Me taksat e qytetarëve, institucionet e Arsimit investojnë shkel e shko

Peja

Me taksat e qytetarëve, institucionet e Arsimit investojnë shkel e shko

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:38
Shkolla "28 Nëntori"

Shkollat që promovohen në Kosovë, rrallë kanë inspektimet e duhura. Krejt çfarë duket se bëjnë zyrtarët e lartë shtetëror është që të promovojnë ambientet e reja të shkollave e objekteve që financohen nga qytetarët taksapagues.

Javën e kaluar u përurua objekti i shkollës fillore në fshatin Raushiq të komunës së Pejës, inauguruar nga ministri i Arsimit dhe zyrtaret e komunës së Pejës. 

Me flamuj partiakë dhe me atmosferë festive, sharmi që ju dha këtij përurimi nuk i ka ndarë të kënaqur fëmijët dhe prindërit e kësaj shkolle. 

Ata kanë dërguar foto dëshmi që tregojnë se shkolla është punuar ‘shkel e shko’. 

Në foto më poshtë shihen mjaftë detaje të punuara keq. Pamjet flasin vetë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat