Dega e PDK-së në Pejë, vazhdon shtrirjen me nëndegë të reja

Peja

Dega e PDK-së në Pejë, vazhdon shtrirjen me nëndegë të reja

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë, ka vijuar me aktivitetet për shtrirjen e saj duke themeluar nëndegë të reja, në zonat urbane ku deri më tash, nuk ishte e pranishme me organizimin nëpërmjet nëndegëve.

Kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, mori pjesë në themelimin e nëndegës së re, të 65-tën me radhë, ndërsa është e katërta, në lagjen Dardania.

Kryetar i kësaj nëndege, u zgjodh Shenoll Drançolli, magjistër i shkencave ekonomike.

Siç thuhet në një njoftim, Dega e PDK-së në Pejë, ka paralajmëruar se ditëve në vijim, do t’i bashkohen kësaj partie edhe mbi njëqind të rinj, me përgatitje të ndryshme profesionale, të cilët të ardhmen dhe vizionin e vet politik e shohin brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat