Ymeri takon qytetarët e Pejës

Peja

Ymeri takon qytetarët e Pejës

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 14:35
Pamje nga vizita

Kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri, së bashku me deputetin Driton Çaushi dhe Kryetarin e Qendrës së Pejës, Bashkim Lajçi, kanë vizituar vizituan qytetin e Pejës.

At kanë vizituar Çarshinë e Gjatë dhe në Tregun e Bylmetit, ku kanë biseduar me qytetarët e kësaj komune.

Po ashtu, kanë  vizituar edhe kompaninë "Gruda", kompaninë "Bibita", në një fermë gjedhësh dhe një pemishte në fshatin Qyshk, si dhe në disa ferma tjera.

“Përkundër që Peja dikur kishte një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe falë pozicionit gjeografik është një vend me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, pushtetet e pasluftës e kanë degraduar, dhe së fundi tentuan që edhe një pjesë të bjeshkëve të saj të ia falin Malit të Zi. Pejës i duhet më shumë se kurrë mbështetja dhe zhvillimi, të cilat arrihen vetëm me ndryshimin e këtij pushteti”, thuhet në njoftimin e VV-së./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat