegale të mbeturinave.

Ky aksion do të mbështetet edhe nga ndërrmarrja e pastrimit “Ambienti”, me një numër të punëtorëve dhe me makineri.

Më tej në njoftim thuhet se “Let’s do it Kosova” do të ofrojë karburante për makinerinë e ndërmarrjes “Ambienti”.

“Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” u bënë thirrje qytetarëve që të përkrahin aksionet e kësaj nisme, dhe të vetëdijesohen për rëndësinë e një mjedisi të pastër”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat