E nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot. Ky ishte një mbishkrim i vendosur në hyrje të shkollës së mesme të ulët,, Isa Boletini ’’në fshatin Isniq e cila është përurua sot.
Përurimin e bën i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , ministri i Arsimit z.Arsim Bajrami dhe drejtori i kësaj shkolle. Shaban Mehmetja dhe perfaqesuesi i fshatit Isniq z.Selmon Mulaj . Ata bashkë ja prenë shiritin dhe vizituan objektin Brenda. Se Isniqi e ka merituar këtë shkollë e cila do të jetë model për shkollat tjera e tha edhe i pari i komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj.
Duke shtuar se jemi ën një ngjarje të jashtëzakonshme të veçante këtu në Isniq .Kemi qen të gjithë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle , du të falënderoi z.Hajredn Kuçin , po ashtu ish ministrin e financave z.Bedri Hamzaj I cili ka qen I përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle e një falënderim I veçantë për Ministrin e Arsimit I cili ka pas vullnetin e mirë që kjo shkollë të përfundohet ku mësimdhënia dhe mësimnxënja të jetë e nivelit më të lartë.
E dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Arsim Bajrami tha se sot është moment historik për Isniqin dhe Deçanin.
Kjo shkollë është shkolla më e mirë në Kosovë që ne kemi përuruar deri më sot .Uroi që këta nxënës dhe mësimdhënës të kenë kushte më të mira për mësim tha Bajrami.
E në anën tjetër drejtori i kësaj shkolle Shaban Mehmeta,j tha se që ne të jemi bashkë në këtë ditë u deshtë që të presim plot 68 vite për ndërtimin e një shkolle të re. Duke e falënderuar komunën e Deçanit dhe Ministrin e Arsimit për ndërtimin e kësaj shkolle ju premtoi se edhe në të ardhmen shkolla ,,Isa Boletini’’ do të jetë shkollë shembull në nivel të Kosovës .
Ndryshe gëzimin për ndërtimin kësaj shkolle nuk e fshehin as vet nxënësit , mësimdhësit dhe prindërit të cilët sot ishin me të lumtur se kurrë për çka kishin organizuar edhe një program të pasur Kulturo Artistik..Shkolla e përurua sot ka dhoma të mjaftueshme për zhvillimin procesit mësimorë , laborator , bibliotekë sallë sportive dhe hapësirat përcjellëse.
Vlera investive kapë shifrën 1 milion e 500 mijë € .Ky investim është i përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Deçanit.