Nesër Peja proteston kundër Demarkacionit

Peja

Nesër Peja proteston kundër Demarkacionit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 23:39
Këshilli Organizativ

Kundër Demarkacionit nesër do të ketë një protestë në qytetin e Pejës.Kjo protestë është thirrur nga Këshilli Organizativ i përbërë nga qytetarë të Pejës, kryesisht banorë të fshatrave në kufi me Malin e Zi.

Protestës që do të mbahet nesër kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen përveç AAK-së edhe dy partitë tjera në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Është bërë e ditur se në protestën kundërshtuese në Komunën e Pjesë, do të janë gjitha komunitetet përreth përfshirë komunat që cenohen nga vija kufitare me Malin  e Zi, si dhe shoqëria civile.

Protesta mbahet në sheshin e qytetit të Pejës dhe fillon në orën 12:00./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat